Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri dje në takimin e tij me banorët e Dibrës. Kujtojmë se gjatë fjalimit të tij dje, kreu i qeverisë u shpreh i bindur se më 12 maj Dibra do gdhihet rozë, ndërsa u shpreh se fuqia e PS është gruaja dhe vajzave. “Nëse ne kemi 60% të grave dhe vajzave, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, sepse kjo jetë këtu në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal, gjysma tjetër janë çyrykë”, tha…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama nga Lezha ku zhvilloi një takim me gratë socialiste nuk la pa ironizuar edhe Sali Berishën, të cilin e quan “buf të kënetës”. Rama: Bufi i kënetës, buf i Partisë së Punës, vite e vite të tëra. Ata e kanë kollaj që ta shohin në rregull për gjyshin. Po nuk e di që gjyshi i shkretë atje rrotullohet në varr kur shikon nipin që shkon voton për bufin e kënetës. Ajo që duhet nga ju, na duhet që të flisni dhe mos i ndaheni gjithë rrethit familjar, kunatave sidomos se ato janë të rrezikshme. Mos iu ndani…
Pamja që shifni prapa meje, është pamja me të cilët banorët e kësaj zone këtu në Çair përballen për çdo ditë. TV Shenja ka dalë për të parë se si është gjendja në pjesët e tjera të Çairit për këtë problem, përgjigje kemi kërkuar nga Higjiena Komunale po edhe nga Komuna e Çairit Edhe pse një pjesë e madhe e kontejnerëve mbeten të boshatisur, pjesa më e madhe e mbeturinave kanë bllokuar trotuaret dhe përveç erës së keqe, pengon edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Një qytetar cili foli për TV Shenja tha se kjo tregon mungesën e kulturës së…
Ledion Liço është ndër moderatorët më të komentuar në rrjet. Ai ka marrë zemrat e publikut dhe pëlqehet nga një numër i madh i ndjekësve, shkruan Kosovarja. Së fundmi ka publikuar një instastory duke ironizuar bisedën me bashkëshorten e tij Sara Hoxha. “Bisedat me SaraHoxhen, kete jave..” Siç duket ky Big Brother e ka lodhur “kujtesën” e moderatorit
Kryetari i PS, njëherësh edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë në Lezhë, ku nuk i kurseu as batutat. “Lezha është grua, Mirdita është grua vetëm Kurbini është burrë. Por edhe Kurbini që është burrë, hajër po vetëm me një grua. Jam i bindur se ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. “Kur e kemi nisur këtë rrugëtim, ku runë u zgjodha kryetar i PS dhe bëja vizita, kishte zona të tërë ku më bënte përshtypje mungesa totale e grave. Kur i pyesja ku janë gratë? Përgjigja ishte “nuk…
MPB njofton se janë sekuestruar dy vetura pas raportimeve për gara të jashtëligjshme në magjistralen Kumanovë-Shkup. “Më datë 16.04. dhe me datë 17.04.2025, në Policinë e Kumanovës është raportuar se në magjistralen Kumanovë – Shkup janë duke u zhvilluar gara “ilegale” me vetura që shkaktonin zhurmë të madhe. Menjëherë janë marrë masa nga punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë dhe për shkak të dyshimit për kundërvajtje në komunikacion, janë sekuestruar automjeti “BMW” me targa të Prilepit drejtuar nga M.V.(20) nga fshati Dollneni i Prilepit dhe automjeti “Volkswagen Polo”…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë optimiste se mund t’i jepet fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, tha sot zëvendës presidenti amerikan J.D. Vance gjatë takimit të tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Vance u takua me Melonin në Uashington ditën e djeshme. Pas takimi në Uashington Vance dhe Meloni udhëtuan se bashku për në kryeqytetin italian përpara festës së Pashkëve. “Dua të informoj kryeministren për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës… edhe në 24 orët e fundit, ne mendojmë se kemi disa gjëra interesante për t’ju raportuar,” u tha Vance gazetarëve, me Melonin në krah të tij. “Meqenëse negociatat janë duke…
Në mëngjesin e së premtes, Egli zgjodhi një mënyrë të veçantë për të zgjuar Gjestin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo iu afrua me butësi dhe e masazhoi me kujdes, duke e shoqëruar gjithçka me disa puthje të ëmbla. Ky moment i ndjerë, i mbushur me emocione, është bërë një nga skenat më të diskutuara nga publik. Në një ambient ku marrëdhëniet ndihmojnë në formimin e realiteteve, ky veprim sugjeron një ndikim të fortë midis dy konkurrentëve. Dyshja, që kanë krijuar një lidhje të fortë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ka kaluar përmes një kalvari…
Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike si kafshë shtëpiake po bëhet një fenomen gjithnjë e më i spikatur, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të opinionit publik. Kjo tendencë ka ngritur shqetësime edhe për pasojat që mund të sjellë, sidomos kur nuk respektohen ligjet që ndalojnë pronësinë private të kafshëve të egra. Edhe pse Pakistanin e ka përfshirë një rritje të trafikut të kafshëve të egra, siç janë tigrat dhe leopardët, zbatimi i rregullave për mbrojtjen e këtyre kafshëve mbetet i dobët. Një nga personazhet që ka sjellë më shumë vëmendje është Nouman Hassan, një influencues që ka ndarë me…
Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit publik në funksion të fushatës së Partisë Socialiste. Sipas PD-së, Isai ka zhvilluar takime me emigrantë shqiptarë në Greqi (Athinë, Volos, Agia, Larisa), në Londër dhe në qytete të tjera, duke përdorur slogane dhe simbole të Partisë Socialiste në postimet e tij në rrjete sociale. Në këto postime ai shfaqet duke promovuar hapur PS-në dhe duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë këtë parti në zgjedhjet e 11 majit. PD pretendon se Isai ka vepruar…
Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Voskop të Korçës, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital. Policia njofton se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë…
Për Sonia Perez, hyrja në restorantin Dona Alicia të Havanas ishte si të hynte në një film. Edhe pse Kuba përballet me sfida si ndërprerjet e energjisë dhe mungesa e teknologjisë moderne, ky restorant ka arritur të hyjë në shekullin e 21-të. Në një ambient ku digjitalizimi zakonisht ndodhet larg, Dona Alicia ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme me meny digjitale dhe madje me një robot që shpërndan ushqim, duke e bërë atë një atraksion të veçantë për vendasit dhe turistët e Havanas. “Mendova se isha në një film vizatimor,” tha Perez, duke shprehur entuziazmin e saj për teknologjinë e…

