Author: almakos

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka kërkuar të largohet nga loja. Por nuk kaloi shumë, ajo i ra pishman pasi dëgjoi fjalët e prezantuesit Alaudin Hamiti që të mendojë edhe nesër këtë vendim, transmeton Klankosova. “Dini për shkak që kam shumë respekt për ty, dhe të vlerësoj si njeri do të rri deri nesër pastaj flasim me ‘Vëllain e Madh’”, u shpreh Xheneta.

Lexo më Shumë

Orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin…

Lexo më Shumë

Kanë ndodhur një sërë situatash mes Xuxit dhe Gresë Gashit gjatë këtyre ditëve. Këngëtari pak ditë më parë tentoi ta puthte aktoren dhe kjo e irritoi tejet shumë atë dhe u ndje në siklet. Në një moment tjetër, ai e akuzoi se ka një pëlqim ndaj tij dhe se e ka vënë re këtë shumë më parë. Veç kësaj, ata eskaluan edhe duke lagur njëri-tjetrin me ujë, ngjarje që ndodhi në mesnatë. I pyetur në Prime, Xuxi tha se kjo ka qenë një provokim ndaj Gresës dhe se nuk ka dashur ta puthë. “Ka qenë provokim puthja ndaj Gresës”, u…

Lexo më Shumë

Kemi qenë pranë maqedonasve në situata të ndryshme dhe do të qëndrojmë, por nuk pranojmë që ata të jenë agallarë,  e ne të jemi shërbëtorë. Derisa nuk kemi një veting të vërtetë, derisa kemi gjyqësor selektiv që nuk kryen funksion sipas ligjeve, por i shikon gjërat se nga çfarë etnie vjen, ju dërgoj një mesazh  pa marrë parsysh spastrimit politik dhe stuhitë që i bëjnë, se BDI është uragan, deklaroi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrimin (BDI), Ali Ahmeti, në pritjen e sontme tradicionale për festat e fundvitit. Kryetari i integristëve i ka ftuar edhe votuesit e VLEN që t’i…

Lexo më Shumë

Kemi komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ministritë e punëve të brendshme nga vendet fqinje, por konfirmim zyrtar për të arratisurit nga drejtësia nuk ka arritur në MPB nga asnjë vend fqinj, deklaroi  ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në lidhje me mosdisponueshmërinë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për organet e rendit në rastin për krim në Lotarinë Shtetërore. “Kemi komunikim me të gjitha vendet fqinje dhe bashkëpunimi me ministritë e tyre të punëve të brendshme është i shkëlqyeshëm dhe deri më tani asnjë konfirmim zyrtar nuk është dorëzuar në MPB-në e Maqedonisë”, tha Toshkovski, “Lidhur me vendndodhjen…

Lexo më Shumë

Pas demaskimeve të vazhdueshme dhe sondazheve që nxjerrin BDI-në non grata në rënie të lirë, partia e listave të zeza po e ka të vështirë të mbushë sallat! Ali Ahmeti dhe klika e tij, që pushtetin e përdorën për ta liruar nga burgu Mijallkovin, mendojnë se me truqet e banorit më të ri të listës së zezë amerikane, Artan Grubi, mund të relativizojnë keqqeverisjen e tyre të tmerrshme. Po gaboni, sepse shqiptarët nuk janë më të verbër, nuk mund t’i përdorni më si mish për top, e as si vegla elektorale. BDI-ja non grata, me gjithë përpjekjet për të zhdukur…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me një vendim pas disa ankimeve në lidhje me përkufizimet e Kodit Zgjedhor që bëjnë fjalë për listën e mbyllur prej një të tretash të kandidatëve për deputetë dhe listën me votë parapëlqyese prej dy të tretash. Studiues dhe përfaqësues të partive të reja dhe të vogla thonë se formula e re bën që në parlamentin e ardhshëm rreth 100 nga 140 deputetë, të jenë të emëruar nga dy partitë kryesore. Kjo sipas tyre deformon rregullin kushtetues për zgjedhjen e tyre nga qytetarët, përmes listave të hapura shumemërore me votë parapëlqyese. Kur kanë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PD dhe i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka folur nga spitali mbi incidentin që i ndodhi gjatë protestës, ku ai pretendon se u dhunua nga policia. Deputeti demokrat humbi ndjenjat dhe u transportua për në spital. Ai ka deklaruar se iu mor frymë, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit. “Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj. Gjekmarkaj u…

Lexo më Shumë

Teksa Policia e Shtetit ka mohuar akuzat e opozitës se efektivët që ishin diskoluar në terren gjatë protestës kanë dhunuar nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas Berishës, Gjekmarkaj është rrethuar nga 15 efektivë dhe është goditur duke humbur kështu ndjenjat. Lidhur me gjendjen e deputetit, kreu demokrat tha: “Po merr ndihmën e parë. Është trajtuar nga mjekët me përgjegjësi, do të qëndrojë sonte dhe shpresojmë që të largohet nesër”. Berisha: Shoqëruesi i tij, punonjës garde, iu ka treguar policëve dokumentin e gardës, që ka detyrë të mbrojë personalitetin, pra shoqëruesi u…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës duket se i kanë zënë të papërgatitur ndërmarrjet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve. Qytetarët që kanë lëvizur në orët e mbrëmjes në segmentin e autostradës së prej Shkupit për në Tetovë dhe prej Tetovës për në Gostivar janë përballur me rrugë të mbushur me borë, që e ka bërë lëvizjen e veturave shumë të rrezikshme…. Qytetarët që thonë se në orët e mbrëmjes, nuk është vërejtur ndonjë automjet për heqjen e borës ose për hedhjen e kripës…. Ndërkohë, gjendja më e rënduar nga reshjet e borës është në rajonin e Tetovës, sidomos në fshatrat e malësisë. Komuna…

Lexo më Shumë

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se deputeti Agron Gjekmarkaj është goditur nga punonjësit e Policisë. Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, por, nga të dhënat e para, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili jo vetëm nuk iu bind urdhrit të Policisë për të liruar rrugën, por ka…

Lexo më Shumë