Author: almakos

Dorothy Boggess dhe Velma Long, të dyja 109 vjeçe, vazhdojnë të ruajnë një miqësi që ka zgjatur për më shumë se tetë dekada. Ato u njohën në Uashington gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur punonin për administratën amerikane, ndërsa me kalimin e viteve krijuan një lidhje të fortë që vazhdon edhe sot. Pavarësisht moshës, të dyja vazhdojnë të jenë aktive. Boggess nis mëngjeset me ushtrime dhe kërcim në kuzhinë, ndërsa Long vazhdon të dalë, të udhëtojë dhe të marrë pjesë në aktivitete me familjen. Sot ato nuk takohen aq shpesh sa më parë, por flasin në telefon pothuajse çdo ditë.…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku babai i tre fëmijëve të mitur, Vasil Hasani, 41 vjeç, u përplas nga një makinë në aksin Shkozet-Shijak, në Rrashbull, ndërsa lëvizte me biçikletë. 41-vjeçari, pasi është përplasur me makinë rreth orës 02:00, është lënë në rrugë pa iu dhënë ndihma e parë, teksa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit nga një kalimtar, i cili ka njoftuar autoritetet, por ishte tepër vonë, pasi babai i tre fëmijëve kishte ndërruar jetë. Policia ende nuk e…

Lexo më Shumë

Vetëm 6 minuta! Kaq ka zgjatur sherri i ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku humbi jetën turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez. Kamerat e sigurisë duket se kanë filmuar gjithçka ka ndodhur. Gjithçka ka nisur në orën 05:14 dhe ka përfunduar në orën 05:20:28 kur Sokrat Vata largohet në drejtim të lokalit “Principotes”, i shoqëruar edhe nga një kamerier i biznesit. DINAMIKA: Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principodes vërehen se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek dera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise’, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim…

Lexo më Shumë

Kompania e mikrokredive të shtrenjta, Iute, ankohet se publikimi i lajmeve në media është një rrezik, që kërcënon për biznesin e saj. Shqetësimi është publikuar në prospektin e listimit të obligacionit 140 milionë euro, që kompania siguroi në qershorin e këtij viti. “Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të mbulimit negativ mediatik në lidhje me kreditë afatshkurtra dhe me pagesë të vetme të llojit që ofrojmë. Disa grupe të mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe politikanë dhe zyrtarë qeveritarë në juridiksione të ndryshme ku ne operojmë, kanë mbështetur veprime qeveritare të hartuara për të vendosur kufizime të rrepta në…

Lexo më Shumë

Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radoslaw Sikorski, ka deklaruar se “katastrofa humanitare” në Gaza dhe mungesa e llogaridhënies për “përdorimin e tepruar të forcës” nga ushtria izraelite po minojnë mbështetjen publike edhe në vendet që mbështesin Izraelin, transmeton Anadolu. “Partneriteti kërkon respekt të ndërsjellë”, shkroi Sikorski të enjten në rrjetin social amerikan X. “Katastrofa humanitare në Gaza, si dhe mungesa e llogaridhënies për përdorimin e tepruar të forcës nga ushtria izraelite, po minojnë mbështetjen publike edhe në vendet pro-Izraelit”, theksoi ai. Komentet e tij erdhën pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë shprehu “zhgënjim të madh” për vendimin…

Lexo më Shumë

Egli Tako është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Bukuroshja nga Shqipëria, krahas angazhimeve profesionale, është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton ORAinfo. Egli së fundmi ka publikuar një fotografi ku shfaqet tejet joshëse. E veshur shkurt, ajo ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve. /ORAinfo/

Lexo më Shumë

Edi Rama i opozitës dhe Edi Rama i pushtetit duket se flasin dy gjuhë të ndryshme. Kur ishte në opozitë, ai e paraqiste largimin e qeverisë si pikënisjen e domosdoshme për ndryshimin që, sipas tij, kërkonin shqiptarët. Sot, më shumë se një dekadë pasi mori drejtimin e vendit, fjalët e tij të dikurshme marrin një tjetër kuptim. Prej 84 ditësh, mijëra qytetarë vijojnë protestën në Tiranë, duke kërkuar pikërisht atë që Rama kërkonte dikur nga qeveria që kundërshtonte: largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e pushtetit. The post Dikur kërkonte largimin e qeverisë së Berishës, sot refuzon dorëheqjen – Metamorfoza e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana, ka njoftuar se në vend është regjistruar edhe një rast tjetër i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor. Siç deklaroi Cana, bëhet fjalë për një pacient 73-vjeçar, i cili kishte një gjendje të rëndë klinike dhe sëmundje të shumta shoqëruese serioze, të cilat kanë ndikuar në përfundimin fatal. FADIL CANA, DREJTOR I KLINIKËS SË SËMUNDJEVE INFEKTIVE “Pacienti qëndroi 22 ditë në Klinikë dhe që nga momenti i pranimit ishte në gjendje shumë të rëndë. Ai u shtrua në Repartin e Kujdesit Intensiv dhe u vendos në mbështetje respiratore”. I ndjeri ishte nga…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që vendi ballafaqohet me paga të ulëta, çmime që vetëm rriten dhe standard të dobët përplasja politike për ekonominë vetëm sa thellohet. Nga LSDM sot kanë akuzuar se politikat e kryeministrit Hristijan Mickoski vetëm për një muaj kanë ulur pagën mesatare për 1163 denarë, përkatësisht për 2,3%. Ata thonë se derisa Mickoski prezanton çdo ditë matematikë të gëzueshme për rritje të pagave dhe pensioneve, paga mesatare për një muaj ka shënuar ulje. Sipas tyre, kalkulimet e Mickoskit nuk mund ta paguajnë faturën e asnjë familjeje dhe përskaj këtyre duhet të flasim për siç thonë ata aeroplanin e ri të…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur shqiptare Nora Istrefi ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një prej periudhave më të rëndësishme të jetës së saj – shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të vajzës së saj, Renee. Interpretuesja e hitit “Dy shokë” ka treguar se gjatë shtatzënisë kishte pasur frikë se mos ardhja në jetë e fëmijës do të ndikonte në karrierën e saj muzikore. Sipas Norës, shqetësimi lidhej edhe me faktin se kishte parë më herët disa kolege të saj të bëheshin nëna dhe më pas të largoheshin gradualisht nga industria muzikore.…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Kërçova janë arrestuar gjatë një aksioni policor, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe hapësirën e tyre afariste është gjetur drogë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dje rreth orës 14:00, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë DPB Kërçovë kanë privuar nga liria A.Lj. (28) dhe L.Lj. (31), të dy nga Kërçova. Kontrolli është kryer me urdhër gjykate. Gjatë tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një peshore digjitale, si dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj dy…

Lexo më Shumë

Nga Klodian Tomorri Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të formës së prerë një konflikt të gjatë mes shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze Bankers Petroleum. Gjykata me seli në Paris vendosi që Bankers kishte fryrë shpenzimet me 236 milionë dollarë kosto të pajustifikuara për vitin 2012. “Nga Vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme. Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të…

Lexo më Shumë