Author: almakos

Shërbimet e inspektimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sot kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në ndërmarrjen komunale të Shkupit “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup” pas aktiviteteve të kryera gjatë fundjavës për sanimin, rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit të ujësjellësit të qytetit dhe testet e sigurisë së ujit të pijshëm. Me kontrollin është konstatuar se NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup” ka kryer klorim të ujit në rrjetin e ujësjellësit, janë ndërruar edhe mostrat për analiza, duke kryer analiza të zgjeruara kimike dhe mikrobiologjike, rezultatet e të cilave sot konfirmuan edhe një herë sigurinë e ujit pas zbatimit të…

Lexo më Shumë

Disa parashikime të frikshme të bëra nga bullgarja Baba Vanga kanë rezultuar të vërteta këtë vit, duke përfshirë krizën ekonomike dhe alarmet për përkeqësimin e krizës klimatike që e kanë pllakosur botën. E njohur gjithashtu si Vangeliya Pandeva Gushterova, Baba Vanga u bë e njohur në Evropën Lindore gjatë mesit të shekullit të 20-të për pretendimet e saj mbi aftësitë e saj parashikuese. Ajo lindi në vitin 1911 dhe gjatë një stuhie në fëmijëri humbi shikimin. Pasi përjetoi këtë tragjedi, ajo shpalli se kishte zhvilluar aftësitë për të parë të ardhmen. Vanga vdiq në vitin 1996, por profecitë e saj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmush, sot ka qëndruar në Tetovë, ku ka realizuar vizitë në shkollën ndërkombëtare “Maarif”, me këtë rast nga kjo shkollë u organizua edhe ngjarja për hir të “Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke”. Ndryshe, gjatë ditës së sotme, kryeparlamentari turk, Kurtullmush, ka qëndruar në qytetin e Tetovës, ku nën organizimin e Universitetit të Tetovës, ka mbajtur fjalim në konferencën me temë: ”Në kërkim të një sistemi të ri global”, ndërkohë përveç këtyre vizitave, kryeparlamentari Kurtullmush, së bashku me delegacionin e tij – kishin rastin që të vizitojnë edhe Xhaminë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave në Kosovë do të unifikohen dhe ulen në mënyrë të ndjeshme. Ky njoftim erdhi si një lajm inkurajues për qytetarët e Kosovës, të cilët përballen me gjetjen e barnave në një treg të shtrenjtë. Kurti u shpreh se disa barna do të jenë pesë herë më të lira, ndërsa disa të tjera deri në 10 herë më të lira. Kjo nismë synon të lehtësojë barrën financiare që rëndon mbi qytetarët, duke bërë që përkujdesja shëndetësore të jetë më e aksesueshme. Pjesë e kësaj iniciative do të jenë…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues në formatin e njohur televiziv, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh emocional që zbulohet si një letër e veçantë nga partneri i saj, Leo Gashi. Pas eliminimit të saj, Lela ka shfrytëzuar mundësinë për të shprehur mirënjohjen ndaj fansave të saj, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Ajo ndau një letër që Leo i kishte shkruar, në të cilën ai shpreh ndjenjat e tij të thella për të dhe thekson ndjenjën e xhelozisë për të. Kjo tregoi një anë tjetër të…

Lexo më Shumë

Vesa Vllasaliu, ish-banorja e BBVK2 ishte protagoniste e 25 pyetjeve të emisionit Prive. Ajo shpalosi të gjitha të rejat nga jeta personale dhe jo vetëm. Vesa foli për prishjen e shoqërisë me Azemin si dhe të vërtetën për lidhjen e supozuar me reperin Don Xhon. Ajo tha se qe 3 vite është single dhe të gjitha aludimet janë të pavërteta. Vesa tha se në këtë BBVK po i pëlqejnë Gjesti e Leo, e nga analistët ajo zgjodhi Milaim Zekën.

