Kosova ia ka refuzuar kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq. Kjo është konfirmuar për REL nga Qëndresa Fazliu nga Zyra për komunikim në MPJD. Refuzimi i kësaj kërkese erdhi në një kontekst të tensioneve në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat vazhdojnë të jenë delikate dhe të komplikuara. Ministria e Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporë (MPJD) njoftoi se Ristiq kishte bërë kërkesë për të qëndruar në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor. Kjo vizitë e planifikuar, megjithatë, nuk ishte pranuar, duke shtuar akoma më shumë tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve.…
Author: almakos
Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit pritet të miratohet gjithashtu edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës. Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë. Burime nga Ministria e Financave thonë se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit. Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike. Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.7 lekë dhe do shitet me 94.9 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet e tij me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin brenda mureve të burgut të Hagës. Haradinaj, një figurë kyç në historinë moderne të Kosovës, ka ndarë momentet e forta që ai përjetoi gjatë takimeve me ish-krerët e UÇK-së. Ai theksoi se takimet ndodhnin vetëm kur ata dilnin në shëtitore, ku përmes dritares ai kishte mundësinë për t’i parë. Këta liderë kanë bashkëpunuar ngushtësisht gjatë luftës, dhe Haradinaj është shprehur se ata përdornin këtë mundësi për të kënduar këngë të UÇK-së, duke i dhënë kurajo njëri-tjetrit. “Kur dilnim për t’u shëtitur, kishim një…
Profesor Përparim Kabo ka komentuar vrasjen e Martin Canit nga një bashkëmoshatar i tij në ambientet e shkollës. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai renditi disa arsye pse siç u shpreh ai “krimi ka zbritur tek adoleshentët”. Mes arsyeve të vrasjes profesor Kabo rendi edhe politikën. Fëmijet e politikaneve -tha ai- rritën në luks dhe shkollohen në shkollat më të mira. Ndërsa fëmijet e thjeshtë i shikojnë prindërit e tyre si të paaftë për ti nxjerrë nga varfëria. “Nëse fëmijët e tyre nuk rritën si fëmijët e popullit ata e kanë tradhtuar interesin publik dhe fëmijët shqiptarë. Fëmijët…
Gjatë periudhës osmane, teqetë bektashiane, si një tarikat mistik, luanin një rol të rëndësishëm në jetën fetare dhe sociale në Anadoll, Ballkan dhe më gjerë. Ato shërbenin edhe si burim njerëzor për trupat jeniçere. Megjithatë, me shpërbërjen e jeniçerëve gjatë periudhës së Sulltan Mahmudit II, bektashizmi u margjinalizua dhe u perceptua si një strukturë opozitare nga shumica e shoqërisë myslimane osmane. Sot, është e qartë se bektashizmi, që në disa vende si Gjermania dhe Austria është regjistruar si një fe e ndryshme nga Islami dhe është bërë pjesë e alevizmit, ku mund të përdoret për të nxitur përçarje midis myslimanëve.…
Krishtlindja është një nga festat më të njohura dhe madhështore që festohet në të gjithë botën. Pavarësisht vendndodhjes gjeografike, çdo kulturë ka mënyrën e saj të veçantë për të festuar këtë festë të fundvitit dhe për ta bërë festën unike. Vite pas vite, Krishtlindja sjell më shumë se vetëm dhurata dhe dekorime; ajo është një kohë e reflektimit, të qeshurave dhe bashkimeve familjare. Eksplorimi i mënyrave se si kjo festë festohet në disa vende të ndryshme na jep një vështrim të pasur mbi diversitetin kulturor. Itali Në Itali, festimet përfshijnë një traditë të veçantë të shfaqjes së skenës së lindjes…
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në Komunën e Kavadarit, informojnë nga Ministria. Marrëveshja në vlerë prej 300.000 euro dhe do të zgjasë 12 muaj nga dita e nënshkrimit.“Me këtë edhe zyrtarisht filloi realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, për të cilin janë siguruar mjete në vlerë prej 55 milionë euro…
Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që pranoi ankesën e Listës Serbe për certifikim në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë një deklaratë të rëndësishme. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se institucioni do të presë përfundimin e procedurave ligjore përpara se të vendosë mbi çështjen në rend dite. Ai ka theksuar se “Në vendimin e PZAP-it ka këshillë juridike, sipas së cilës lejohet ankesa kundër tij në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga momenti i marrjes së vendimit. Prandaj, KQZ do të presë përfundimin e procedurave ligjore para se të…
Gerta Gixhari, e cila është motra e Oltës, iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Por për këtë në natën kur hyri nuk pati ndonjë reagim nga ish-banorja, Olta Gixhari. Ajo ka reaguar së fundmi duke ndarë një postim në Instagram, ku thotë se ka lexuar të gjitha komentet me vëmendje. “Kam qenë shumë e emocionuar këto tri ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin. Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën”, u shpreh ajo. Tutje opinionistja e Big Brother Kosova falënderoi të gjithë që po pëlqejnë lojën e Gertës në…
Në vitet e zymta të fundviteve 1997-1998, kur errësira e luftës dhe sfidat për mbijetesë rëndonin mbi popullin shqiptar, ndodhi një ngjarje e veçantë, një rrëfim i paharrueshëm që sot mbart peshën e kujtesës historike dhe krenarisë kombëtare. Një i ri nga Prishtina, me inicialet B.E., i cili më vonë emigroi në Amerikë, kujton një takim të papritur e të paharruar që i ndryshoi jetën dhe e lidhi përjetësisht me historinë e lavdishme të Kosovës. Gjatë një vizite në fshatin Llapashtic, ai kishte pasur nderin të vizitonte shtëpinë e të ndjerit Fadil Hodolli – një figurë e jashtëzakonshme e asaj…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ‘jemi në stadin e fundit të betejës tonë’. Gjatë një fjalimi në pritjen me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas, Berisha u shpreh se qeveria e drejtuar nga PD do t’i kthejë buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare tek qytetarët. “Nuk flas unë as për lugë të artë as për kohë të artë, por ne flasim, se ne buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare do ti kthejmë tek qytetarët. Ne kemi hartuar një paketë që do plotësohet. Askush të mos mendoje se premtimi ynë 200 euro si minimum jetik, rroga minimale 500…

