Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm (18 prill) në fshatin Daullas të Fierit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima është identifikuar si Agron Sukulli, banor i zonës. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë i tij është gjetur nga fqinjët poshtë gomës së zetorit. Dyshohet se ai ka qenë duke kryer punime mekanike për të rregulluar mjetin bujqësor, kur për shkaqe ende të paqarta, zetori është lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të…
Author: almakos
Dje, organizata jofitimprurëse e njohur si MITRE kuptoi se kontrata e saj me qeverinë amerikane kishte skaduar, duke ngritur shqetësime për sigurinë kibernetike të qytetarëve. MITRE është përgjegjëse për programin CVE (Common Vulnerabilities and Exposures), një iniciativë thelbësore për identifikimin dhe katalogimin e dobësi të sigurisë që prekin sistemet kibernetike globalisht. Kjo organizatë ofron udhëzime kritike për kompanitë e mëdha teknologjike, përfshirë Apple, Google dhe Microsoft, të cilat mbështeten në këtë informacion për të forcuar mbrojtjen e tyre dhe për t’u siguruar që pajisjet e konsumatorëve mbesin të sigurta. Financimi i MITRE nga qeveria federale është thelbësor për vazhdimësinë e…
Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve kundër grupeve kriminale. /SHENJA/ MARKETING
Një atentat mafioz tronditi Tiranën në mbrëmjen e së enjtes, më 17 prill, ku katër të rinj u plagosën pas një sulmi me armë në lëvizje. Ata udhëtonin me një automjet tip G-Class, dhe ndër ta ishin 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj (nipi dhe djali i pronarit të “Pelikani Security”), shoku i tyre 19-vjeçari Kian Mullahi, dhe shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa, 34 vjeç. Dinamika e ngjarjes dhe hetimet e deritanishme Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, kur katër të rinjtë dhe shoferi i tyre po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje në Pjezë të Shijakut, ku 11-vjeçari…
Sot mbushen 26 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Agjencia e Lajmeve KosovaPress, Radio Kosova e Lirë dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve. Beteja e Shkëmbit të Gradinës, e zhvilluar më 18 prill 1999, përbën një nga momentet më të rëndësishme në historinë e luftës për çlirimin e Kosovës. Kjo betejë jo vetëm që shënon një pikë kthese në ngjarjet luftarake, por edhe tregon guximin dhe sakrificën e disa individëve…
Një atentat mafioz ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, duke lënë katër persona të plagosur, përfshirë një 11-vjeçar, Dior Demiraj, dhe dy të rinj të tjerë, Marko Demiraj dhe Kian Mullahi. Ata ndodheshin në automjetin tip G-Class, të shoqëruar nga shoferi Arens Stafa, 34 vjeç, kur janë sulmuar me armë zjarri nga një automjet tjetër tip fuoristradë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, kur grupi i të rinjve po udhëtonte nga Pjezë për në Lundër, pas një feste ditëlindjeje për 11-vjeçarin. Pasi kanë hyrë në rrethrrotullimin e Shkozës, një automjet i ka zënë në pritë dhe ka nisur të qëllojë…
Shitësit me pakicë prej sot duhet të publikojnë çdo ditë çmimet e shitjes së produkteve në uebfaqet e tyre. Obligimi buron nga ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit që janë publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 mars dhe Ministria e Ekonomisë ka hartuar Rregullore për mënyrën e shpalljes së çmimeve të mallrave, raporton SHENJA. Përditësimet e çmimeve duhet të bëhen çdo ditë deri në orën 10:00, dhe në rast të një gabimi teknik të paqëllimshëm, tregtari është i detyruar të korrigjojë gabimin brenda 24 orëve. Rregullorja thotë se të gjithë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të…
Detaje të reja kanë dalë nga atentati tronditës i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku katër persona mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri ndaj një automjeti luksoz tip Mercedes Benz G-Class. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në segmentin midis rrethrrotullimit të Shkozës dhe zonës së Agropark, përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan. Të plagosurit janë identifikuar si: Dior Demiraj, 11 vjeç (djali i pronarit të “Pelikani Security”) Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç (nip i pronarit të kompanisë) Kian Mullahi, 19 vjeç, mik i familjes Demiraj Arenc Stafa, 34 vjeç, shofer i familjes dhe kompanisë “Pelikani Security” Festa që…
Kengetari Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një video të re që është bërë virale brenda pak orësh. Në pamjet e shpërndara, ai shihet në një ambient në Tiranë, i rrethuar nga miq, teksa përshëndet kamerën dhe ngre dorën lart në formën e një grushti. Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që janë shprehur të zhgënjyer nga kjo paraqitje. Giving gay idc #bbvipal4pic.twitter.com/Hr6AOU57Pd — misi (@natenemireee) April 17, 2025 Komentet e fansave janë të ndara, por një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë pritur mirë këtë gjest,…
Dita e sotme parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm ku temperaturat minimale arrijnë deri në 8 Gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 25 Gradë. Era do të fryjë veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, hera-herës me rrahje deri në 20 m/s.
Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023. Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen. Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se: – 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve,…
23:36 | 17 Prill 2025E.HShkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të jetë shtëpia e jetës. Një ekip i Kembrixhit që studion atmosferën e një planeti të quajtur K2-18b ka zbuluar shenja të molekulave të cilat në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të thjeshtë. Rezultatet janë pikasur nga teleskopi hapësinor James Ëebb i NASA-s, por ekipi dhe astronomët e pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këtë gjë. Studiuesi kryesor, Prof Nikku Madhusudhan, më tha në laboratorin e tij në Institutin e Astronomisë…

