Author: almakos

Një punonjës i cili u dëmtua në sy duke sjellë dhe humbje të shikimit,  ka bërë që të shpallet në kërkim administratori i kompanisë ku ai punonte. Në kërkim është shpallur shtetasi Trifon Murataj, administrator i BanaKing. Ngjarja ka ndodhur me datë 18 shkurt, kur punonjësi A.G.,48 vjeç, i cili operon në portin e Durrësit për kompaninë, u dëmtua në sy përgjatë orarit të punës. Murataj akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Njoftim Durrës Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije…

Lexo më Shumë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që preku familjen Hasmegaj në fshatin Mjeda të Shkodrës, ku djali i tyre 3 vjeç ndërroi jetë, ndërsa vajza 7 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë në QSUT prej dy ditësh. Bëhet me dije se ekziston dyshimi që të miturit të jenë helmuar nga ilaçi kundër minjve. Burime nga mjekët e QSUT raportojnë se dyshohet për intoksikacion nga ilaçi kundër minjve. Prindërit, sipas burimeve, kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Gjatë spërkatjes së magazinë ata kanë patur me vete edhe fëmijët, të cilët kane pësuar intoksikacion të…

Lexo më Shumë

Njoftimi i policisë: Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë. Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar. Në…

Lexo më Shumë

Qeveria njoftoi fillimin e dy projekteve kapitale në vlerë prej 14.7 milionë euro. Njëri ka të bëjë me rikonstruimin e spitalit “8 Shtatori”, për të cilin janë planifikuar 12 milionë euro dhe rikonstruksionin e aeroportit të Ohrit me vlerë 2.7 milionë euro. Projekti për rindërtimin dhe pajisjen e “8 Shtatorit” siç bënë me dije ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parashikon rikonstruimin e repartit kirurgjik me një sipërfaqe totale prej 2000 metrash katrorë, gjegjësisht 7 salla operacioni dhe se për herë të parë në vendin tonë do të ketë robot kirurgjik. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë “7 salla kirurgjike dhe hapsira…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, u paraqit mesditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, nga ku doli pas rreth 4 orësh. Bushka u paraqit rreth orës 12:00, për të dalë rreth orës 16:00. Kujtojmë se deputetja e PS, është marrë nën hetim nga SPAK dhe akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Bushka është thirrur si e dyshuae se ka orientuar dëshmitarët se çfarë të deklarojnë, konkretisht shtetasen Ina Goxhaj, ish-drejtoreshë ekzekutive e Byl-a. Më herët, vetë Klotilda Bushka ka…

Lexo më Shumë

KSHPK-ja thekson se shpalljet aktuale për punësim në administratën publike, nga subjekte të caktuara politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk guxojnë të jenë objekt i marrëveshjes ndërmjet strukturave politike. Çdo punësim duhet të jetë në përputhje me ligjin, sipas sistemit meritor dhe pa asnjë ndikim. “Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar rregulloret ligjore, do të mundësojmë kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e sistemit, do të parandalojmë sjelljet korruptive, tregtinë e influencës dhe klientelizmin partiak. Çdo deklaratë për punësime partiake “kontraktuale” në administratën publike cenon besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe gjeneron rreziqe korruptive në procedurat…

Lexo më Shumë

Një debat mes Eglit dhe Gjestit sot në shtëpi tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe fansave të spektaklit. Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa. Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët ajo i konsideron shokë. Egli iu përgjigj me qetësi duke e pyetur: “Nëse nuk ke ndjenja për mua, pse shqetësohesh?”, duke i kujtuar se ai vetë e kishte theksuar disa herë këtë gjë. Gjesti, i acaruar, mohoi të ishte xheloz dhe tha se thjesht kishte…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, njëzet e katër subjekte politike dhe koalicione nuk arritën të kalonin pragun zgjedhor prej 5 për qind, duke lindur pyetje të rëndësishme për fatin e votave të tyre. Gjatë votimeve të 9 shkurtit, këto subjekte përfshinin katër që përfaqësonin komunitetin shumicë shqiptar, të cilat gjithsej numërojnë rreth 21 mijë vota, apo 2 për qind të totalit. Ky fenomen është i rëndësishëm për të kuptuar dinamikën politike në Kosovë dhe mënyrën se si votat shpërndahen pas përfundimit të zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikon rezultatet për secilin subjekt politik që merr pjesë në zgjedhje,…

Lexo më Shumë

Në trevjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës, organizuan sot në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”. Në këtë veprimtari mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit. Të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrjen Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov. Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar veprimtari të shumta, në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën…

Lexo më Shumë

Në buxhetin e vitit 2025 do të rritet ndjeshëm mbështetjen financiare për shkollat ​​për të realizuar aktivitete që synojnë zhvillimin dhe përparimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Nëse deri më tani grantet ishin në vlerë prej 30 mijë denarë, me konkursin e radhës do të jenë gati 90 mijë denarë, gjegjësisht do të paguhen dy paga mesatare neto. Kjo është e  rregulluar me ndryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor, ndërsa do të rregullohet edhe me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, i cili së shpejti do të jetë në Kuvend. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.…

Lexo më Shumë

Qeveria shpalli sot fillimin e dy projekteve të rëndësishme me një vlerë totale prej 14.7 milionë euro. Projketet përfshijnë rikonstruimin dhe pajisjen me teknologji të avancuar për kujdes intensiv të spitalit të qytetit “8 Shtatori”, i cili do të financohet me 12 milionë euro, si dhe rikonstruksionin e aeroportit të Ohrit “Shën. Apostulli Pal”, për të cilin janë alokuar 2.7 milionë euro. “Një pjesë e marrëveshjes që arritëm me kompaninë TAV, e cila është koncesionare e aeroporteve të Maqedonisë dhe është pjesë e marrëveshjes koncesionare, e cila do të mundësojë cilësi më të lartë në shërbimet shëndetësore dhe numër më…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes, banorët e Big Brother VIP Albania u zgjuan nga gjumi, por ajo që ra në sy ishte sjellja e Gjestit, i cili duket se kishte diçka në mendje sapo hapi sytë. Me brushën e dhëmbëve ende në gojë, ai nisi të kërkonte Eglin nëpër shtëpi. Fillimisht shkoi në oborr, ku ajo nuk ishte, më pas u fut brenda për të vazhduar kërkimin, por pa sukses. Në fund, ai takoi Tirin dhe e pyeti për vendndodhjen e saj. Tiri i tregoi se Egli ishte ende në gjumë, gjë që e habiti Gjestin, i cili kërkoi të dinte saktësisht…

Lexo më Shumë