Author: almakos

Artan Kaja, një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë  mbrëmjen e së martës. Artan Kaja Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri. Pasditen e sotme, policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë. Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur. Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si…

Lexo më Shumë

Edhe pse dalja e tij nga BBVK padyshim se ishte çudi për gjithë publikun, duke ditur faktin se sa shumë pëlqehej, përkrahej e bëhej për të, Gjesti sapo ka filluar një shkëlqim tjetër. Pas daljes nga BBVK në një mënyrë aspak të drejtë siç po thuhet, Gjesti iu fut garës edhe më të fuqishme asaj në Big Brother VIP Albania. Përpos që hyri brenda shtëpisë, Gjesti arriti që brenda pak orëve thuajse të rrotullojë gjithë shtëpinë, vëmendjen, dinamikat e gjithçka tjetër aty. Gjesti arriti që t’ua marrë vëmendjen brenda pak ore të gjithëve, derisa ajo veç po shkon e shtohet.…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor të pandehurin Luis Çela, i cili akuzohej nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal dhe kultivim të lëndëve narkotike. Në përfundim të gjykimit, të përbërë nga togat e zeza Ardit Mustafaj, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, u vendos që Çela të dënohet me 8 vite burg. Në përfitim të gjykimit të shkurtuar, i akuzuari do të vuajë përfundimisht 5 vite e 4 muaj heqje lirie. Ai u arrestuaa më 13 shtator 2024, dhe koha e dënimit të tij do të llogaritet nga ajo datë. Me vendim të GJKKO-së, Çela do…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, nga ku ka ndërruar jetë një person. Bëhet me dije se makina ka përplasur këmbësorin, i cili po kalonte rrugën në ato momente, duke bërë që ai të humbte jetën. Raportohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Lexo më Shumë

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, sipas matjeve të sotme të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, është 693.21 metra mbi nivelin e detit ose 14 centimetra nën mesataren për janar. Gjendja me nivelin negativ të ujit të liqenit  shënon përmirësim të caktuar, pasi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar niveli i ujit u ul dy centimetra nën minimumin e lejuar të përcaktuar në 693.10 metra. Megjithatë, lëvizja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti reflektohet në pjesën bregdetare, e cila është më e rëndësishmja në ekosistemin liqenor.…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Dibër, ku një automjet ka përfunduar në greminë, nga ku mbeten të lënduar 2 persona që ndodheshin brenda në makinë. Raportohet se lëndimet e tyre janë të rënda, teksa një prej të aksidentuarve është nisur me helikopter drejt Tiranës, për mjekim të specializuar, për shkak se ndodhet në gjendje më kritike. I lënduari tjetër është shtruar në Spitalin Rajonal të Dibrës, ku po merr dhe ndihmë mjekësore. Mësohet se mjeti i llojit fuoristradë po udhëtonte drejt Reçit dhe ka përfunduar në greminë në fshatin Kastriot. Policia dhe grupi hetimor ndodhen…

Lexo më Shumë

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari ka hequr dorë nga çështja ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shqyrtimin e masës së sigurisë, me justifikimin se vendimi i saj vlen në interes të ruajtjes së reputacionit të Kushtetueses. Më 7 tetor 2024, Malltezi ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Sipas gjyqtares, ‘Malltezi ka vënë në dyshim paanshmërinë time, për të cilën paraqet si shkak ndërhyrjen nga persona të tretë, të cilët sipas kërkuesit kanë interes të drejtpërdrejtë politik në izolimin e kërkuesit dhe të vjehrrit të tij, z. Sali Berisha për arsye politike’. “Me anë të…

Lexo më Shumë

Sot me thirrjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve që kanë detyrime sipas “Planit të Veprimit për Sezonin e Ngrohjes 2024-2025”. Duke pasur parasysh se ekzistojnë kushte reale për shfaqjen e episodeve të përqendrimeve të larta të substancave ndotëse në ajër, takimi koordinues, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska dhe kryetarja e Grupit Punues për Ajër të Pastër e MMJPH-së, Besa Tateshi kishte për qëllim që t’i mobilizojë dhe inkurajojë palët e interesuara në përmbushje më konsekuente të detyrimeve. Të pranishmit i shkëmbyen përvojat dhe problemet…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e “BBVK”, Edona James, po vazhdon të jetë mjaftë e pëlqyer nga publiku shqiptar. Ajo merr vëmendje me jetën super luksoze të cilën na e tregon me anë të postimeve në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline. Në daljen e fundit në sy ra qaforja e saj e markës “Channel”. Duke I bërë një hulumtim në “Google” shohim se kap vlerën mbi 1 mijë euro.

Lexo më Shumë

A është ky standardi i ri në botën e bukurisë? Le të eksplorojmë! Pas tendencave minimaliste pa grim që dominuan sezonet e fundit, artistët e grimit në prapaskenat e revyve të modës po synojnë gjithnjë e më shumë skuqjen, rimelin dhe buzëkuqin, por me moderim dhe theksim në tonet natyrale. Ndërsa po ecim drejt vitit 2025, një tendencë krejtësisht e re po ngjall interesin e komunitetit të bukurisë, e cila është e njohur si “qerpikët fantazmë”. Çfarë janë “ghost lashes”? Këto qerpikë përfaqësojnë një qasje delikate por efektive për grimin, ku qerpikët mbeten pothuajse të padukshëm, duke u dhënë syve…

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Meloni tha se Gjykata e Lartë e Kasacionit është pozicionuar pro qeverisë italiane, duke theksuar se i takon asaj të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta. “Për sa na përket neve, qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar. Fatmirësisht vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60% dhe ditët e fundit pothuajse janë zhdukur. Por qendrat janë gati të aktivizohen”, tha Meloni. Meloni tha se gjykata e drejtësisë e BE-së do të nisë…

Lexo më Shumë

Samsung ka njoftuar se do të zhvillojë ngjarjen e saj të radhës Galaxy Unpacked më 22 janar në San Jose, Kaliforni. Ngjarja e shumëpritur pritet të tërheqë vëmendjen e entuziastëve të teknologjisë dhe konsumatorëve në të gjithë botën, pasi teknologjia e avancuar që do të prezantohet shumë javë përpara lansimit zyrtar do të ofrojë një këndvështrim të ri për të ardhmen e pajisjeve mobile. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin nga afër inovacionet më të fundit dhe planet e Samsung për vitin 2024. Përveç zakonshmërive të zakonshme, këtë vit pritet një fokus i veçantë në reformat e dizajnit dhe…

Lexo më Shumë