Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka ka komentuar audiopërgjimin e Arben Ahmetajt për trafik armësh. I ftuar në News24, ai tha se KAYO është një kompania shtetërore që drejtohet nga Ardi Veliu, të cilin Peka e quajti “kamikaz të Edi Ramës”.
Ndërsa për biznesmenin izraelit, Ron Yeffet, i cili dëgjohet në audiopërgjimin e publikuar nga Ahmetaj, Peka tha se është “sekser i Ramës”.
“KAYO është një kompani shtetërore, Shqipëria mund të ketë diku deri tek 70 kompani shtetërore. Nga 2019 deri tani janë krijuar 20 kompani të reja, të gjitha kompanitë e reja janë krijuar me modelin e KAYO.
Edhe në përgjimet flitet për krijimin e një kompanie tjetër që nuk ka lidhje me mbrojtjen, por e ngritur mbi konceptin e KAYO-s.
Kush është KAYO? Është një kompani shtetërore me administrator të përcaktuar nga shteti, që është një figurë që ne e njohim, injorant në fushën e vet, por është kamikaz i kryeministrit, ish drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Paralelisht me KAYO-n është krijuar një kompani private tjetër që merret me fushën e mbrojtjes, që zotërohet Ron Yeffet, ky izraeliti i famshëm, sekseri i Ramës”, deklaroi Avenir Peka.
The post “KAYO nën administrimin e Ardi Veliut, kamikazit të kryeministrit”/ Përgjimet për trafik armësh, ish-zv.ministri i Brendshëm: Ron Yeffet, sekser i Edi Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



