Arjon Hasaj, djali 29- vjeçar i familjes Hasa ka marrë përsipër krimin e rëndë të vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Ramazan Mataj. Ai ka përjashtuar nga organizimi i krimit të vëllanë, duke dëshmuar se gjithçka e organizoi dhe e kreu vetë. 29 vjeçari, i cili mësohet se është edhe baba i 4 fëmijëve, sipas policisë, ka dhënë edhe motivin, motiv që e ka çuar drejt vendimit ekstrem. Në fakt, sipas rrëfimeve të tij, por edhe dëshmive të një sërë personash të tjerë, është mësuar se historia e lidhjes së viktimës me motrën e tij njihej prej vitesh në fshat. Por…
Author: almakos
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për liritë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për Kishën Ortodokse Serbe. Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka theksuar rëndësinë e këtij ligji, duke thënë se miratimi i tij në Kuvendin e Kosovës është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ajo thekson se një legjislacion i tillë do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të qëndrueshëm dhe të harmonishëm për të gjitha besimet. “Dhe për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është…
Ditën e Enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale. Nnga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtr a. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, në lugina dhe bregdet 15m/sek me valëzimin në dete 2-3ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 6 deri 15°C në zonat e ulëta 5 deri…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big Brother VIP Albania 4”. Në një deklaratë të bërë publike përmes Instagram Story, Anisa tregoi një qasje të papritur dhe mbështetëse ndaj ish-bashkëlojtarit të saj, pavarësisht tensioneve të mëparshme mes tyre në BBVK. “Brenda ka qenë një lojë dhe nuk ka qenë asgjë personale me mua,” tha Anisa, duke bërë të qartë se marrëdhëniet e ndërlikuara mes tyre në shtëpinë e BBVK ishin thjesht pjesë e strategjisë së lojës dhe jo reflektim i ndjenjave personale. Foto: Anisa Veseli/InstaStoryAjo…
Reperi i njohur Stresi ka reaguar së fundmi lidhur me situatën e Gjestit, të cilën ai e ka quajtur si një akt zhgënjimi. Në një postim, Stresi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajtimit që, sipas tij, i është bërë Gjestit. “Mendoj që e hodhën në plehra (ajo e produksionit). Tash kush e di sa janë mërzit që erdhi në Shqipëri. Mos ta harrojmë dhe këtë gjë. E qitën jashtë dhe e prenë në bes… Por i drejti mbytet, nuk zhytet,” ka shkruar reperi, duke aluduar për një padrejtësi ndaj Gjestit Stresi e ka përfunduar reagimin e tij me një…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për lidhjet e Dritan Rexhepit, narkotrafikantit që u ekstradua sot nga Turqia, me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Klodiana Lala thotë në emisionin ‘Open’ në News24 se, në momentin që Jan Prenga u rrëmbye, pasi vëllai i tij në Britaninë e Madhe kishte grabitur një sasi të madhe kokaine, Rexhepi ka telefonuar vëllain tjetër të Jan Prengës, Ndrek Prengën duke i kërkuar të kthente mallin. Megjithëse ishte rënë dakord që Jan Prenga do kthehej në këmbim të mallit, ai u vra dhe trupi i tij sipas gazetares Lala ka qëndruar për orë të…
Gjesti tashmë banor i ri i Big Brother Vip Albania, ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Hyrja e tij në BBVAL, ende pa u bërë 24 orë pas daljes nga Big Brother Vip Kosova shkaktoj shumë reagime. Reagim pati edhe nga producentja ekzekutive Olsa Muhameti, ku hodhi kunja ndaj BBVAL. Sot në youtube të Big Brother Kosova u paralajmërua se banorët do ta shikojnë rrëfimin për linjën e jetës së Gjestit. Mirëpo, pas shumë minutave në pritje, live në youtube u ndal, duke mos filluar hic, linja e jetës së Gjestit. Ndërkohë që nuk dihen arsyet, pse u anulua…
Të pasurit e temperaturave të ftohta jo vetëm që ju ndihmon të ndiheni më energjikë, por gjithashtu promovon humbjen e peshës – një zbulim i fundit nga shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës, i cili mund të ndryshojë përfundimisht qasjen tonë ndaj shëndetit dhe mbajtjes së peshës. Një grup hulumtuesish, në krye me Profesori Mirko Trajkovski, ka zbuluar se ekspozimi ndaj të ftohtit stimulan mikrobet në zorrë dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit, duke e bërë trupin të djegë shtresat e depozituara të yndyrës. Rezultatet e studimit ofrojnë një shpresë të re për ata që vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti. Eksperimenti,…
Baroni i drogës, Dritan Rexhepi, u ekstradua paraditen e sotme (8 janar) nga Turqia drejt vendit tonë. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Open në News 24, ka treguar historinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë. Ajo shpjegon se Dritan Rexhepi është skeduar për herë të parë nga autoritetet shqiptare në vitin 1999 ku në rrethin e Krujës u ekzekutuan dy oficerë policie, Arben Keqi dhe Durim Kasmi dhe u vra pronari i një lokali. Sipas Lalës, Rexhepi është i pari vrasës me pagesë i skeduar nga autoritetet shqiptare. “Dritan Rexhepi është skeduar për herë të parë nga autoritetet shqiptare…
Një 45 vjeçar në Shkodër ka humbur jetën teksa po drejtonte makinën si pasojë e një arresti kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, ku shtetasi A.Ç., ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë humbi kontrollin e automjetit të tij, dukë u përplasur kështu me dy makina të tjera të cilat ishin të parkuara. 45 vjeçari humbi jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke mos mbijetuar dot lëndimeve të marra nga aksidenti. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se…
Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zllate Mehmedoviq, ka komentuar virusin e ri meapneumovirus, pas shfaqjes së një rasti në Greqinë fqinje. Mehmedoviq thotë se virusi është i vjetër dhe nuk ka vend për panik.“Virusi është i vjetër. Zakonisht qarkullon në muajt e dimrit. Nuk duhet të presim që ky të jetë Covid-19 i ri dhe nuk duhet të kemi panik se kjo do të jetë diçka që do të përsëritet sërish ngjashëm me atë që ndodhi në vitin 2020 kur po përhapej Sars-kov-2”, thotë Mehmedoviq për AIM-në. Ai tregon se nuk ka vaksinë për këtë virus dhe thekson se…
Policia në Saskatchewan, Kanada, ka zbuluar se numri 911 shpesh merr thirrje që nuk janë as afër urgjente, duke zgjedhur qëllime të çuditshme dhe në disa raste, edhe komike. Në vitin 2024, operatorët e Qendrës së Komunikimeve Operacionale renditën dhjetë thirrjet më të pazakonta që kanë marrë, duke ofruar një shikim interesant mbi ndjenjat e qytetarëve që përdorin këtë shërbim. Operatorët e policisë raportuan se si shumë persona nuk e kuptojnë rëndësinë e thirrjeve në numrin e emergjencës 911, duke i dedikuar këtë shërbim situatave që nuk kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të autoriteteve. Këto thirrje të pazakonta nuk vetëm se…

