Author: almakos

Më 20 mars të vitit 2025 do të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, janë përcaktuar çështjet juridike kontestuese lidhur me iniciativat nga ky ligj, si dhe Lista e pjesëmarrësve, e cila do të jetë e hapur për publikun, është dakorduar në takimin e sotëm të punës në Gjykatën Kushtetuese, ka konfirmuar për MIA-n kryetari Darko Kostadinovski. Kostadinsovski paraprakisht kishte konfirmuar se në listën e emrave për seancën përgatitore janë përfshirë 20 emra. Ndryshe, Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Në seancë u soll vendim për një seancë të…

Lexo më Shumë

Tirana po shndrin nga ngjyrat në vigjilje të Krishtlindjes! Sipas traditës, qytetarët janë mbledhur në shesh, aty ku të gjithë së bashku, nën dritat e pemës, festojnë pranë të dashurve të tyre. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e çeli mbrëmjen festive të koncertit të fundvitit në Sheshin “Skenderbej”, me një urim të veçantë dhe dy lajme të mira për qytetarët. “Ky shesh është bërë më i bukur se kurrë këtë fundvit dhe më vjen mirë që, e gjithë ajo punë dhe sakrificë për fëmijët e qytetit po shpërblehet çdo ditë e më shumë. Dua t’i uroj dhe gjysheve dhe gjyshërve…

Lexo më Shumë

Teksa në rrjet bën bujë gjendja aktuale e ikonës shqiptare, Parashqevi Simaku, detaje të reja që lidhen me të shkuarën e saj kanë dalë në pah së fundmi. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, publikoi një dokument i cili na zbulon detaje të reja në lidhje me një ngjarje të gushtit 1989 në Qytetin Studenti, në Tiranë. Tri studente të Institutit të Lartë të Arteve, pas mbarimit të emisionit televiziv ‘Muzikë për të gjithë’ në godinën nr.7, nisën të këndonin dhe të thërrisnin me parullat “Rroftë instituti’, ‘Artet janë bota’. Pak çaste më vonë, nga godina…

Lexo më Shumë

Në Kosovë po ka ndërprerje të energjisë elektrike. Kërkesa për energji elektrike në Kosovë po shënon nivele të larta, duke çuar në ndërprerje të shpeshta të furnizimit. KESCO, operatori i energjisë elektrike, ka dërguar një mesazh të rëndësishëm për konsumatorët duke iu kërkuar atyre që të kursejnë energjinë elektrike. Situata aktuale është alarmante dhe kërkon një reagim të mençur nga të gjithë ne. Përveç shqetësimeve për furnizimin e vazhdueshëm me energji, KESCO ka theksuar se konsumi i lartë po mbingarkon asetet tona. Ky konsum i lartë jo vetëm që rrezikon dëmtimin e infrastrukturës energjetike, por gjithashtu mund të ketë pasoja…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në qarkun e ministritë zyrtarisht i ka vënë në funksion një pjesë të automjeteve të blera motorike për nevojat e njësiteve organizuese të MPB-së dhe Byrosë për siguri publike. “Në drejtim të përkushtimit tonë për ndërtimin e një force policore vërtetë të pajisur, moderne dhe evropiane, e cila do të ketë kapacitete për të luftuar të gjitha llojet e krimeve dhe për të mbrojtur sigurinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sot kam mundësinë të vë në përdorim automjetet e reja të parashikuara për nevojat e departamenteve dhe njësive të policisë. Bëhet…

Lexo më Shumë

Deklaratë e përbashkët e Kryetarëve të Komunave të Likovës dhe Haraçinës Prokuroria të veprojë! Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit të për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij. Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë. Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm Xumi dhe Rozana janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin. Gjatë debatit, në një moment, Rozana ka qenë duke ecur pas Xumit, teksa ky i fundit i ka përmendur partnerin e saj. “Mos më hajde nga mbrapa se ke burrë“, ishte fjalia që acaroi këngëtaren e cila me të bërtitura i kërkoi të pushojë, duke i thënë se personat e tjerë duhen lënë jashtë debatit dhe shtëpisë.

Lexo më Shumë

Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar se sot në orën 17:30, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media. Aryeja e kësaj konference nuk është treguar ende, duke lëmuar një mister rreth temës që do të diskutohet. Vëmendja është fokusuar te Kryeministri, i cili zakonisht sjell informacione të rëndësishme që prekin jo vetëm politikën e brendshme, por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. Pjesëmarrësit pritet të kenë mundësinë të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë…

Lexo më Shumë

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një makinë ka përplasur një person që ishte duke lëvizur me biçikletë. Personi që ngiste biçikletën për pasojë është përplasur në asfalt e ka ndërruar jetë. Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Lexo më Shumë

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se priten të ndodhin sulme të reja në veri të vendit, para dhe pas Vitit të Ri. “Këso metodash të sfidimit të sigurisë në Kosovë, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxit fort, pastaj shkaktimin e panikut në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri. Këto sulme mund të synohen të realizohen…

Lexo më Shumë

Blogerja Alba Vukaj po vazhdon të mbetet emër i komentuar në mediat rozë që kur u bë pjesë e shtëpisë së famshme “BBVK2”. Bukuroshja ka arritur të bëj për vete numër të madh ndjekësish, të cilët po mahnitën me bukurinë e saj. Ajo është bërë imazh i shumë markave, duke u shfaqur e veshur me stile të ndryshme. Së fundmi ka pozuar me një vello të bardhë e cila ngjason si princeshë e përrallave.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka thënë gjykatës penale se për tre nga katër të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” duhet të vlejë amnistia. Rasti ka të bëjë me sulmin në Kuvend më 27 prill 2017, ngjarje e njohur në publik edhe si “e enjtja e përgjakshme”. Sulmi kishte për qëllim të pengonte zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit, gjatë të cilit u lënduan deputetë dhe gazetarë. Të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” për veprën “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë” janë ish-kryetari i Kuvendit nga VMRO-DPMNE,…

Lexo më Shumë