Një imazh sfidues për të zbuluar një pinguin të fshehur ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke i ftuar ata që të testojnë shikimin e tyre dhe aftësitë e vëzhgimit. Krishtlindjet janë vetëm disa orë larg, dhe në këtë periudhë festash, ekspertët në 888 Casino kanë krijuar një ide emocionuese me temë dimrin, duke sfiduar të gjithë për gjetjen e një pinguini të fshehur brenda një imazhi intriguese. Kjo nuk është vetëm një lojë, por një mundësi për të shijuar dhe për të mbajtur mendjen aktive në një kohë kur të gjithë duan të relaksohen. Kjo sfidë vizuale kërkon shikim…
Author: almakos
Njoftimi i policisë: Nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari. Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes së 24 vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur A. B., 24 vjeç. Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes…
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër kapjen sistematike të institucioneve të drejtësisë nga kjo qeveri dhe konformizmin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë vënë në shërbim të politikës. Ky trend shqetësues po minon shtetin e së drejtës dhe po shkatërron besimin e qytetarëve te institucionet që duhet të garantojnë drejtësi për të gjithë. Vendimi i djeshëm i Prokurorisë për të liruar ata që u shpallën fajtorë për përpjekjen për grusht shteti më 27 prill, për të parandaluar zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit, me pranimin publik të vetë prokurorëve se atje ka drejtësi selektive ,nën presion politik…
Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Butelit dhe Gjorçe Petrovit. Në periudhën prej orës 09:00 deri në ora 12:00, pa rrymë do të jetë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Lubin, komuna e Sarajit. Në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 12:30, rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga tërë lagjja e Radishanit, komuna e Butelit. Në periudhën prej orës 9:00 deri në 13:00, pa rrymë do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve rreth stacionit të parafundit dhe të fundit të autobusit 22, në…
Në Kuvend për sot janë caktuar seanca të pesë komisioneve – Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës së energjisë , Komisionit për financim dhe buxhet, Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe Komisionit juridiko-ligjvënës. Anëtarët e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të debatojnë për Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike, Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime konfidenciale, Ligjit për organizmat e modifikuar gjenetikisht, Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, Ligjit për…
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Gjilan. Aksidenti duket se ka ndodhur saktësisht në devijimin e urës së Badocit, një pikë e njohur për intensitetin e lartë të trafikut. Sipas burimeve të para, një veturë ka rënë poshtë, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë pasur të lënduar. Situata është shqetësuese dhe policia është angazhuar menjëherë për të siguruar vendin e ngjarjes. Shumë kalimtarë kanë raportuar se kanë parë tym dhe kaosi që ka pasuar aksidentin, ndërsa disa prej tyre kanë nxituar për të ndihmuar të lënduarit. Ata që qenë prezent në vendin e ngjarjes flasin…
Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në veri e lindje nga ku dhe do të pasohen me reshje shiu e bore me intensitet të ulët. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veri 6-13m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 13-22m/s me dallgëzim në dete 3-5 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore -5 deri 3°C në zonat e ulëta 0 deri 11°C në zonat bregdetare 3 deri 13°C
Një skenë e nxehtë është krijuar brenda shtëpisë më të madhe në vend. Gjesti ia ka hequr ngadalë mbathjen Xhenetës, nga trupi me dhëmbë. Momentin e plotë mund ta shihni në videon e mëposhtme: [embedded content] Skenë e nxehtë kur Gjesti ia heq nga trupi mbathjen me dhëmbë Xhenetës
Me 28 vota “për”, asnjë “kundër” dhe një “abstenim”, këshilltarët e Qytetit të Shkupit sonte vonë e votuan Vendimin për përcaktimin e vlerës së kompensimit për shërbimet e kryera në transportin me linjë të udhëtarëve, sipas kriterit – kilometri i përfunduar. Transportuesit privat do të marrin rritje prej 20 denarë për kilometër me aneks të kontratës nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe çmimi do të jetë i vlefshëm deri në maj kur skadon kontratat ekzistuese. Kjo rritje e çmimit për kilometër për transportuesit privatë do të jetë pjesë e Buxhetit të ardhshëm të Qytetit të Shkupit, i cili…
Robert Aliaj komentoi mbylljen e Tik Tok, një vendim që u mor nga kreu i qeverisë Edi Rama. Aliaj theksoi se në rrjetet sociale merren edhe kërcënime. Ai tha se vendimi për të mbyllur Tik Tok i duket non sens. Sipas tij, shteti duhet ta marrë nën kontroll Tik Tok-un dhe të vendosë ligje të ashpra për të kontrolluar gjitha rrjetet sociale. “Duket një veprim non sens. Tik Tok duhet të kontrollohet. Shteti mund të bëjë ligje, për rrjetet sociale. Ne na bëjnë dhe kërcënime në rrjetet sociale. Rrjetet sociale mund të bashkëpunojnë me shtetin, kur ka probleme. Është precedent…
Banorja e BBVK, Sara Kolami përflitet shumë për paraqitjet e saj. Ajo komentohet si një nga vajzat më të bukura të këtij sezoni, mirëpo nga fotot që po i shpërndahen në rrjetet social, duket se nuk i ka shpëtuar ”trendeve”. Duket se me kalimin e viteve, Sarës i është ndryshuar hunda, buzët e të gjitha pjesët e fytyrës.
Jola Hysaj, anëtare e Kryesisë së PD e konsideroi vendimin e kryeministrit Rama për të mbyllur TikTok si një shembull radikal. Në emisionin “Open” në News24, Hysaj tha se duhet të ketë politika për të mbrojtur të miturit nga përdorimi i rrjeteve sociale. Hysaj shprehu dyshime se qeveria mund të mbrojë të miturit nga TikTok, pasi nuk mbrojti dot të dhënat personale të shqiptarëve. “Në momentin që flasim personi që dha urdhrin radikal për ndërprerjen e tik tok ka aktive adresën e tij të tik tok. Kur ti merr nje shembull radikal, duhet të japësh shembullin nga vetja. Të dy…

