Një stiliste e njohur britaniko-nigeriane, Liz Sanya, ka bërë një hap të guximshëm në botën e modës duke synuar të vendosë një rekord botëror Guinness me krijimin e sandales më të madhe ndonjëherë. Sandalja masive ka përmasa befasuese, me mbi 3 metra të gjerë dhe mbi 7 metra të gjatë, duke e bërë atë një arritje të jashtëzakonshme në industri. Krijimi monumental i Sanya-s u ndërtua gjatë një procesi të lodhshëm që zgjati plot 72 orë dhe u realizua në Pixel Park në Lekki, Lagos. Kjo sandale e jashtëzakonshme është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të stilistes, e cila…
Author: almakos
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot parashihet një mot me diell dhe vranësira të dendura. Siç njofton IHK, vranësirat që do të mbizotërojnë gjatë ditës pritet të sjellin riga shiu në viset e ulëta, për këtë arsye qytetarët duhet të jenë të përgatitur për kushte të ndryshme atmosferike. Ndërkohë, në viset malore, priten fjolla bore, që e shton intensitetin e dimrit në këto zona. Temperaturat minimale gjatë ditës do të variojnë nga 0 në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimumet e parashikuara do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°C. Këto temperatura tregojnë se stina e dimrit po e merr…
BESARTA BASHA/ Ndërsa duhet të përfundonte në vitin 2024, procesi i trajtimit dhe vlerësimit të kërkesave për kompensim prone do të kërkojë minimalisht edhe tre vite kohë. Është ky afati që qeveria vendosi një ditë më parë, në pamundësi për ta kryer këtë proces brenda afateve që vetë ajo vendosi në krye të herës. E njëjta gjë vlen edhe me kompensimet, të cilat zotohet t’i përmbyllë deri në fundin e vitit 2028. Problemet e kthimit dhe kompensimit të pronave janë kthyer në një gangrenë shumëvjeçare në Shqipëri, por vitet e fundit, iniciuar edhe nga rekomandimet e Strasburgut, janë bërë disa ndryshime…
Një përdorues i Reddit ka zbuluar se inteligjenca artificiale ia ka lehtësuar ndjeshëm kërkimin e punës. Përdoruesi, i cili vendosi të fshihte emrin e tij për arsye private, ndau përvojën e tij në forumet e dedikuara për gjetjen e punës, duke treguar si arriti të siguronte më shumë se 50 intervista pune brenda një periudhë të shkurtër kohore, falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Ai përshkroi se si roboti i tij i AI mori përsipër shumicën e punëve të kërkimit të punës, që nga krijimi i CV-ve dhe letrave motivuese të personalizuara për çdo pozitë, deri te aplikimi automatik për ofertat…
BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë për shkak të korrupsionit dhe krimit të saj. Përpjekjet e dëshpëruara të BDI-së për të diskredituar funksionarët në Qeveri, duke pretenduar se ata punojnë për agjenda të huaja që largojnë Maqedoninë nga rruga drejt një shteti të barabartë dhe të qëndrueshëm, janë të dukshme. Duhet të kujtojmë se zbatuesi më i madh i agjendës për “Botën Serbe” ishte qeveria e kaluar e BDI-së, e cila u përpoq me çdo kusht të mbijetonte nismën “Ballkani i Hapur”, megjithëse Shqipëria e braktisi iniciativën pas zhvillimeve…
Me 24 dhjetor u përurua shërbimi për Frytnim të Asistuar Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për vetëm 9 ditë pune janë kryer 70 konsultime për çiftet që duan të bëhen prindër përmes procedurës së IVF-it në QKUK, raporton Klan Kosova. Ndërkohë, edhe 250 çifte të tjera janë në pritje të terminit për t’u takuar me mjekun dhe informuar rreth kësaj procedure. Ky interesim tregon nevojën e madhe për shërbime të tilla në Kosovë, ku shumë individë dhe çifte përballen me probleme të fertilitetit. Shefi i repartit të IVF-së në klinikën e Gjinekologjisë, Leandrit Bejtullahu, ka theksuar se janë…