Lexo më Shumë

Me gjithë rekomandimin e zyrës së partive politike për certifikimin e Listës Serbe dhe të listës së 48 kandidatëve të saj për deputetë, KQZ-ja nuk ka certifikuar këtë subjekt politik për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kjo është një situatë e rëndësishme që ngre shumë pyetje rreth transparencës dhe integritetit të procesit zgjedhor në Kosovë. Ndërsa Listës Serbe i është dhënë një rekomandim nga zyrtarët e partive politike, vendimi i KQZ-së për të mos e certifikuar një subjekt të tillë është një refleksion i tensioneve politike në vend. Në fillim, dy anëtarët e VV-së në KQZ,…

Lexo më Shumë

Për 840 denarë është rritur shporta minimale sindikale në muajin dhjetor në krahasim me muajin nëntor të këtiv viti njoftuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut. Nga atje thonë se me banesë me qira prej 60 metra katrorë, është 78.236 denarë. Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta sindikale minimale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36,7%. LIDHJA E SINDAKTAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT “Nga shporta sindikale minimale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23.075 denarë ose 36,7 %, për veshje dhe këpucë 5.728 denarë ose 9,1 %,…

Lexo më Shumë

Përkeqësimi i motit si duket nuk ka ndaluar demokratët për të mos vijuar me tubimin e tyre në kryeqytet. [embedded content] Një prej oficerëve të pranishëm në terren, përmes magnetofonit ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të mos bllokojnë rrugët pasi është vepër penale, e për këtë arsye do të veprojnë. Sakaq, protestuesit kanë kundërshtuar uniformat blu duke u shprehur se protesta është lajmëruar më herët.    Polici: Të nderuar qytetarë, lironi rrugën.    Bërtet turma.  Polici:Bllokimi i rrugës përbën vepër penale. Policia do zbatojë ligjin.  Protestuesi: Nuk është bllokim rruge, është protestë, me ligj e me kushtetutë. Kemi lajmëruar më…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës (UT) është organizuar konferenca me titull “Në kërkim të një sistemi të ri global”, ku morën pjesë kryeparlamentari i Turqisë, Numan Kurtulmush, rektori i UT-së prof. dr. Jusuf Zejneli, ambasadori i Türqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, politikanë, akademikë, përfaqësues të institucioneve vendase dhe turke në vend, studentë dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij, i cili ju drejtua të pranishmëve, Kurtulmush përmendi sfidat me të cilat po përballet bota, si ndryshimet klimatike, pabarazia midis kombeve dhe luftërat. Ai tha se bota nuk mund të pësojë ndryshim drejt një sistemi më të drejtë dhe luftërat…

Lexo më Shumë

Numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të ministrisë greke të Emigracionit, në fund të tetorit të këtij viti në Greqi regjistrohen 275 mijë e 630 qytetarë shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi, të cilët përbënin 57,2% të të huajve të rregullt në vendin fqinj. Këtij numri i shtohet edhe një kategori shtetasish që kanë emigruar nga Shqipëria vite më parë, pjesëtarë të pakicës greke, që qëndrojnë në Greqi me një status të vecantë, atë të “homogjenit” dhe përbëjnë rreth 70% të kësaj kategorie emigrantësh që në total…

Lexo më Shumë

Nga mbledhja e gjyqtarëve kushtetues, është vendosur që mandati i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese duhet të përfundojë më datë 10 mars 2025. Sakaq, kryetarja aktuale, Holta Zaçaj, pretendon se i ka mbetur dhe 1 vit nga mandati i saj, siç raporton gazetarja Klodiana Lala. Kujtojmë se Gjykata e Lartë njoftoi më 11 dhjetor hapjen e procedurës për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili duhet të zëvendësojë Zaçajn. Vendimi i Gjykatës së Lartë, erdhi një ditë pasi Zaçaj, bëri të ditur publikisht se mandati i saj nuk…

Lexo më Shumë