Author: almakos

Deri në 40 persona raportohet se mund të kenë humbur jetën, nga rënia tragjike e aeroplanit Azerbaijan Airlines, gjatë fluturimit. Ai u pa të binte pranë aeroportit të Aktau-t në Kazakistan, afër Detit Kaspik, të mërkurën në mëngjes, transmeton klankosova.tv. Sipas abcnews, avioni po fluturonte nga Baku në Azerbajxhan drejt Groznit në Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës së dendur në Grozni, raportuan agjencitë ruse të lajmeve. Ministria e Situatave Emergjente e Kazakistanit njoftoi se në bord ndodheshin 69 persona, përfshirë 64 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Nga aksidenti mbijetuan 29 persona, ndërsa shumë prej tyre janë…

Lexo më Shumë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, aktualisht deputet i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas SPAK, Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me me bashkmin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore. Radovani sikurse…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka ndarë një moment emocional gjatë intervistes për emisionin “Canapé”, që moderohet nga Shpend Lipa. Ajo foli hapur për sfidat e saj si nënë e dy fëmijëve me autizëm, një temë që shpeshherë kalon pa u vënë re në shoqëri. Rrëfimin e saj e nisi me një theksim të fortë: “E kemi pranuar realitetin, dhe Zoti na ndihmon çdo ditë.” Kjo ishte një shprehje e fortë e besimit të saj, e cila i jep asaj forcën për të përballuar çdo sfidë që dollet në jetën e përditshme me fëmijët e saj. Ajo theksoi se dashuria…

Lexo më Shumë

Gjykata e Korçës ka urdhëruar lirimin nga qelia e shtetasit  Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një banke të nivelit të dytë në qytet. Ndaj 38 vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai u arrestua nga policia dy ditë pasi hyri në gjendje të dehur në bankën e nivelit të dytë. Pas vendosjen në pranga nga uniformat blu, ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 Dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës. Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një bankës, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe…

Lexo më Shumë

Një kabllo karikimi në dukje e zakonshme, e njohur si kabllo O.MG, përbën një kërcënim serioz për sigurinë, paralajmërojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Ryan Montgomery, eksperti i sigurisë kibernetike në Amerikë, thekson se ndarja e një kablloje karikimi mund të sjellë pasoja të rrezikshme për përdoruesit. Ai paralajmëron se një kabllo e zakonshme e iPhone mund të bëjë kërdi në pajisjen tuaj falë një implanti të fshehur që lejon vjedhjen e të dhënave dhe instalimin e malware. Kablloja O.MG është një shembull shqetësues i asaj që mund të ndodhi. Duke demonstruar potencialin e saj në rrjetet sociale, Montgomery tregon se…

Lexo më Shumë

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës, ka njoftuar qytetarët për gjendjen e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës. Durmishi nënvizoi se të gjitha rrugët që bien nën përgjegjësinë e ministrisë janë të hapura dhe kalueshme për automjetet, ndonëse kushtet e motit mbeten të vështira. Ai bëri thirrje për kujdes të veçantë nga qytetarët që përdorin këto rrugë. Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren dhe po ndihmohen nga instrumentet e duhura për të siguruar që rrugët të jenë sa më të sigurta. “Ne jemi të angazhuar për të garantuar lëvizjen e qytetarëve dhe po punojmë nonstop për të mbajtur…

Lexo më Shumë

Për t’u bërë pjesë e programit të subvencionimit të kredive për shtëpi nevojitet të paktën një pagë, e cila është nën nivelin e pagës minimale në rang kombëtar, por kufiri i të ardhurave familjare kurrsesi nuk duhet të kalojë vlerat nga 79-146 mijë lekë. Gazeta përmbledh sot gjithë dosjen me detajet që i duhen një familjeje si kusht që të aplikojë e më pas të ketë potencial për të qenë në mesin e përfituesve. Këtë vit, mundësitë janë relativisht të larta. Pavarësisht numrit të madh të familjeve të pastreha në Tiranë, qeveria do të mundësojë këtë vit përmes programit social…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot nuk deshi t’i komentojë rastet me amnistinë e paralajmëruar për organizatorët në ngjarjet e 27 prillit dhe rastin me keqpërdorimin e parave në “Lotarinë Shtetërore”. “Ai është vendim gjyqësor. Nuk kam çka të shtoj, çka të komentoj. A ju kujtohet edhe gjatë debatit edhe gjatë bastisjes kishte deklarata kontroverse nga shumë prej pjesëmarrësve në këtë proces kështu që do të përmbahem nga çfarëdo lloj komenti shtesë”, tha kryeministri Mickoski, i cili ishte në fillimin e projektit për rikontsruimin e rrugës drejt Manastrit “Pelenicë” në Komunën Kisella Vodë. Kryeministri nuk deshi të flasë për rastin…

Lexo më Shumë

Një krim i rëndë në familje tronditi vendin mëngjesin e së martës (24 Dhjetor) ku bashkëshorja Elvira Tahiraj, dyshohet me probleme të shëndetin mendor, ka masakruar me sëpatë të shoqin në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i viktimës, Llazar Tahiraj është gjetur nga vajza e vogël e çiftit, të cilës i ka rënë të fikët në momentin kur ka zbuluar krimin e rëndë. Kryeplaku i fshatit të Metoqit, në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evia Ahmeti, deklaroi se i ati e kishte dërguar vajzën e vogël të flinte tek e motra pasi shëndeti…

Lexo më Shumë

Sot shënon dy vjetori i martesës së një prej çifteve më të dashur të showbizz-it shqiptar, Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Ky i fundit ka bërë një dedikim tepër emocionues dhe të mbushur me plot dashuri për partneren e tij në llogarinë personale të Instagram-it. “2 vite bashkë! 24 muaj, 103 javë dhe 730 ditë, 17.520 orë, 1.501.200 sekonda. Faleminderit që më bëre shok, partner, bashkëshort edhe baba! Të dua edhe për 222 vite.”- shkruan ai.

Lexo më Shumë

Nga hetimet lidhur me shpërthimin e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela”, policia ka vërtetuar se lënda plasëse është hedhur me dron, i cili gjithashtu ka shpërthyer. Gazetari Igli Çelmeta, raporton se autorët ende nuk janë identifikuar, por uniformat blu po bëjnë ekspertizën e mbetjeve të dronit për të rënë në gjurmët e personave që kanë lëshuar dronin. Në dëshminë para hetuesve, pronari i banesës ka pohuar se apartamentin ia kishte dhën më qira një çifti, ndërsa ai vetë nuk kishte asnjë konflikt. Ndërsa për shtetasen me iniciale…

Lexo më Shumë

Në Kodrën e Diellit sot në mëngjes janë matur – 5 gradë Celsius, ndërsa 4 në Gjevgjeli. Më së shumti borë me 54 centimetra ka në Hanet e Mavrovës, ndërsa për 4 orët e fundit deri në orën 07:00 më së shumti, 12 litra për metër katror në Kriva Pallankë. DPHM-ja kumtoi se janë matur -4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -1 Pretor dhe Vinicë, 0 Tetovë, Shtip, Kumanovë, Ohër, Manastir, Prilep, Berovë dhe Kriva Pallankë, 1 gradë Demir Kapi, Shkup – Petrovec dhe Strumicë. Deri në orën 07 të mëngjesit të sotëm në Demir Kapi 11 litra…

Lexo më Shumë