Author: almakos

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar me ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare. Ajo e përshkroi Atin e Shenjtë si një “mbrojtës të fuqishëm të më të varfërve dhe më të dobtëve”, duke theksuar se Shqipëria kishte një vend të veçantë në zemrën e tij të madhe. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se sot përfundoi edhe “rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut”, duke nënvizuar ndikimin e tij të thellë për paqen dhe ndihmën ndaj të varfërve dhe atyre që kishin nevojë për mbështetje shpirtërore.…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të “BBVA”, Egli dhe Gjesti janë parë afër njëri-tjetrit. E për këtë pozitivitet dhe çiltëri që ofroi, ndjekësit kanë vendosur ta ndjekin aktoren. Asaj i janë rritur numri i “followers”-ve nga 319-mijë në 338-mijë. Kujtojmë që Tako ishte pjesë e finales, por që nuk arriti të rrëmbej çmimin e madh.

Lexo më Shumë

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Vatikan. Papa Françesku ishte i pari Papë nga Amerika Latine, i pari jezit në krye të Kishës Katolike. Asnjëherë më parë një papë nuk ka zgjedhur të mbante emrin programatik: Françesku. Sepse Fraçesku – të kujton të shenjtin Franci i Asisit (1182-1226). Ky bir tregtari mohoi çdo lloj pasurie, ndihej i thirrur prej Jezusit në një jetë në varfëri radikale dhe themeloi në këtë frymë urdhërin e Franceskanëve. Emri i Papës Francesku tingëllon pra jo sipas shkëlqimit të pallateve papnore, jo sipas rolit të një kishe, – dhe kreut të shtetit. Për argjentinasin…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media thekson se në protestën e organizuar nga familjarët e të rinjve që humbën tragjikisht jetën në Koçan, para dy ditësh, u paraqitën informacione tronditëse të cilat deri më tani nuk janë mohuar dhe as shpjeguar nga institucionet kompetente. Sipas BDI-së prindërit e viktimave publikisht shtrojnë pyetje për rolin e agjencisë së sigurimit “Rubikon” dhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme. “Këto pyetje e vendosin Ministrinë e Brendshme në qendër të përgjegjësisë. Prandaj, Bashkimi Demokratik për Integrim u drejton pyetje të drejtpërdrejta institucioneve kompetente, për të cilat opinioni publik ende pret përgjigje:…

Lexo më Shumë

Xheneta Fetahu ka komentuar thuajse të gjitha situatat e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë. Si opinioniste në “E diell”, ajo ka dhënë mendime në lidhje me të gjitha dinamikat në shtëpinë e famshme. Në një deklaratë të re, ajo thotë se nuk do të flasë më për ta, përmendur faktin që e kanë shqetësuar vazhdimisht. “Unë e kam thënë dhe po e përsëris sërish, disa nga njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë këtu jam në punë, unë po flas për herë të parë dhe të fundit në raport me ata dy për lidhjen që ka. I uroj vetëm…

Lexo më Shumë

Promovimi i produkteve në TikTok tani është mjaft i fuqishëm për të ndikuar në ekonomitë e mëdha bujqësore të SHBA-së dhe Iranit – të paktën kur bëhet fjalë për konsumin e ëmbëlsirave të nivelit të lartë. Një çokollatë e mbushur me një mbushje kremoze me fëstëk jeshil është bërë tepër popullor pas një serie videoklipesh të shpërndara në faqen e rrjeteve sociale. Pamjet e para që lavdërojnë shijen e të ashtuquajturës “çokollatë e Dubait” të shtrenjtë u postuan në fund të vitit 2023 dhe tani janë parë më shumë se 120 milionë herë, për të mos thënë asgjë nga videot…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me njoftim pas arrestimit të tre zyrtarëve të policisë rrugore në Tiranë, përfshirë shefin e qarkullimit, Roven Zeka, shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku, dhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ata dyshohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, arrestimet janë bërë pasi këta zyrtarë i kanë marrë ryshfet 2 mijë euro një shoferje që u përfshi në një aksident rrugor më 16 prill në Tiranë. Nga përplasja e dy automjeteve, 5 pasagjerë të një prej makinave u dërguan në spital…

Lexo më Shumë

Sot, mbi vendin tonë pritet mot i bukur me diell dhe atëherë vranësira të shpërndara që mund të sjellin riga shiu në disa vende. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se parashikimi i motit për sot është pozitiv, me mundësi për riga shiu gjatë ditës. Kjo luhatje në mot do të jetë e përkohshme, me theks të veçantë në ambientin e ngrohtë dhe diellor që do të mbizotërojë në shumicën e vendit. Temperaturat minimale gjatë mëngjesit do të variojnë në intervalin 9-12 gradë Celsius, çka sugjeron se qytetarët duhet të vendosin rroba të lehta për të kaluar ditën…

Lexo më Shumë

Dy partitë e mëdha politike kanë përfshirë në listat e deputetëve një dyzinë personash nën hetim apo gjykim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit, duke sfiduar sipas studiuesve të politikës, institucionet e drejtësisë dhe elektoratin. Një dekadë pas votimit unanim në Kuvend të ligjit për dekriminalizimin e politikës, dy forcat kryesore në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kandidojnë në lista të mbyllura dhe të hapura një duzinë personash që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Pavarësisht se korrupsioni është një nga problemet madhore të Shqipërisë dhe politika po shkon drejt zgjedhjeve me premtime për…

Lexo më Shumë

NIKOLETA KOVAÇI/ Dy ditë më parë, u bë me dije se tre zyrtarë të Policisë së Shtetit janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. U tha se ndaj tyre ishte lëshuar një urdhërarrest për shkak dyshimesh që lidhen me korrupsionin. Por Prokuroria e Posaçme nuk doli me asnjë njoftim zyrtar në lidhje me urdhërarrestet e aq më pak me detajet për akuzat ndaj tre personave, por u bë me dije se mes të arrestuarve ishte edhe kreu i Rrugores së Tiranës, një oficer karriere, i cili u vendos në krye të kësaj strukture policore si risi e…

Lexo më Shumë

Gjesti dhe Egli Tako janë tashmë një çift i dalë nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania. Lidhja e tyre ka pasur ulje e ngritje të shumta, por duket që kanë gjetur paqe me njëri-tjetrin. Ka qenë fituesi i këtij edicioni më skeptik për atë që do të ndodhë jashtë shtëpisë, më i pasigurt për raportin. Në mbrëmjen e organizuar pas BBVA, ata shihen të lumtur e të përqafuar me njëri-tjetrin. Egli ka ndarë një video në InstaStory, teksa ka shkruar: “Sot, dje dhe nesër”. Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të ecë kjo marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i cili do të vendoset në etiketë për të garantuar gjurmueshmëri të plotë në zinxhirin ushqimor. Kjo masë vjen si pjesë e udhëzimit të ri “Mbi treguesit ose shenjat që identifikojnë lot-in të cilit i përket një produkt ushqimor1 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i botuar në Fletoren Zyrtare, që synon rritjen e sigurisë ushqimore dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian. “Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore…

Lexo më Shumë