Prej 23 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër projektit të Partisë Socialiste për reformën administrative-territoriale, duke kundërshtuar përfshirjen e bashkisë së tyre në një njësi të përbashkët me Lushnjën. Edhe pse numri i protestuesve është në rënie, përfaqësuesit e qëndresës pretendojnë se kjo lidhet me presionet ndaj qytetarëve dhe administratës nga pushteti qendror, përmes kontrolleve tatimore dhe formave të tjera të presionit. Në shesh, folësit u kanë bërë thirrje autoriteteve qendrore që Divjaka të përjashtohet nga projekti i reformës administrative-territoriale, të cilin protestuesit e kanë cilësuar si projekti “Mazniku”. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu që përfaqësuesit e administratës së…
Author: almakos
Policia ka dhënë informacione dhe detaje në lidhje me një ngjarje të ndodhur gjatë një aksion në parcelat me kanabis në zonat e thella malore të Pukës, ku uniformat blu qëlluan në ajër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodërbojë ku gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur. Sipas policisë, personi pasi ka konstatuar efektivët është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar. Në këto kushte për ta paralajmëruar një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër,…
“Rama në burg, Berisha në burg” është një prej thirrjeve kryesore që shoqëron prej disa minutash marshimin e protestuesve në rrugët e Tiranës, në ditën e 84-t të protestës. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” dhe marshimit drejt Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Krahas thirrjes “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kanë brohoritur edhe “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Poshtë patronazhistët”. Marshimi vijon mes pankartave dhe thirrjeve kundër klasës politike, ndërsa protestuesit shprehen se rezistenca do të vazhdojë. Ata janë duke…
Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 84-të të protestës kundër qeverisë. Qytetarët janë nisur në marshim duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës janë: “Poshtë patronazhistët!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ‘Rama ciao, ciao, ciao Protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre prej 84 ditësh, duke kërkuar largimin e Ramës dhe ndryshime politike. Marshime të ngjashme në rrugët e kryeqytetit janë zhvilluar edhe në protestat e mëparshme. Marshimi vijon në drejtim të zonave qendrore të Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vazhdojë. The post…
Aktivisti Arben Kola iu drejtua protestuesve me një fjalim të fokusuar te situata e zjarreve dhe kundërshtimi ndaj qeverisë. Duke iu referuar zjarreve në veri të vendit, aktivisti kritikoi qeverinë për mënyrën e menaxhimit të situatës. “Malet digjen, Rama krihet”, tha ai, duke përmendur veçanërisht situatën në Gojan të Madh dhe Gojan të Vogël. Kola u bëri thirrje qytetarëve të mos dekurajohen pavarësish propagandës dhe presioneve politike. “Pa vullnetin e zotit, nuk do ishim kurrë kaq shumë. Zoti i do shqiptarët, por satani Ramoviç, ka vendosur që të përzejë shqiptarët. Malet digjen, Rama krihet. Nuk e di a i keni…
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale. Në imazhin e publikuar, Matoshi shfaqet me bikini, ndërsa ka zgjedhur një këmishë të bardhë të hapur si pjesë të dukjes së saj verore. Ajo duket në formë të mirë fizike, teksa fotografia ka marrë vëmendje nga ndjekësit dhe komentuesit në rrjetet sociale. Matoshi, e cila përveç angazhimit politik njihet edhe për aktivitetin e saj në skenën publike, shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe jeta e saj private. Këtë herë, paraqitja e saj verore ka bërë që vëmendja të përqendrohet…
Një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar vendimin e janarit të Presidentit Donald Trump që pezullonte lëshimin e vizave emigruese për shtetasit nga 75 vende, duke e cilësuar masën si të paligjshme. Vendimi u dha të premten nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas në Manhattan. Sipas saj, politika e administratës Trump tejkalonte kompetencat ligjore të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe binte ndesh me ligjin federal të emigracionit. Politika ishte shpallur nga Departamenti i Shtetit në janar dhe kishte prekur aplikantë për viza emigratore nga dhjetëra vende të botës. Në listë përfshiheshin vende të Amerikës Latine, si Brazili, Kolumbia dhe Uruguai,…
TikTok dhe kompania e tij mëmë ByteDance kanë rënë dakord të paguajnë 400 milionë dollarë për të zgjidhur një çështje me Departamentin amerikan të Drejtësisë lidhur me pretendimet se platforma ka shkelur ligjin për privatësinë e fëmijëve në internet, transmeton Anadolu. Departamenti i Drejtësisë njoftoi se TikTok do të paguajë menjëherë 300 milionë dollarë dhe 100 milionë dollarë të tjerë pasi një gjykatë të rrëzojë një marrëveshje të mëparshme që përfshinte paraardhësin e platformës, Musical.ly. Departamenti paditi TikTok-un dhe ByteDance në vitin 2024, duke pretenduar se platforma kishte shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në Internet, duke lejuar…
Ministria e Brendshme mund të mos jetë më në gjendje të dëbojë shumë të rinj shqiptarë, viktima të trafikimit, pas një vendimi të rëndësishëm gjyqësor. Mijëra shqiptarë janë identifikuar vitet e fundit në Britani si persona që mund të jenë viktima të trafikimit. Shumë prej tyre kthehen në Shqipëri edhe kur dyshohet ose është konfirmuar se janë viktima trafikimi, pasi Ministria e Brendshme argumenton se ata do të jenë të sigurt në vendin e tyre. Vendimi pritet të jetë një goditje e rëndë për qeverinë britanike, e cila po përpiqet të rrisë numrin e personave që dëbon nga vendi. Shqiptarët…
Avokati Arianit Koci ka shprehur mendimin e tij në lidhje me situatën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e diskutuar mundësinë e lirimit të tij nga akuzat që e rëndojnë. Koci beson se ka shanse që Thaçi të lirohet, por ai thekson se një vendim lirues në shkallën e parë nuk do të thotë […] The post Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por… appeared first on InfoKosova.
Një tjetër dëshmi po ndihmon hetuesit për të rindërtuar ngjarjen e rëndë të 18 gushtit në Ksamil. Armando Zeneli, i cili punon si DJ në diskotekën “Principote”, është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe ka treguar momentet pas përplasjes. Sipas dëshmisë së tij, rreth orës 05:00, Zeneli ka parë rojet e sigurisë duke vrapuar në drejtim të hyrjes së klubit. Pak më vonë, te pjesa e restorantit, atij i janë afruar disa kolegë pune të panikosur, të cilët i kanë kërkuar të merrte Sokrat Vatën dhe ta dërgonte në spital, pasi kishte…
Gjykatësja Janet Vargas e Gjykatës Federale të Rrethit në Manhattan vendosi se zyrtarët amerikanë në praktikë ishin udhëzuar të refuzonin kërkesat për viza nga aplikantët, madje edhe nga ata që mund të mbështeteshin vetë, vetëm mbi bazën e vendit të tyre të origjinës. Ndalimi për viza imigruese për qytetarët e 75 vendeve, i vendosur nga administrata e presidentit të SHBA Donald Trump, u anulua sot nga një gjykatëse federale si “në kundërshtim me ligjin”. Ajo vlerësoi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio kishte tejkaluar kompetencat e tij ligjore me vendosjen e ndalimit. Tani administrata e Trump ka të drejtë ankese,…

