Doña Alicia në Havana ka vendosur të hyjë në një epokë të re të mikpritjes duke përdorur një kamerier robot, duke ofruar një përvojë gastronomike që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Ky robot i avancuar, i cili shpërndan ushqime dhe përshëndet klientët, po bëhet një atraksion kryesor për vendasit dhe turistët që kërkojnë diçka unike dhe inovative. Kjo iniciativë e veçantë shkon përtej shërbimit në tryezë; ajo krijon një eksperiencë interaktive dhe ndihmon gjatë shtrëngimit të duarve, duke rompuzuar barrierat tradicionale të shërbimit. Duke pasur parasysh situatën e energjisë elektrike të kufizuar në Kubë, ku teknologjia shpesh është një luks,…
Author: almakos
Një rast i rëndë abuzimi me detyrën dhe shkeljes së procedurave ligjore është zbuluar në Doganën e Kapshticës, ku 6 zyrtarë të doganës janë vënë nën hetim për shpërdorim detyre dhe dyshime për falsifikim dokumentesh. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Korçës, tre doganierë me detyrë në Doganën e Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi më datë 15 prill 2025, dyshohet se kanë lejuar kalimin e një kamioni me mallra ushqimore pa ndjekur praktikat ligjore të regjistrimit. Dokumentacioni i paraqitur për këtë ngarkesë rezulton i dyshuar si i falsifikuar. Të proceduarit janë: V. T., 49 vjeç, banues në Korçë; E. G.,…
Dita e shtunë parashikohet me mot të qëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat minimale arrijnë deri në 6 Gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 27 Gradë. Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të shkojë deri në 2 ballë.
22:27 | 18 Prill 2025R JKleptomania është paaftësia e përsëritur për t’i rezistuar dëshirave për të vjedhur sende që në përgjithësi nuk ju duhen vërtet dhe që zakonisht kanë pak vlerë Është një çrregullim i rrallë, por serioz i shëndetit mendor që mund të shkaktojë shumë dhimbje emocionale për personin që po e kalon, si dhe për njerëzit përreth, përsa kohë nuk trajtohet. Karakterizohet nga probleme me vetëkontrollin emocional ose të sjelljes. Shumë njerëz me kleptomani kanë frikë/turp të kërkojnë trajtim të shëndetit mendor. Edhe pse nuk ka kurë për kleptomaninë, trajtimi me ilaçe ose terapi bisede (psikoterapia) mund të…
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania mbahet nesër dhe emocionet janë në kulm . Në prag të përmbylljes së spektaklit, Drilon Rama ka ndarë një story në Instagram ku bën thirrje publike për të votuar Gjestin. “Votoni për Gjestin, për kingun, edhe një ditë ka mbetur. Votoni, votoni ta presim me fitore!”, ka shkruar Driloni, duke treguar edhe një herë hapur mbështetjen për Gjestin.
Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar. Sipas raportimeve fillestare nga dëshmitarë në vendngjarje, në aksident janë përfshirë rreth tre deri në katër automjete, dhe dyshohet se ka viktima. Për më shumë se një orë e gjysmë, rruga ka qenë e bllokuar tërësisht dhe forcat e sigurisë nuk lejojnë askënd të afrohet në vendin e ngjarjes. Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk ka dhënë ndonjë informacion zyrtar lidhur me rrethanat apo pasojat e aksidentit. Për më shumë detaje, mbetemi në pritje të një njoftimi zyrtar nga autoritetet përkatëse. MARKETING
Këngëtari Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një video të re që është bërë virale brenda pak orësh. Në pamjet e shpërndara, ai shihet në një ambient në Tiranë, i rrethuar nga miq, teksa përshëndet kamerën dhe ngre dorën lart në formën e një grushti. Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që janë shprehur të zhgënjyer nga kjo paraqitje. Komentet e fansave janë të ndara, por një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë pritur mirë këtë gjest, duke e konsideruar të pavend, veçanërisht në këtë moment kur…
11-vjeçari që mbeti i plagosur më armë zjarri në atentatin e mbrëmjes së kaluar në Tiranë, do të niset jashtë vendit për trajtim të specializuar mjekësor. Përpos vëllait të tij 17-vjeçar që u nis më herët për kurim jashtë vendit, gazetari Igli Çelmeta raporton se është nisur për kurim jashtë shtetit edhe 11-vjeçari i plagosur. Gjendja e 11-vjeçarit paraqitet e rëndë. Kujtojmë se një seri plumbash u lëshuan drejt makinës të disa të rinjve, drejt shtetasve Arens Stafa, Kian Mullai si dhe dy vëllezërve M.D 17 vjeç dhe D.D. 11 vjeç. Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për…
Leonora Jakupi, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, disa herë e ka hapur zemrën për dhimbjen më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë, humbjen e babait të saj gjatë luftës në Kosovë. “Nuk ka ditë që të mos më mungojë. Edhe pas kaq vitesh, ajo plagë është po aq e freskët. Ai nuk ishte thjesht babai im, ai ishte heroi im,” është shprehur Leonora. Babai i saj, një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vra gjatë përpjekjeve për lirinë e vendit, shkruan Kosovarja. Kjo tragjedi e ka shoqëruar Leonorën në çdo hap të jetës dhe karrierës…
Njerëzit emocionalisht të fortë shpesh ngatërrohen me ata që duken të ashpër ose dominues. Në të vërtetë, forca emocionale nuk lidhet me imponimin apo ashpërsinë, por me aftësinë për të menaxhuar emocionet, situatat dhe marrëdhëniet në mënyrë të qëndrueshme e të ekuilibruar. Ata që janë emocionalisht të fortë tregojnë moderim dhe ekuilibër në mendime dhe veprime, dy cilësi që nuk na vijnë natyrshëm, por që mund të zhvillohen nëse punojmë për to. Fjala kyçe për ta përshkruar këtë forcë është vetëkontrolli, një aftësi që kërkon jo shtypje të ndjenjave, por menaxhim të tyre. Ja cilat janë shtatë tiparet dalluese të…
Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka treguar se si do të financohen premtimet e PD-së për Shqipërinë. Ai theksoi se, megjithëse premtimet kanë një kosto, ato janë të realizueshme dhe nuk janë të parashikuara të realizohen brenda 100 ditëve të para, por kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore. I ftuar në emisionin Log në Neës24, Teliti theksoi se PD-ja nuk ka për qëllim të shpikë rrotën, por të ofrojë zgjidhje për disa nga sfidat madhore që ka Shqipëria, përfshirë rritjen e prodhimit vendas dhe reduktimin e abuzimeve. Në lidhje me financimin, ai theksoi se një nga…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të opozitës, e cila e konsideroi hapjen e fushatës së PS si “tallava”. Nga takimi me banorët e Kasharit në Tiranë, Rama ironizoi opozitën duke thënë: “Pse shqetësohen këta, që ne hapim bëjmë një mbledhje, po ça më mirë me këngë e me valle apo të dilnim të gjithë të bënim fjalime, imagjino ça tmerri. Edhe fjalime edhe muzikë edhe këngë edhe valle. Edhe kur thonë tallava këta aristokratët e mëdhenj, këta që gdhihen me Beethoven dhe ngrysen me Wangerin…këta janë tallavaja më e madhe se është tallava tra la lala”. Edi Rama: Si…

