Besfort Lamallari ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Pas dorëheqjes së Lamallarit, në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Ervin Demo. Demo mbante detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor.
Pas kësaj lëvizje, Lamallari i bashkohet ekipit të kryeministrit Edi Rama, në Kryeministri.
Dorëheqja e Lamallarit vjen pak ditë pas largimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, post në të cilin u emërua Klodiana Spahiu.
The post Jep dorëheqjen Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm emërohet Ervin Demo appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



