Author: almakos

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen sotme në qytetin e Korçës, në afërsi të teatrit, ku një mjet ka zënë poshtë një kalimtar që po lëvizte me skuter./ Sipas informacioneve paraprake, mjeti po përpiqej të hynte në parkim kur ka kaluar mbi skuterin e një shtetasi, i cili ka mbetur i bllokuar poshtë tij. Menjëherë pas aksidentit, kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca. Pasi ndërhyri ekipi mjekësor për të nxjerrë të dëmtuarin nga vendngjarja, ai u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë të specializuar. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar…

Lexo më Shumë

Turqia mbajti kryesimin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për të tretin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 investimet turke kishin vlerën e 58 milionë eurove, në vlerë të përafërt me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për 9-mujorin 2024 investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 204 milionë eurove, me një rritje prej 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve turke në fund të shtatorit 2024 ka arritur në 1.22 miliardë euro, në rritje me 26% krahasuar me…

Lexo më Shumë

Pyetja që shumë prej nesh bëjnë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet romantike është: a mund të ndryshojë një burrë për gruan që dashuron? Dashuria ka fuqinë të transformojë edhe zemrat më të vështira, duke i shtyrë njerëzit të bëjnë përpjekje për të ndryshuar dhe përmirësuar. Megjithatë, kjo është një pyetje komplekse dhe multifaktoriale, dhe është thelbësore të kuptohet se ndryshimet nuk ndodhin gjithmonë në mënyrë automatike. Këtu janë disa arsye se si dhe pse një burrë mund të jetë i gatshëm të ndryshojë për gruan që do. 1. Ai dëshiron të jetë një burrë më i mirë për të –…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar sot takimin e tij lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti, duke përmbyllur mandatin e tij si përfaqësues diplomatik në Kosovë. Hovenier përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si kyç për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike,” shkroi ambasadori Hovenier pas takimit. Kjo takim i…

Lexo më Shumë

Nga janari 2025, qeveria shqiptare do të fillojë procesin e mbylljes së platformës TikTok për një periudhë 1-vjeçare, duke e bërë të paaksesueshme në territorin e Shqipërisë për të gjithë përdoruesit, pa marrë parasysh moshën. Ky vendim ka ardhur pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, ku qeveria ka lidhur këtë ngjarje me dhunën dhe bullizmin që janë përhapur përmes rrjetit social TikTok. Kjo lëvizje ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin TikTok për të shpërndarë përmbajtje dhe për të fituar para. Mbyllja e një platforme ka pasoja të mëdha, jo vetëm për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ka njoftuar se mbi  mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse, do të marrin shpërblim “Ata janë heronjtë e heshtur të qytetit, këtu përfshihen pastruesit, ata që merren me mirëmbajtje, sepse do të duam që për mbi 4360 punonjës, ne të kishim një mundësi për t’iu dhënë një pagë shtesë, ose një asistencë shtesë financiare për vitin e ri”, tha Veliaj. Ky vendim vjen si një shenjë vlerësimi për përpjekjet dhe kontributin e vazhdueshëm të këtyre punonjësve, veçanërisht në një periudhë festive që mbledh komunitetin dhe familjet.

Lexo më Shumë

Ministri i Tregtisë i Türkiyes, Ömer Bolat mori pjesë në programin e hapjes së degës së re të grupit të Spitalit Sante Plus që vepron në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu. Bolat, i cili ndodhet në Shkup për të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Türkiye-Maqedoni e Veriut dhe për kontakte zyrtare, mori pjesë në hapjen e një dege të spitalit Sante Plus që vepron në vend. Përveç Bolat dhe delegacionit të tij, në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ministri që…

Lexo më Shumë

Gili dhe Redoni, nënë e bir që u futën si një banor i vetëm në “Big Brother Vip Albania 4”, i kanë dhënë fund kësaj aventure. Në një deklaratë emocionale përballë banorëve, Gili sqaroi se largimi i tyre ishte një vendim i përbashkët, i ndikuar nga gjendja emocionale e Redonit. “Redoni nuk po mundet të përballojë izolimin dhe dinamikat e lojës. Me gjithë zemërgjerësinë e produksionit, unë dua t’i bashkohem atij. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë!” u shpreh Gili.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se po hetohet nëse polici kufitar që lëshoi ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në kufirin me Kosovën ka qenë pjesë e një arratisjeje të organizuar ose bëri një gabim pa dashje. Gjatë seancës për pyetje të deputetëve i pyetur nga deputeti i VMRO – DPMNE-së, Jovan Jauleski, rreth arratisjes së Grubit, Toshkovski sqaroi se çfarë ka ndodhur në vendkalimin kufitar kur Grubi u largua nga vendi. Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm “Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës personi është larguar nga Maqedonia me automjet me targa diplomatike dhe ka qenë edhe…

Lexo më Shumë

Njoftimi i SPAK Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75 datë 24.04.2023, të rregjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” të kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, si dhe…

Lexo më Shumë

Policia Financiare po zhvillon një operacion për kapjen e një tjetër personi të dyshuar për lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të publikojnë detaje pasi hetimet për këtë person të dorëzohen në Prokurori. Në seancën e Kuvendit, për pyetje të deputetëve, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, konfirmoi se personi i ndaluar është i akuzuar për keqpërdorim të buxhetit. Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka marrë informacione të reja gjatë seancës. Ai theksoi se lista e personave të arrestuar për keqpërdorimet në Lotari po zgjerohet dhe se individë të tjerë janë identifikuar dhe…

Lexo më Shumë