Është kthyer në një fenomen. Ish banori i Big Brother Vip Kosova, tash pjesëmarrës në formatin e Big Brother Vip Albania, Gjesti ka fituar zemrat e publikut. Duket se përkrahës i tij është edhe lojtari i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, transmeton lajmi. Xhaka ka publikuar një storje në rrjetin e tij social, Instagram ku shkruan: “Ka puls”. Kjo shprehje është bërë tashmë shumë e famshme nga përkrahësit e artistit shqiptar. Pas hyrjes së tij në Big Brother Vip Albania, Gjesti ka marrë përkrahje të madhe nga Kosova dhe Shqipëria ku së fundmi i është dërguar edhe një dron në përkrahje…
Një konflikt i agravuar në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta është regjistruar në kryeqytet mbrëmjen e sotme, nga e cila dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosur kanë mbetur shtetasit B.D., rreth 69 vjeç dhe B.M., rreth 45 vjeç. Ka qenë 69 vjeçari ai që ka sulmuar me sende të forta 45 vjeçarin, ndërsa ky i fundit i është “përgjigjur” duke e goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05 në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Të dy të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Njoftim Tiranë/Informacion paraprak Më…
Pasi Leo spekuloi që Sara kishte pasur pëlqim për të, kjo e fundit ia ktheu se ai ka qenë ai që e ka shikuar këtë. Tutje ajo i tha se ka pasur lidhje fallco me Lelën. Në debat u fut edhe Gresa e cila e pyeti Sarën a do ta krijonte kjo një lidhje fallco sa për show me Drilonin. “Zero, nuk ma ndin për lidhje fallco, puthje për show bën ti”, i tha Sara, Gresës.
Një fshat i vogël italian ka vendosur një kufizim të pazakontë për banorët e tij, duke u ndaluar atyre të sëmuren rëndë. Belcastro, i vendosur në rajonin jugor të Kalabrisë, ka nxjerrë një dekret nga kryebashkiaku Antonio Torchia, i cili urdhëron banorët që të shmangin çdo sëmundje që do të kërkonte ndihmë mjekësore urgjente. Ky veprim ka shkaktuar një përzierje emocionesh dhe diskutimesh, të cilat vijnë nga një situatë e vështirë e kujdesit shëndetësor në këtë rajon. Torchia e pranoi se masa ishte “padyshim një provokim humoristik,” por theksoi se ai dëshiron t’i bëjë qartë autoriteteve rajonale për gjendjen kritike…
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka përcaktuar disa kushte dhe kritere për ato subjekte që do të licensohen për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Sipas këtij vendimi, parashikohet se bima narkotike mund të mbillet në ambiente të hapura ose të mbyllura, të cilat duhet të jenë të monitoruara në vazhdimësi me sistem të kamerave CCTV, me rezolucion të lartë. Imazhet filmike të sistemit të kamerave duhet të ruhen të paktën për 90 ditë në NRV/Server dhe të paktën për një periudhë 1-vjeçare në memorie “Cloud” me vendndodhje në një nga vendet e BE-së. Hyrja në ambientet e njësisë…
Panairi CES 2025 ka filluar zyrtarisht dhe ka sjellë produkte të reja nga Samsung, LG dhe, tani, Razer. Razer ka prezantuar laptopin e gjeneratës së ardhshme, Blade 16, për të cilin kompania pretendon se është “laptopi më i hollë i lojërave deri më tani”. Ky prezantim është një hap përpara në inovatat teknologjike që përmirësojnë përvojën e lojtarëve më të pasionuar. Lansimi i Blade 16 vjen një vit pasi Razer paraqiti këtë laptop në CES 2024, duke dëshmuar angazhimin e kompanisë për të ofruar teknologji të sofistikuar dhe të avancuar në sektorin e lojërave. Kjo nënkupton që Razer është vazhdimisht…

