Author: almakos

Presidentja Vjosa Osmani para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe varreve të familjes së tij, u betua se çdo cep i Kosovës do të mbrohet pakompromis. “Ju uroj të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin, kjo festë e cila është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qëndresës historike për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes Jashari, por…

Lexo më Shumë

Vendi ynë feston sot 28 Nëntorin, një ditë festive për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi, Mali i Zi, Serbi, e më tutje në të gjithë Europën dhe botën. Më 28 nëntor 1912, Ismail Bej Vlora shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, pas 5 shekujsh robëri nga pushtuesit Osman. 28 nëntori nuk u zgjodh rastësisht nga ‘Plaku i Urtë’ i Vlorës për të ngritur flamurin kuq e zi dhe për t’i dhënë fund pushtimit otoman. Pikërisht në datë 28 nëntor 1443, Heroi Ynë Kombëtar, kryetrimi i shqiptarëve siç e quan Ismail Qemali, ngriti…

Lexo më Shumë

Një shtetas turk u arrestua në Shqipëri në kuadër të një hetimi për një bandë ndërkombëtare droge në Gjermani. Mësohet se personi që u ndalua nga policia kufitare shqiptare në aeroportin e Tiranës më 23 nëntor është 57-vjeçari Nihat Oezbek. Sipas DW turk, i arrestuari akuzohet si nxitës i një bande ndërkombëtare që kontrabandonte tonelata heroine nga Irani në vendet e Evropës Perëndimore nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe. “Autoritetet shqiptare do të vendosin nëse personi për të cilin është lëshuar një urdhër-arresti në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Dresdenit do të ekstradohet në Gjermani”, shkruan DW në gjuhën turke.…

Lexo më Shumë

Xheneta ka vazhduar ta akuzoj Arionin se i njëjti për siç thotë ajo ‘mi ka hapur sytë kur isha e zhveshur’. Kjo akuzë e fortë ndaj Arionit ka nxitur reagimin e ashpër të tij, i cili ia ktheu se edhe po të ishte femra e fundit në botë nuk do ta shikonte e as prekte. “Mos ja bëj qefin vetes oj Xhenetë”, u shpreh Arioni tutje. Ky debat ka vazhduar me përplasje mes dyshes, gjersa të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e tjerë të shtëpisë. Për më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme: [embedded content]

Lexo më Shumë

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Burime bëjnë me dije se shoferi i automjetit për arsye ende të paditura ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, në afërsi të fshatit Zvirinë. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar. Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale por jo dëme në njerëz. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Ceremonia qëndrore e festës së Flamurit, u shënua në qyettin historik të Vlorës. Krahas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i pranishëm ishte edhe kryeministri Kosovar Albin Kurti. Takimi mes tyre mori dhe vëmendje të shtuar për shkak të krisjes së marrëdhënieve mes dy liderëve kohët e fundit. Ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit vetëm gjatë takimeve të shkurtra në margjinat e samiteve të ndryshme botërore ku marrin pjesë. Në ceremoninë e festës në Vlorë morën pjesë edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar krerët e shtetit vendosën kurora me lule…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e strukturave lokale të Partisë së Lirisë në qytetin e Vlorës. Në fjalimin e tij duke uruar festat e 28 Nëntorit, Blushi u ndal më tëj te aksioni opozitar, ku kërkoi intensifikim dhe shumëfishim të aksionit të opozitës në terren për të denoncuar krimet e korrupsionin që sipas tij qeveria po bën në të gjithë vendin. Gjithashtu sekretari i përgjithshëm i PL ceku edhe çështjen e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si “rrëmbim kriminal dhe terrorist”. Fjala e plotë…

Lexo më Shumë

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka uruar Ditën e Flamurit duke kënduar himnin e njohur patriotik të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet “Bini toskë e bini gegë”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke shkruar: “Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë”. Përveç urimit, ai interpretoi me pasion një nga këngët më të fuqishme të traditës shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi. Kjo këngë, bazuar në vargjet e Fishtës, është një himn i fuqishëm që frymëzon…

Lexo më Shumë

Gjuha shqipe, një pasuri e çmuar dhe një nga elementët më të rëndësishëm të identitetit shqiptar, është një medium i fuqishëm për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e një populli të lashtë, që gjatë shekujve ka përjetuar shumë sfida dhe tragjedi. Faik Konica, një nga figura më të shquara të Rilindjes, shprehu mendime thelbësore mbi Shqipërinë dhe shqiptarët përmes shkrimeve të tij. Shkruan Konica: “E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë…

Lexo më Shumë

Spitali Universitar i Traumës, ka bërë një reagim, pas apelit për ndihmë ekonomike nga 14-vjecari Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë pranë shkollës “Fan Noli”. Në reagim thuhet se gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës. Gjithashtu në njoftim thuhet se gjendja e Luisit është e stabilizuar dhe se përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët.  Reagimi: Informacion për interesin publik, nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit…

Lexo më Shumë

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2025 pranoi ofertë më të volitshme nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 62 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar.Ky çmim është për 3,33% më i lartë se çmimi i kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (qershor-dhjetor 2024), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 60 euro për megavat-orë. MARKETING

Lexo më Shumë

Senatorët australianë kanë miratuar një ligj të parë në botë që ndalon nën moshën 16 vjeçare të kenë llogari në mediat sociale. Ligji pritet të hyjë në fuqi në nëntor 2025. Ligji përfshin disa nga kontrollet më të ashpra të mediave sociale në botë dhe do t’i detyrojë platformat të ndërmarrin hapa të arsyeshëm për të siguruar që mbrojtjet e verifikimit të moshës. Ligji do të bëjë që platformat si TikTok, Instagram, Snapchat, Reddit dhe X të jenë përgjegjëse për gjoba deri në 25 milionë paund nëse nuk ndalojnë sistematikisht fëmijët më të vegjël se 16 vjeç të mbajnë llogari.…

Lexo më Shumë