Author: almakos

Ka rënë në prangat e policisë 33-vjeçari, Gentjan Markaj, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta. Policia njofton se gjatë operacionit u kap në Fushë Kuqe dhe u vu në pranga shtetasi Gentjan Markaj, 33 vjeç, i cili dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar shtetasit G. M., masën…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ditëve të fundi ka ndërmarrë një sërë aksionesh policore në disa qytete në vend për kapjen e personave që merren me trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë aksioneve të ndërmarra në lokacione të ndryshme në Shkup më 25 dhe 26 nëntor, në Ohër, Strumicë dhe Veles, janë arrestuar 7 persona, te të cilët gjatë kontrollit policor, mes tjerash është gjetur heroinë, marihuanë si dhe sasi parash të valutave të ndryshme. MPB “Më 26.11.2024 në orën 13:40 në Shkup, në rajonin e Karposhit, zyrtarët policor nga Njësiti për tregti të palejuar në SPB Shkup, kanë privuar nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur”, me rastin e Ditës së Forcës. Qytetarët kanë pasur mundësi që të shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. FSK-ja është vizituar dhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se krahasuar me vitet e mëparshme, FSK-ja sot ka përmirësuar ndjeshëm buxhetin dhe kapacitetet ushtarake. Kryeministri Kurti ka theksuar se “Armët dhe municioni po shtohen vazhdimisht në numër dhe në lloje. Duke e krahasuar me qeverisjet e mëparshme, ndjejmë krenari që kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi…

Lexo më Shumë

Ish konkurrenti i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xharavina duket se nuk po kalon ditët e tij më të mira. Pas një vizite në Amerikën Latine, Atdheu duket se ka hasur në probleme me shëndetin. Për këtë shkas, ai ka kërkuar edhe ndihmën mjekësore. Ai ka ndarë imazhe teksa gjendet nën kujdesin mjekësor, por nuk ka zbuluar më shumë detaje. Shërim të shpejt Atdhe!

Lexo më Shumë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Mos u bëni zëdhënës të VMRO-së, mjaft i “mbrojtët” shqiptarët duke i larguar çdo ditë nga puna. Sot ishim dëshmitarë të aktit më të ulët të servilizmit nga puthadorët e VMRO-së, të cilët paaftësinë e tyre dhe goditjet që kjo Qeveri ju bën shqiptarëve e mbulojnë me ofendimin dhe nënçimin e shqiptarëve. VMRO as në ëndërr nuk do të gjente kështu zëdhënsish e avokatësh, që shqiptarëve t’ua mbyll gojën me shqiptar. Arsyetimet e sotshme të përfaqësuesit të S’VLEN, lidhur me përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet në përgjithësi dhe ato të shëndetësisë në veçanti, janë të pabaza dhe kontradiktore. Kjo…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi sot ka paralajmëruar se në fund të javës së ardhshme do të publikohet shporta e Vitit të Ri ku do të përfshihen rreth 600 produkte. Në deklaratën dhënë sot për mediat, ministri ka potencuar se dhe shporta e Vitit të Ri, si ajo e vjeshtës do të zgjasë një muaj. “Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt me Odën ekonomike, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit. Javën e ardhshme do të jeni të njoftuar. Drejt fundit është përgatitja për shportën e fundvitit, janë planifikuar më shumë se 600 produkte që do të mbulohen nga kjo masë, por më…

Lexo më Shumë

Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel në librin e saj të ri “Liria: Memoare 1954-2021” e përmend ish kryeministrin Zoran Zaev si të vetmin burrështetas nga rajoni. Në librin ku shkruan për jetën e saj private dhe profesionale me fokus në periudhën kur ajo kryente postin e kancelares, Merkeli e përshkruan Zaevin si të guximshëm dhe të vendosur. Gazetari gjerman Mihael Martens nga “Frankfurter algemajne cajtung” ka shkruar në platformën X se përveç Zaevit, kancelarja gjermane nuk ka përmendur asnjë politikan tjetër nga Ballkani. “Në memoaret e Merkelit përmenden shumë burrështetas të dekadave të ndryshme, por kur është fjala për rajonin…

Lexo më Shumë

Është vëllai i këngëtares së njohur, ai i cili sot gëzon ditëlindjen e radhës, shkruan IndeksOnline. “Urime ditëlindjen hasreti i motrës”!, ka shkruar ajo krahas kësaj fotografie. Kujtojmë se Jakupi vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në vend, ajo shquhet për projektet e saj muzikore e hiç më pak edhe për paraqitjet e saj unike.

Lexo më Shumë

Evazioni tatimor është sfidë e pranishme në të gjitha vendet, si në ato të zhvilluara, po ashtu edhe në ato të pazhvilluara, prandaj bashkëpunimi ndërmjet vendeve dhe shkëmbimi i informacioneve është aspekt kryesor në luftën kundër këtij fenomeni, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska për Formunin global mbi transparencën dhe shkëmbimin e informacioneve për qëllime tatimore, që mbahet në Paraguaj. Siç informoi sot Ministria e Financave, Dimitrieska-Koçoska theksoi se përkrahja është e nevojshme për të gjitha vendet. “Evazioni tatimor është kudo, madje edhe në vendet e zhvilluara, kështu që përkrahja është e nevojshme për të gjithë, e jo vetëm për…

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë bashkëshortin e motrës së tij. Sherri, sipas policisë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe tashmë agresori është arrestuar nga policia. I lënduari mësohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi; 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të…

Lexo më Shumë

Vizioni jonë është i qartë, duam një administratë publike që do të jetë shembull i efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e Konferencës vjetore ministrore të Shkollës rajonale për administratë publike. Konferenca i kushtohet temës “Gjenerata e ardhshme e menaxhimit dhe inovacioneve në administratën publike”. “Administratë publike që do të jetë jo vetëm në shërbim të qytetarëve, por edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm. Flasim për një temë të rëndësishme, që ndër vite rrallëherë ka qenë objekt analize studimore apo qasje profesionale, ajo është administrimi dhe masat që duhen ndërmarrë për një…

Lexo më Shumë