Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar realizuan aktivitete për pastrimin e disa deponive të mëdha të egra në komunat Çair, Karposh, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom të Shkupit. Siç informoi “Higjiena Komunale”- Shkup, është larguar deponia e madhe e egër e vendosur në rrugën Xhon Kenedi, në afërsi të SHFK ,,Vasil Glavinov”, ku u ngriten rreth 20 metra kub mbetje komunale kryesisht të përziera të hedhura në sipërfaqen publike. Intervenim është bërë edhe në vendbanimin Tërnodol në komunën Karposh, ku janë pastruar 10 metra kub mbetje komunale të përziera dhe mbetje nga…
Author: almakos
I riu në foto është 22-vjeçari Kristi Buci, i cili u arrestua në kryeqytet nën akuzën për shpërndarje të lëndëve narkotike. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga policia e shtetit, i riu u kap në flagrancë ne parkingun e spitalit Nënë Tereza, ku me sa duket kishte caktuar pike takimi me blerësin. Policia gjeti në mjetin dhe banesën e të riut eth 900 gramë kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen. I arrestuari është shtetasi K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi…
Kanali amerikan në New York, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut teksa ajo merrte ndihma sociale, ka publikuar një artikull ku e cilëson këtë histori si ‘mrekulli’. “Abc7” shkruan sesi ajo video u kthye në një histori ndërkombëtare dhe e lidhi Parashqevi Simakun me Shqipërinë, populli që atë e donte aq shumë dhe e cilësonte si “Madona e Shqipërisë”. Artikulli i plotë: Një video me një akt të thjeshtë dashamirësie, është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare. Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po ndiqte një bamirësi lokale duke u shpërndarë…
Institucionet e kopshteve, të cilat sot konsiderohen themelore për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, kanë një histori interesante që nis në Gjermani në fillim të shekullit të 19-të. Ideatori kryesor i këtij koncepti ishte Friedrich Fröbel, një pedagog vizionar që i dha jetë idesë së edukimit të fëmijëve përmes lojës dhe ndërveprimit kreativ. Si lindi ideja? Në vitin 1837, Fröbel, i frymëzuar nga natyra dhe nevoja për një qasje të butë ndaj mësimit, zhvilloi konceptin e një “kopshti” për fëmijët, ku ata mund të “kultivoheshin” si bimët në një mjedis të dashur dhe të kujdesshëm. Ai e quajti këtë institucion…
Administrata e të Ardhurave Publike rikujton tatimpaguesit që kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratat e TVSH-04, se afati skadon më 25 dhjetor të këtij viti. Deri dje, sipas DAP-it, nga gjithsej 7397 raporte të pritshme për TVSH – 04 janë dorëzuar vetëm 1831, që përbën vetëm 24,75 për qind të numrit të përgjithshëm. Sipas të dhënave, përqindja më e lartë e raporteve të dorëzuara për TVSH-04 është shënuar në Drejtorinë rajonale të Tetovës, ndërsa përqindja më e ulët është shënuar në Drejtorinë e Manastirit. – Mos e vononi procesin. Paraqisni në kohë deklaratat tuaja të TVSH-së – 04 dhe shmangni…
Emigrantët kthehen në atdhe për festat e fundvitit, ndërsa fluksi në pikat doganore është shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Burime nga terreni bëjnë me dije fluksi i shtuar në dogana vazhdon edhe sot. Në doganën e Kapshticës në 24 orët e fundit kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë 5655 shtetas dhe kanë dalë 2527 të tjerë. Ndërkohë që në doganën e Qafë Thanës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 2607 emigrantë dhe kanë dalë 2519. Gjatë mëngjesit fluksi ka qene normal dhe nuk ka pasur pritje të gjata. Autoritetet kanë punuar me sportele maksimale dhe me alternim…
Zv.kryeministri Izet Mexhiti, vlerëson se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë. “Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja. Ai flet nga dora e parë, sepse bashkëpunëtorët e tij kanë qenë argatë e hyzmeqarë të cilët interesat politike i tregtuan për provizione e marrëveshje tjera korruptive. Për pasojë, ata hyzmeqarë sot janë nëpër ‘STOP’ lista ose në ikje, ndërsa BDI-ja është kthyer në grupacion non-gratash. Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë. Prandaj, kualifikimet e…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet, Agron Gjekmarkaj, pasi ka kryer të gjithë ekzaminimet ka dalë nga spitali. Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme kaloi natën në QSUT. PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa Policia e Shtetit i mohoi këto denoncime. Gjekmarkaj u transportua në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e vizituan. Deputeti deklaroi se iu mor fryma, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit. “Isha i mbështetur te një…
BESARTA BASHA/ Duke nisur nga sot deri më 31 janar, 61 bashkitë në vend duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Ekonomisë projektet e tyre mbi programet sociale të strehimit. Thirrjen e ka bërë dje ministri Blendi Gonxhe, duke iu kujtuar afatet dhe katër programet që qeveria është e gatshme të mbështesë për strehimin social të qytetarëve që nuk kanë një pronë të tyren, nga banesat sociale te strehëzat e përkohshme. APLIKIMET Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për aplikime për investime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit-Social 2025- 2026, për 61 bashkitë e vendit. Përmes një postimi në…
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa është surprizuar nga e ëma, Mukadezi. Një takim shumë emocionues e shumë pozitiv ishte ky mes Gresës dhe nënës së saj. “Je krenaria e shtëpisë tonë, vazhdo të dhurosh dashuri”, i tha kështu nëna e saj Gresës. “Vazhdo si je vajza ime, je më e mira, e lotin nuk dua të ta shoh në sy”, vazhdoi tutja zonja Mukadez. Ndërsa Gresa nuk reshti duke i dhënë komplimente nënës së saj. Por nuk ishte vetëm nëna ajo që e surprizoi Gresën, ishte edhe babai i saj, zotëri Ramadani. Në momentin që Gresa…
Për të lënë përshtypjen e parë, njerëzit thonë se nuk ju vjen një shans i dytë. Të gjithë shpresojmë që në momentin e parë kur takohemi me një person të ri, do të jemi në gjendje të bëjmë një përshtypje të mirë. Një përshtypje e keqe e parë mund të jetë ende tema e bisedave orë pas ore, prandaj është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë ndodhet pas kësaj ‘magjie’ së parë. Studiuesit sugjerojnë se njerëzit formojnë mendime për ne shumë shpejtë, shpesh brenda pak sekondash. Këtu janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në këto përshtypje fillestare. Nëse jeni…
Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja, e cila goditi me thikë bashkëshortin e saj teksa ai flinte gjumë. Sipas gazetares Shpresa Dine, në mometin kur ndodhi krimi në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, të cilët po flinin. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 Dhjetor) në fshatin Metoq të Sarandës. 55-vjeçari Llazar Tahiraj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autorja e dyshuar e vrasjes është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

