Author: almakos

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi e njohur si ‘Fifi’ ka ‘trazuar’ rrjetin me posimin e fundit. Nga pushimet, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet veç në bikini, raporton IndeksOnline. Me disa kilogram më pak, Fifi po duket ‘fit’ në këtë paraqitje. Kaq joshëse po duket ajo nga pushimet të cilat është duke i kaluar në jug të Shqipërisë së bashku me burrin dhe djalin.

Lexo më Shumë

VLEN ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë e Tetovës, duke kërkuar përgjigje nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe sqarime për vendimin e Prokurorisë për mbylljen e procedurës lidhur me prokurimet e 19 spitaleve modulare. Nga VLEN thonë se, pas reagimit të tyre të djeshëm, kanë pritur një përgjigje nga Ahmeti dhe BDI-ja, por sipas tyre, ajo nuk ka ardhur. Partia opozitare thekson se heshtja vazhdon edhe përballë tragjedisë ku humbën jetën 14 persona në Tetovë. VLEN ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si Prokuroria ka arritur në përfundimin për mbylljen e procedurës për prokurimet e spitaleve modulare. Në…

Lexo më Shumë

Dylber Shuli, 84 vjeçari nga Zagorçani i Pogradecit, ka ndërruar jetë pa mundur të shohë 5 nipërit dhe mbesat e tij, të mbetur prej vitesh në kampet e Sirisë. Për më shumë se një dekadë, Shuli kërkoi kthimin e tyre në Shqipëri dhe apeloi vazhdimisht në media për ndërhyrjen e shtetit. Pavarësisht operacioneve të riatdhesimit të zhvilluara ndër vite, fëmijët e familjes Shuli nuk u kthyen. Sot 84-vjeçari është ndarë nga jeta, pa mundur të realizojë dëshirën për të përqafuar nipërit dhe mbesat e tij. The post Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë…

Lexo më Shumë

Janë identifikuar viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Nea Smyrni të Greqisë, ku një çift me origjinë shqiptare u gjet i pajetë. Sipas të dhënave të bëra publike, autori i dyshuar i ngjarjes është Altin Allmuça, ndërsa viktima është identifikuar si Julieta Obzova, 45 vjeçe, të dy me origjine nga Shqipëria. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të një pallati në Nea Smyrni, ku të dy u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Sipas versionit paraprak të autoriteteve greke, Allmuça dyshohet se ka qëlluar për vdekje 45-vjeçaren dhe më pas ka vrarë veten. Policia…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, por intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanovce, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 40 minuta, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat e tjera kufitare. Shoqata e Automobilave të Maqedonisë apelon për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, shpejtësi të rregulluar dhe respektim të sinjalistikës së trafikut, veçanërisht në pjesët ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. The post LAMM: Deri në 40…

Lexo më Shumë

Më shumë se 20 persona janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 5.9 ballë që goditi zonën e Tokios së Madhe të dielën , sipas shërbimit të zjarrfikësve. Lëkundjet shkaktuan dëme dhe probleme në disa zona. Në një prej lagjeve të Tokios, tubat e ujit shpërthyen duke përmbytur rrugët, ndërsa në disa ndërtesa ashensorët u fikën automatikisht. Autoritetet raportojnë se nuk janë konstatuar situata të pazakonta në impiantet bërthamore. Trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht pas tërmetit, por tashmë shërbimet po funksionojnë sipas planit. Sipas autoritetit meteorologjik japonez, epiqendra e tërmetit ishte në prefekturën Ibaraki, në afërsi të Tokios, ndërsa fokusi…

Lexo më Shumë

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur më 19 gusht në Manzë. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merrte trajtim mjekësor për plagët e marra nga aksidenti. Përveç 16-vjeçarit, nga ky aksident tragjik humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. The post Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në…

Lexo më Shumë

Rozana Radi po shijon ditët e nxehta të verës, ndërsa së fundmi është shfaqur nga Italia, duke marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj. Këngëtarja dhe artistja shqiptare ka pozuar me bikini në një jaht privat, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe format elegante. Rozana është shfaqur në një tjetër moment relaksi, duke shijuar detin dhe atmosferën luksoze të pushimeve. Paraqitja e saj verore ka tërhequr vëmendje, ndërsa ajo duket në super formë. Nuk është hera e parë që Radi surprizon me fotografi nga pushimet, pasi edhe më herët është shfaqur në bikini gjatë arratisjeve të saj…

Lexo më Shumë

Sot do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Pasdite, në vende të caktuara pritet rritje e vranësirave me kushte për shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht, janë të mundshme edhe stuhi me erëra të forta dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 32 deri në 40 gradë. Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte…

Lexo më Shumë

Sektori i rafinimit të naftës në Europë po shijon një moment që mendonte se e kishte humbur përgjithmonë. Lufta në Lindjen e Mesme ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe ka dëmtuar rafineritë iraniane, duke ringjallur frikën mbi furnizimet me karburant për avionë që Brukseli më parë i kishte nënvlerësuar. Fabrikat europiane tani po punojnë me ngulm. Brukseli po vëzhgon me nervozizëm, i zënë midis objektivave të tij klimatikë dhe frikës së mungesës së karburantit. Sipas S&P Global Energy, mungesa që rezulton ka çuar marzhet e rafinimit në disa nga nivelet e tyre më të larta këtë shekull. Mjafton vetëm një…

Lexo më Shumë

Nivelet rekord të ulëta të ujit në lumin Danub, të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme dhe thatësira e kësaj vere, kanë nxjerrë në sipërfaqe mbetje tronditëse të historisë ushtarake të Evropës, duke ekspozuar të paktën 20 anije luftarake gjermane të Luftës së Dytë Botërore pranë Prahovos në Serbinë lindore. Rrethanat e mbytjes së këtyre anijeve datojnë që nga shtatori i vitit 1944, kur forcat gjermane në tërheqje nën komandën e Kundëradmiralit Paul-Willy Zieb fundosën qëllimisht më shumë se 200 anije të Flotës së Detit të Zi për të bllokuar përparimin e Ushtrisë së Kuqe sovjetike. Sot, trupat e ndryshkur dhe direkët…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e vendit janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër dhe “marrjen tërësisht nën kontroll” të saj nga Policia e Kosovës. “Jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha Kurti, gjatë një konference për media më 22 gusht, kur u pyet se kur pritet të hapet ura kryesore në Mitrovicë. Ai tha se pasditen e së shtunës do të ketë një takim me…

Lexo më Shumë