Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, në foltoren e Kuvendit, ka pyetur kryeministrin Hristijan Mickoski, nëse do të tërheq iniciativën e VMRO-së, për kontestimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.“A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni këtë iniciativë, ku kontestoni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, pasi që të jeni të bindur se përveç 10 vetave, 15 që i keni rehatuar në kolltuqet e kabinetit qeveritar tuajin, nuk ka shqiptar që pajtohet me abrogim të ndonjë presje, e jo të ndonjë neni”?”, tha Bexheti. MARKETING
Author: almakos
Luiz Ejlli, ka bërë një gjest prekës për vajzën e tij, Luna Marit. Ai ka realizuar një tatuazh mbresëlënës në krah, ku shfaqet portreti i vajzës së tij të vogël, e vendosur brenda një ene të mbajtur nga duar simbolike, me një pemë të fuqishme në sfond, që simbolizon jetën dhe lidhjen e përjetshme. Ky tatuazh artistik ka ngjallur emocione te fansat e Luizit, të cilët e kanë përgëzuar për mënyrën unike dhe prekëse të shprehjes së dashurisë për Luna Marit. Nëpërmjet këtij tatuazhi, ai ka dëshmuar edhe një herë lidhjen e tij të veçantë me vajzën e tij, duke…
Gjatë seancës për pyetje të deputetëve, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, është shprehur se VLEN nuk e kërcënon partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.Ai tha se askund nuk ka deklaruar se VLEN do ta lëshojë qeverinë në rast se nuk realizohen ndryshimet kushtetuese deri në fund të këtij viti.“E di që së paku edhe në gjuhën maqedonase kam dhjetëra deklarata dhe askund nuk kam thënë që në fund të vitit, nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, ne do të dalim nga qeveria. Për arsye se këtë qeveri kur e kemi komponuar, nuk e kemi komponuar ne me një këmbë brenda, e me…
Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një 21-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa i riu me iniciale R. B., është vendosur në pranga. Ndërkohë efektivi 30-vjeçar me iniciale S. Sh., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. “Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., 21 vjeç, pasi rreth orës 01:00, të datës 26.12.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar punonjësin e Policisë së Patrullës në shërbim, shtetasin S. Sh., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftimi i policisë.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka realizuar takim me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, në të cilën u diskutua për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve. Durmishi theksoi se Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm si një partner strategjik investues. “Të dhënat e shkëmbimit tregtare tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar u rendit e 7-ta në listën e vendeve me të…
Papa Françesku bëri thirrje për “të ulen armët” në mbarë botën gjatë adresimit të tij për Krishtlindje. Ati i Shenjtë theksoi nevojën për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Sudan, duke dënuar “situatën shumë të rëndë” humanitare në Rripin e Gazës. Papa Françesku nuk hezitoi të apelonte për dialog dhe bisedime të ndershme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në Ukrainë, ndërsa shteti është duke përjetuar sulme masive raketore dhe me dronë nga Rusia. Ai e theksoi se është koha që liderët të vënë interesin e popujve përpara interesave politike. Në fjalimin e tij, Papa kërkoi gjithashtu armëpushim…
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrin Albin Kurti, pati edhe ankesa për mungesën e energjisë elektrike. Mërgimtari, i sapoardhur në Kosovë pas gjashtë javësh jashtë vendit, shprehu shqetësimin e tij për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi. Ai i tha Kurtit se banorët përjetojnë një jetë të vështirë dhe se mungesa e energjisë po e përkeqëson situatën. “Jemi në gjendje të mjerueshme, jemi në gjendje lufte,” tha ai, duke i bërë thirrje qeverisë për veprime më të shpejta. Një situatë e tillë është bërë gjithnjë e më e zakonshme për qytetarët e Kosovës, të cilët…
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar se me vendim qeverie do të shpërndahen 150 mijë lekë shpërblim për familjet dhe individët që përfitojnë nga skema sociale. Pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu deklaroi se janë 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Ministrja e Shëndetësisë: Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm shumë të gëzuar për të gjithë familjet e individët që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale. Me vendim të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Janë…
“Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve do të ndodhin kur koalicioni qeverisës të jetë i sigurt se do të ketë një shumicë parlamentare dhe kur të ketë parashikueshmëri në proces, që nuk do të thotë bllokadë e re e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. Ky është qëndrimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, pak ditë para Vitit të Ri, afat ky i cili shpeshherë theksohej si periudha në të cilën do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese para ardhjes në pushtet të koalicionit të ri. “Koalicioni ‘VLEN’, të gjithë deputetët janë pas tij dhe ne po të ishin në rend dite…
Nexhat Osmani është ndër këngëtarët më të dashur për publikun e gjerë. Ai komentohet shpesh herë në media rozë dhe jo vetëm, shkruan Kosovarja. Nexhati sot po feston 20 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Xhevahire Osmani, dhe padyshim një shkrim dashurie nuk do të mungonte nga çifti. Nexhati me një imazh tejet simapatik ka shprehur falenderime dhe dashuri të pafundme për nusen e tij. Sa bukur!
Zgjedhja e dhuratave perfekte për miqtë dhe të dashurit është aq sa argëtuese, po aq edhe “e mundimshme”. Dhe kujt nuk i pëlqen të shohë një fytyrë të qeshur kur ai ose ajo heq letrën e ambalazhit nga një dhuratë dhe është i emocionuar që është pikërisht ajo që kanë dashur gjatë gjithë vitit? E gjithë kjo e bën të gjithë procesin më emocionues dhe më të veçantë, por mbështjellja e dhuratare është një art i veçantë që kërkon disa aftësi të caktuara. Para se të nxirrni letrën dhe shiritin, bëni një hap prapa dhe mendoni për impresionin që dëshironi…
Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i cili akuzohet se kishte një laborator për prodhimin e dokumenteve të flasifikuara. Njoftimi i Prokurorisë: Falsifikonte dokumente, diploma, letërnjoftime, pasaporta e vula, Prokuroria Korçë dërgon në gjyq shtetasin A.R. për ‘laboratorin e prodhimit të dokumeteve të falsifikuara’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për tetë vepra penale në lidhje me falsifikimet, si ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave’, ‘Falsifikimi i vulave’, etj, si dhe ‘Përvetësimi i parave ose mallrave që…

