GJKKO kërkoi sot ashpërsim të akuzave për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili akuzohet për aferën e Sterilizimit. Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet në konferencën e gazetarëve sot lidhur me vendimin e GJKKO që ashpërsoi akuzat ndaj Beqajt. Togat e zeza kërkuan sot rikualifikim të akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre. GJKKO ka kërkuar që Ilir Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Lidhur me vendimin, Berisha tha se kjo është meritë e opozitës dhe e qytetarëve që kanë protestuar dhe mbështetur opozitën në aksionin opozitar. “Kjo opozitë po i…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski, ka bërë edhe një herë thirrje për Artan Grubin që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.Toshkoski deklaroi se nuk dëshiron të spekulojë për vendndodhjen e Grubit, por shprehu kënaqësi për pezullimin dhe gjobitjen e policit kufitar që lejoi kalimin e Grubit në pikën kufitare të Bllacës.Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e BDI-së për t’u distancuar nga Grubi dhe u bëri thirrje që të ndjekin të njëjtën qasje ndaj çdo personi tjetër me prapavijë kriminale, siç i përkufizon vetë Toshkoski.“Është mirë ajo që BDI u distancua nga një i arratisur nga drejtësia. Kjo është…
Berisha: Sot është dita e një revolte, e mosbindjes civile, të PD-së dhe opozitës, në emër të mbi 1.1 milion shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria nga ky regjim për shkak të varfërisë dhe privimit të lirive. Është revolta në emër të 800 mijë pensionistëve, që u trajtuan nga kjo qeveri në mënyrën më çnjerëzore. Pensionistët e Shqipërisë sot marrin një pension të barabartë me 1 qen shtëpie në Gjermani, që paguhet 130 euro. Është protesta në emër të qindra mijëra të rinjve, të cilët kanë si alternativë të vetme largimin nga Shqipëria. Është protesta në emër të qindra mijëra fermerëve,…
Pas reshjeve të borës në malësi të Tetovës, nga komuna thonë se mbrëmë kanë hedhur rërë dhe krip. Ata u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm me parkimin e veturave. “Kompania e kontraktuar nga komuna e Tetovës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbrëmë ka hedhur rërë dhe krip në rrugët e fshatrave të malësisë së Tetovës, për të mundësuar kështu qarkullim të lirë dhe pa pengesa”. “Po ashtu Ju bëjmë thirrje banorëve të Malësisë së Tetovës që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe të pengojnë procesin e punës kompanisë kontraktuese për pastrimin e borës. Hedhja…
Elton Ilirjani ka dhënë një deklaratë lidhur me gjendjen e Parashqevi Simakut, duke theksuar se sot ka kaluar një javë që kur ajo u gjet në stacionin e trenit në New York. Eltoni thotë: “Dua të jap informacion lidhur me ndihmën që i është dhënë Parashqevi Simakut dhe me premtimet që janë bërë nga biznesmenë të ndryshëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe biznesmenë që jetojnë këtu, në SHBA, me origjinë nga Shqipëria. Për momentin, ne si grup dhe familjarë të Parashqevi Simakut, nuk kemi parë asnjë ndihmë konkrete nga këta biznesmenë, të cilët u deklaruan me të…
Ka përfunduar seanca e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, lidhur me dosjen e Sterilizimit. Togat e zeza kanë kërkuar rikualifikim të akuzës për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre. GJKKO ka kërkuar që Ilir Beqaj të akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu është kërkuar rikualifikim i akuzës edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, si edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj. Akuzat e SPAK SPAK e akuzon Ilir Beqaj për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u…
Nga Bashkimi Demokrtik për Integrim në një komunikat lëshuar mediave theksojnë se institucionet spastrohen nga shqiptarët sidomos ato të sugurisë. Tutje nga BDI thonë se “institucionet që dikur u shërbenin të gjithëve, tani janë kthyer në mjete të përjashtimit etnik dhe krijimit të hegjemonisë”. Kumtesa e plotë e BDI-së.Kanë kaluar muaj të tërë që nga zbatimi i programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e përkatësisë etnike dhe anulimin e mekanizmit të balanserit. Qytetarët u mashtruan me premtimin për një ligj të ri që do të adresonte këtë padrejtësi, por ligji nuk duket as sot e…
Njoftimi: Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dëmtoi babanë e tij, me sende të forta dhe me mjet prerës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç. Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babnë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si…
Këngëtarja e njohur Kida pak orë me parë ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj. Ajo pranoj propozim martesë në mes të Dubait në një formë të veçantë, teksa shfaqet në qiell “Pranon të martohesh me mua?” Andaj ndjekësit kanë zbuluar se mashkulli qe i ka rrëmbyer zemrën Kides është Ajbii, shkruan Kosovarja. Këngëtarja nuk ka publikuar pamje teksa shihet portreti i tij, duke ruajtur edhe privatësinë.
Darkat e fundvitit janë evente të rëndësishme që shumë kompani organizojnë, duke festuar punën e palodhur të stafit gjatë vitit. Disa ankohen se kalimi i natës së fundit të vitit apo darkat festive të fundvitit shpesh sjellin dilema të mëdha për veshjen e duhur. Çfarë duhet të veshim që të jemi të përshtatshëm për një event pune, por njëkohësisht të shprehim stilin tonë personal? Sipas studimeve të fundit, një veshje e zgjedhur mirë për darkat e fundvitit mund të lërë një përshtypje të qëndrueshme dhe pozitive te kolegët dhe shefat. Këshillat nga New York Post sugjerojnë që të gjejmë një…
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e sotme (23 Dhjetor), ku paralajmëron organizatorët se do të përballen me pasoja ligjore për bllokimin e akseve rrugore. PD ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës. “Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore në qytetin e Tiranës, Policia e…
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesin zgjedhor të Calin Georgescut në Rumani. Por a po ndryshon diçka? Këto ditë, si jo rrallë në historinë e saj postkomuniste, Rumania gjendet varur mes tragjikes dhe groteskes. Është tragjike dhe groteske në të njëjtën kohë që ngecja serioze e reformave prej dekadash në vend dhe mosbesimi i thellë ndaj klasës politike i dhanë hov sharlatanëve të krahut ekstremist të djathtë, pro-rusë të arrijnë suksese të mëdha zgjedhore në javët e fundit. Ajo që është po aq tragjike dhe groteske është se edhe elita tradicionale politike duket se nuk dëshiron të nxjerrë…

