Banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka shprehur pëlqimin për Drilonin. Ndërsa Drioni nuk i ktheu asgjë duke ia lënë kohës. Edhe Anisa u pajtua se ai nuk ka nevojë që të thotë asgjë. “Unë deshta me ta thanë që ti mos me marrë vesh nga dikush tjetër”, tha ajo.
Author: almakos
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur probleme shëndetësore. Tarvari thotë se tani është në gjendje stabile dhe se është nën vëzhgimin e mjekëve. Njoftimi i plotë i Taravarit: [embedded content] MARKETING
Drama e Mevlanit me Livian jashtë teksa konfirmoi se po bëhet baba me partneren tjetër ishte ndër gjërat më të komentuara. Por, duket se diçka ka ndryshuar rrugës Mes tyre një krizë serioze mes Mevlanit dhe partneres. Për më tepër, janë fshirë edhe postimet e përbashkëta, përfshirë atë të lajmit se po bëhet baba gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Fëmijë dhe prindër kanë dalë sërish në protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario P., krim i ndodhur më 18 Nëntor pranë derës së shkollës “Fan Noli”. Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të zgjohen dhe ngrihen nga kafet, duke iu bashkuar në marshim. “Jemi të shqetësuar, kërkojmë siguri në shkolla dhe edukim të posaçëm për fëmijët për shenjtërinë e jetës, bullizmi dhe armët në shkolla duhet të marrin fund”, thotë një prind. Kjo është protesta e tretë e prindërve dhe nxënësve për vrasjen…
Kadetët e FSK-së kanë marshuar me sukses 12.8 kilometra në rrethinën e liqenit të Batllavës. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se marshimi rezultoi me sukses, përkundër kushteve të rënda atmosferike, temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të borës. “Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak”, shkroi Maqedonci. Këtë marshe, i cili u zhvillua në prekjen e natyrës në liqenin e Batllavës, kishte një pjesëmarrje të gjerë, duke e bërë atë një…
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, organizoi një ceremoni emocionuese në Boëling Green, Lower Manhattan, për të përkujtuar 112 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në komunikatën e publikuar nga Bashkia e Nju Jorkut, theksohet se ky event shërben si një platformë për të festuar diversitetin që karakterizon këtë qytet, duke sjellë bashkëkombës të ndryshëm që kontribuojnë në një të ardhme më të ndritur. Gjatë ceremonisë, disa shqiptarë të shquar u nderuan për kontributet e tyre në forcimin e komunitetit, përfshirë Bera Mjekun, Fadil Berishën dhe Esad Gjonbalaj, të cilët kanë luajtur roli kyç në zhvillimin dhe integrimin e…
Pasi Gjykata e Posaçme vendosi revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Sali Berishës, poshtë banesës ish-kryeministrit ka mbërritur makina e tij. Ende nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e parë e Berishës pas limit, thuajse 11 muaj pasi ndaj tij u ashpërsua masa e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest në shtëpi. Kujtojmë se Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit 2023 ndodhet në arrest shtëpie, pasi ish-kryeministri refuzoi që të zbatonte masën “detyrim paraqitje” ndaj tij duke e konsideruar si antikushtetuese. Kreu demokrat akuzohej për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Neurokirurgu i Zaevit, Venko Filipçe dhe ish-kryetarja e Soros-it në Maqedoni, Viktorija Avramovska Madiq, nuk mund të jenë fytyrat e reja të LSDM-së, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se të dy janë dorë e zgjatur e Zoran Zaevit, i cili ende udhëheq LSDM-në. “Avramovska Madiq, e cila ditë më parë u zgjodh deputete e neurokirurgut të Zaevit, Filipçe, i interesojnë vetëm pagesat e honorarëve mujore dhe është specialiste e manipulimit dhe marrjes së tenderëve shtetërorë. Derisa Avramovska Madiq ishte zyrtare shtetërore, gjegjësisht sekretare në Qytetin e Shkupit, kompania e kunatit të saj ka marrë tender nga qyteti për blerjen…
Portali ORAinfo.net është themeluar në qershor të vitit 2012 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh, që të gjithë me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës. Qëllimi i themelimit të portalit është ofrimi i alternativës në marrjen e informatave në mënyrë profesionale dhe në kohë sa më të shpejtë. Materialet dhe informacionet në ORAinfo nuk mund të kopjohen ose të përdoren pa iu referuar burimit të portalit apo miratimin nga redaksia e ORAinfo.
Bonusi i dy apo trefishuar nuk do të jepet më në bazë të një grafiku sapo shkelim në muajin e fundit të vitit, por në javën e dytë. Ishte kryeministri Edi Rama që e bëri me dije këtë pasi një javë më parë dha lajmin e mirë për rritjen e bonusit vjetor deri në 150 euro. “Ne do japim nga buxheti i shtetit 100 milionë euro për pensionistët drejtpërdrejtë. Pensionistët që i kanë pensionet deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë lekë të reja 100 euro. Të gjitha…
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë dy komisione – Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe Komisioni për financim dhe buxhet. Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet vazhdon debati mbi amendamentet për Propozim- buxhetin për vitin 2025. Të ardhurat e përgjithshme në Propozim- buxhetin janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar. Inflacioni pritet të ulet në nivel prej 2,2 për qind, si rezultat i stabilizimit të çmimeve të…
Një incident alarmant ka tronditur Prishtinën sot, duke lënë një person të lënduar si pasojë e një shpërthimi në një objekt në rrugën “Kadri Zeka”. Sipas raportimeve nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shpërthimi ndodhi rreth orës 16:30, duke shkaktuar panik përreth. I lënduari ka marrë tretman mjekësor dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve. “Kemi regjistruar informacionin për shpërthimin në orën e caktuar, dhe për fat të mirë, pasojat mund të ishin shumë më të rënda. I lënduari është menjëherë dërguar në spital,” theksoi Ahmeti, duke shtuar se gjendja e tij është stabile. Policia e Kosovës ka nisur një…

