Author: almakos

Dy vëllezër nga Kruja janë arrestuar nga uniformat blu pasi ishin të shpallur në kërkim për disa vepra penale. Në pranga kanë rënë të rinjtë A.Ç., 27 vjeç dhe G.Ç., 27 vjeç. Në vitin 2021, dy vëllezërit bashkëpunuan në grabitjen e një pike karburanti në fshatin Arramerras. Për këtë ngjarje, 21 vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vite e 4 muaj burg, pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Sakaq, me datë 7 prill 2024, vëllezërit kanë goditur me…

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të Altin Bashës, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka komanduar përkohësisht si drejtues të Teatrit Kombëtar, Indrit Çobanin. Gjithashtu, ministria njofton se do o të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të Teatrit Kombëtar. “Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional”, njoftoi MEKI. Reagim i MEKI për lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar. Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga…

Lexo më Shumë

Vijon me dyer të mbyllura dëshmia maratonë e Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”.  Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, Dumani ka rrëfyer disa episode kriminale që janë renditur në dosjen e SPAK, si dhe ka vijuar përplasja mes tij dhe të pandehurve apo avokatëve në proces. Dumani deklaroi se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik në vitin 2013 e në vazhdim, pasi ata paguan avokatin dhe ndërhynë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu me një raport mjekësor si i sëmurë. Po ashtu, gjatë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi informon se në klinikën e tyre është rritur numri i pacientëve me infeksione të frymëmarrjes dhe të zorrëve. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve “Këtë periudhë të vitit dominojnë viruset sezonale të cilat janë më të shpeshtuara, por kjo ndodh pothuajse çdo vit në këtë periudhë. Kemi numër të zmadhuar të pacientëve me sëmundje respiratore dhe infeksione të zorrëve, të cilët trajtohen në klinikën tonë dhe e marrin kujdesin e nevojshëm”, deklaroi Memedi. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Besart Kelmendi i njohur në publik si Gjesti, është personazhi më i komentuar i ditëve të fundit, pas kalimit të tij në Big Brother VIP Albania. Hyrja e tij e befasishme në spektaklin e BBVA 4 ka bërë bujë të madhe, për faktin se askush nuk e kishte pritur një vendim të tillë. Gjesti, përveç se i komentuar shumë ka shënuar rritje të madhe të ndjekësve në Instagram. Ai tashmë ka mbi 311 mijë ndjekës në këtë platformë, një rritje enorme krahasuar prej katër javëve të kaluara kur i kishte pasur 121 mijë. Pra, gjatë kësaj periudhe ai ka fituar…

Lexo më Shumë

Forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën ku u raportua se ndodhej një vajzë, e cila kishte denoncuar në polici se është dhunuar nga disa persona. Siç shihet dhe nga pamjet, efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin ku e reja thuhet se është mbyllur. Më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën. Sipas bluve, vajza me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht  50 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme në Komunat  Çair, Gjorçe Petrov dhe Karposh. Largohen 15 metra kub mbetje nga ambalazhet e kartonit dhe pesëmbëdhjetë goma makinash të hedhura në sipërfaqe publike në rrugën Vojdan Çernodrinski, si dhe 10 metra kub mbetje të vëllimshme në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), në komunën e Çairit të Shkupit. Në komunën e Karposhit janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe të trafikut në rrugën Zagrebska në lagjen Kozle.…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e “BBVK” Alby The Goat, po shijon momentet e bukura me të dashurin. Ai po kujdeset për të, duke i ofruar momente lumturie, shkruan Indeksonline. Ngjashëm veproi edhe së fundmi ku ka postuar një fotografi në ashensor. Çifti duket aq i dashuruar teksa i dashuri e puth në faqe.

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, 9 janar, në Tiranë, kur në vajzë mësohet se ka denoncuar se është dhunuar nga disa persona. Sipas policisë, shtetasja me iniciale S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të. “Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona”, thuhet në njoftim. Blutë raportojnë se kanë mbërritur në vendngjarje dhe po negociojnë me të renë, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap. Tiranë/Informacion paraprak Shtetasja S.Q, ka njoftuar…

Lexo më Shumë

Në një përmbledhje të politikës së jashtme amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer, theksoi se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara. Finer, i ftuar në një diskutim për çështjet globale në institutin ndërkombëtar Chatham House në Londër, u ndal në situatën komplekse të Ballkanit, duke përfshirë ndikimin e vendeve si Rusia dhe Kina, si dhe konfliktin e vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të monitoruar me kujdes zhvillimet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm në sqarimin e angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri, duke dërguar një letër KFOR-it që thekson se çdo vendosje e FSK-së në këtë rajon do të jetë e koordinuar dhe me autorizimin e përshtatshëm. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka konfirmuar se letra e dërguar KFOR-it, nga ministri Ejup Maqedonci, është një sqarim i nevojshëm dhe jo një ri-zotim. Kjo ka për qëllim të qartësojë se angazhimi i ndonjë njësie të FSK-së në katër komunat veriore, para dërgimit të letrës, nuk kishte për qëllim të tensiononte situatën…

Lexo më Shumë

Kunati i dy motrave shqiptare, të cilat u hodhën nga kati i katërt i banesës në Genova të Italisë, ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Në emisonin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai ka rrëfyer se avokatja e viktimës, e cila ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe në betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, kishte firmosur në mënyrë të dyshimtë një dokument. Sipas tij, avokatja kishte falsifikuar firmën e 32-vjeçares në një deklaratë ku shkruhej se “nuk jam e aftë të rris fëmijët”. Ndërkohë shtoi se ka dy pista hetimi, ajo e vetëflijimit dhe që brenda…

Lexo më Shumë