Author: almakos

Policia ka kryer disa aksione dhe kontrolle në Tetovë dhe Gostivar, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar armë zjarri, municion, lëndë narkotike dhe mjete të tjera, ndërsa disa persona janë privuar nga liria. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 21 gusht, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 41-vjeçarin S.B. nga fshati Leshok. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur një karabinë 7 mm me dylbi optike, një pistoletë „CZ“ 9 mm me karikatorë bosh, një pushkë ajrore 5.4 mm me dylbi, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për protestat e qytetarëve të Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Lushnjën. Baçi vë në pikëpyetje mungesën e kryebashkiakut Josif Gorrea në protestat e qytetarëve dhe ndryshimin e qëndrimit të tij pas një takimi në Kuç. “Çfarë ka ndodhur me Sifin? Pse nuk del më me qytetarët? Pse ndryshoi sjellje dhe qëndrim pas takimit në Kuç?”, shkruan Baçi, duke e mbyllur reagimin me thirrjen: “Sifi, dil ku je!” Reagimi i plotë: Çfare ka ndodhur me Josif Goren, pas takimit ne Kuç me K…M…. Qytetaret e Divjakes, çdo dite ne proteste kunder…

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje të rregullave të komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas të dhënave të MPB-së, në periudhën nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026, pjesa dërrmuese e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Konkretisht, janë regjistruar 301.835 raste të drejtimit të automjeteve me shpejtësi mbi kufirin e përcaktuar. Një numër i konsiderueshëm i shkeljeve janë kryer nga automjete me targa të huaja. Nga fillimi i funksionimit të sistemit, janë evidentuar 180.378 shkelje nga automjete me targa të huaja. Vetëm gjatë…

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri dhe municion luftarak. Kontrollet u kryen në zonën e Liqenit të Thatë, nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi me inicialet G. K., 40 vjeç, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa…

Lexo më Shumë

62-vjeçari u kap në kuadër të operacionit policor të koduar “Piromani 2”, pas një pune gjurmuese 48-orëshe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes në terren me pajisje dron, pasi dyshohej se merrej me zjarrvënie të qëllimshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë. Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me…

Lexo më Shumë

Turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez u vra pasi ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij. Tourpal Khitaev, shtetas francez, mik i Luis Mendez rrëfen për hetuesit të gjithë dinamikën e krimit të rëndë dhe shpjegon se përplasja nisi për shkak të zhurmës që bënte një i dehur. Sipas tij, Luisi ndërhyri për ta ndihmuar, por u godit me thikë për vdekje. “Pasi festuam te klub “Principote” dolëm dhe po qëndronim ne shezllonet e plazhit. Isha me shokun tim Ibraim Leimoeiv dhe po bisedonim. Pranë nesh ishin tre persona me ngjyrë të cilët na thanë: zihuni si burra. Por unë…

Lexo më Shumë

Suanita ishte një nga banoret e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”. Ish-këngëtarja u komentua pozitivisht për paraqitjen e saj gjatë qëndrimit në reality show, ku u bë një nga personazhet e njohura për publikun. Pas përfundimit të “BBVK”, ajo është shfaqur më rrallë si në ekran, ashtu edhe në rrjetet sociale. Megjithatë, Suanita vazhdon të ndajë herë pas here momente nga përditshmëria e saj. Në paraqitjet e fundit, ajo duket se vazhdon t’i kushtojë rëndësi pamjes së saj dhe shfaqet në formë të mirë. Suanita vazhdon të duket bukur dhe të shkëlqejë.

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka ndërmarrë një sërë masash në fushën e sigurisë kibernetike, të cilat, sipas partisë në pushtet, kanë kontribuar në përmirësimin e ndjeshëm të pozitës së Maqedonisë së Veriut në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike. Sipas VMRO-DPMNE-së, vendi është ngjitur nga pozita e 59-të në atë të 30-të në ranglistën botërore, me 84,17 pikë. Nga partia në pushtet thonë se ky përparim është rezultat i reformave dhe masave të ndërmarra për forcimin e mbrojtjes së sistemeve dhe infrastrukturës digjitale të shtetit. Ndër masat e përmendura janë miratimi i Ligjit të ri për sigurinë e rrjeteve dhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me statusin e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, duke pretenduar se edhe Alternativa vazhdon të figurojë si subjekt politik i veçantë në Regjistrin Qendror. Sipas BDI-së, dokumentet zyrtare tregojnë se në regjistër Alternativa figuron me Zekirija Berishën si kryetar të partisë. Berisha, sipas reagimit, është shef i kabinetit të ministrit Bekim Sali. BDI-ja ngre një sërë pyetjesh lidhur me ndryshimin e pretenduar të kryetarit të Alternativës, duke kërkuar të dihet se kur është marrë vendimi, cili organ partiak e ka miratuar atë dhe pse ky ndryshim, sipas tyre, nuk është bërë publik.…

Lexo më Shumë

Autoritetet në rajonin e Valencias në Spanjë kanë urdhëruar evakuimin e plotë të Gátova-s, pasi një zjarr i fuqishëm pyjor i shkaktuar nga rrufeja është përhapur me shpejtësi në zonën e Sierra Calderona.     Një mesazh urgjent Es-Alert u dërgua në telefonat e banorëve, duke u kërkuar të largoheshin nga zona dhe të drejtoheshin drejt Olocau dhe Bétera. Fillimisht autoritetet kishin vendosur izolimin e komunitetit për shkak të tymit, por përkeqësimi i situatës dhe ndryshimi i erës sollën vendimin për evakuim. Gátova ka rreth 450 banorë të regjistruar, por gjatë muajve të verës popullsia rritet ndjeshëm për shkak të…

Lexo më Shumë

Gjithsej 262 drejtues janë sanksionuar gjatë një kontrolli të përforcuar rrugor të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Shkup, nga ora 18:00 deri në 01:00, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Kontrolli u realizua nga Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore me kompetencë të përgjithshme pranë SPB Shkup, me fokus të veçantë te motoçikletat, mopedët, triçikletat dhe katërçikletat. Nga gjithsej 262 sanksione, 102 u shqiptuan ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe mopedëve. Prej tyre, 93 ishin për drejtim të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, katër për drejtim me kategori të papërshtatshme dhe pesë për drejtim pa e dhënë provimin e…

Lexo më Shumë

LAMM njoftoi këtë mëngjes se në pikën kufitare Tabanocë ka pritje prej 40 minutash deri në një orë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga vendi. Pritje deri në një orë raportohet edhe në pikën kufitare Bogorodicë, në drejtim të daljes nga vendi. Në pikat e tjera kufitare nuk janë regjistruar vonesa më të gjata. Sipas LAMM, trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa probleme, ndërsa rrugët janë të thata. Megjithatë, është rritur intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane. LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të…

Lexo më Shumë