Author: almakos

Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Tashmë Big Brother ka mbaruar dhe reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. E një të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktori Çun Lajçi, i cili e ka përkrahur këngëtarin pejan në këtë rrugëtim. Në një postim të ri, artisti shqiptar ka uruar Pashkët, derisa bën thirrje që në këtë ditë Gjesti të pajtohet me Joz Markun – marrë parasysh konfliktet që patën me njëri-tjetrin. Për më shumë, ndiqni të plotë postimin e Lajçit (pa ndërhyrje): “Me shkas Me shnet Pashket vllazën të krishtenë. U…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka theksuar se formimi i institucioneve në Kosovë është një nevojë urgjente dhe shumë e rëndësishme për stabilitetin e vendit. Në përpjekjen e saj të tretë për të formuar Kuvendin e Kosovës, partia fituese nga zgjedhjet e datës 9 shkurt, Lëvizja Vetëvendosje, ka dështuar dy herë të zgjedhë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare. Kjo situatë ka çuar në shtyrjen e seancës për 48 orë, me një takimi të ri që pritet të ndodhë të hënën në orën 15:00. Ambasadori Nissinen shprehet se është thelbësore që institucionet funksionale të krijohen sa më shpejt. Ai thekson…

Lexo më Shumë

Një fenomen i rrallë natyrorë ka mahnitur sot banorët e Kosovës. Aureola diellore, e cila është shfaqur për herë të parë në këtë mënyrë për shumë kohë, ka kapur vëmendjen e të gjithëve. Kjo atmosferë mrekullueshëm e ndritshme e rrethuar nga një rreth i bukur ka krijuar një mjedis spektakolar për ata që ishin të vetëdijshëm për këtë fenomen unik. Aureola diellore, e njohur ndryshe si halo diellore, është një fenomen optik që shfaqet si një rreth i ndritshëm rreth Diellit ose Hënës. Kjo ndodhi për shkak të përthyerjes dhe pasqyrimit të rrezatimeve të Diellit në kristale akulli që ndodhen…

Lexo më Shumë

Këngëtari nga Kosova, Gjesti, u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Ai ishte në një garë të ngushtë me Rozana Radin, ku arriti të fitojë plot 100 mijë euro. Artisti pejan u shfaq tejet i emocionuar në momentin kur iu thirr emri, ndonëse iu gëzua fitores në masë të madhe. Egli Tako nga ana tjetër u rendit si finalistja e katërt, e në vend të tretë ishte aktori Laert Vasili. Bukuroshja, e cila ka nisur një lidhje me Gjestin, pas përfundimit u takua me prindërit e fituesit. Në një video që ka qarkulluar në rrjete…

Lexo më Shumë

Festa e Pashkëve ngjall tradita të lashta dhe simbolizmi të thellë, me veçanërisht Veza e Kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës si elementët kryesorë. Veza e Kuqe e Pashkës është një nga simbolet më të njohura të kësaj feste, duke përfaqësuar jetën dhe ringjalljen. Kjo vezë, e cila daton që nga koha e Krishtërimit, ka qenë pranë besimtarëve si një simbol i fuqishëm i besimit dhe shpresës. Ajo lidhet ngushtë me ngjarjen e ringjalljes së Krishtit dhe, për këtë arsye, ka fituar një vend të veçantë në traditat pashtiquese të shumë vendeve. Por, çfarë e bën vezën një simbol…

Lexo më Shumë

Në rrugën lokale për fshatin Kurija, Negotinë, m;ngjesin e sot;m  në ora 04.20, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë kanë privuar nga liria S.D. (28) nga Negotina. “Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet Hyundai me targa të Shtipit, i drejtuar nga Z.S. dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht se kishte 1,55 promilë alkool në gjak, pas së cilës është larguar menjëherë nga komunikacioni dhe është ndaluar në stacionin policor”, thuhet në kumtresën e MPB-së. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar edicioni i katërt i “Big Brother VIP Albania” dhe fitues është Gjesti. Personazhi karizmatik që përshkoj dy “Big Brother”, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë diferencen në lojë, ka krijuar shumë dinamika gjatë tre muajve Pas fitores sa madhe, në faqen e Gjestit është bërë falenderimi i parë për ndjekësit, simpatizantët dhe të gjithë ata që e mbështetën fortë, shkruan Kosovarja. Kushdo që e mirëmban faqen e Gjestit, ma bërë një gabim, që nuk e ka shkruar në fund frazen e tij të famshme: U kry çdo sen!

Lexo më Shumë

Një sherr mes një çifti shqiptar në Greqi përfundoi në një përleshje të dhunshme mes familjarësh, me disa të plagosur dhe katër persona të arrestuar. Sipas mediave greke, gjithçka nisi pas një debati verbal mes bashkëshortëve. Gruaja u largua drejt banesës së babait të saj, ku ndodhej edhe vëllai i saj, dhe i tregoi atyre për sherrin me bashkëshortin. Më pas, babai dhe vëllai i saj u drejtuan për në shtëpinë e dhëndrit, ku ndodhej edhe ai me vëllezërit e tij. Përplasja fizike mes palëve përshkallëzoi në dhunë të ashpër. Si pasojë, dhëndri dhe vjehrri u plagosën dhe u transportuan…

Lexo më Shumë

Disa javë pas lëshimit të iOS 18.4 për të gjithë përdoruesit, Apple ka publikuar tashmë iOS 18.4.1 – një përditësim i pritshëm që sjell rregullime të rëndësishme të gabimeve dhe përmirësime të sigurisë për përdoruesit e gjithë pajisjeve të saj. Ky version i ri, i disponueshëm për pajisjet si iPhone dhe iPad, ka ardhur me disa veçori të përmirësuara që shpresojmë se do të adresojnë shqetësimet e përdoruesve dhe do të rrisin përvojën e përgjithshme të përdorimit. Përveç përmirësimeve në iOS, Apple gjithashtu ka publikuar versione të reja të sistemeve të tjera operative si iPadOS 18.4.1, macOS 15.4.1, tvOS 18.4.1,…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Gjirokastër rreth orës 13:30 të kësaj të diele. Familjarët e shtetasit V. P., 17 vjeç, nga fshati Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u varur në banesën e tij. Grupi hetimor është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Kontrabandistët e dyshuar shqiptarë kanë përdorur një jaht luksoz për të fshehur emigrantët që ishin nisur për në Britani. Mjeti lundrues besohet të ketë lundruar nga Brest, Francë dhe u kap në Kanalin Anglez gjatë rrugës për në Neëquay në Bregun Jugor, raportojnë mediat britanike. Ajo vjen pasi bandat kriminale gjejnë mënyra të reja për t’iu shmangur autoriteteve pasi një marrëveshje e shpejtë e kthimit çoi në një rënie të ndjeshme të mbërritjes së shqiptarëve me varka të vogla. Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, gjetën 20 pasagjerë të fshehur. Të gjithë mendohet se janë shtetas shqiptarë. 19 burrat…

Lexo më Shumë

Në natën më të rëndësishme të spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, finalen e Big Brother VIP Albania, syrit të vëmendshëm të publikut nuk i shpëtoi mungesa e një prej ish-banorëve që la gjurmë në shtëpi: Jozi. Pavarësisht se nuk arriti të shkojë deri në finale, Jozi ishte një ndër figurat më të komentuara dhe të ndjekura gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend. Në një kohë kur ish-banorët grumbullohen për të marrë pjesë në finalen e madhe, duke ndarë emocione, kujtime dhe përjetime përpara publikut shqiptar, Jozi zgjodhi të mos jetë fizikisht i pranishëm në…

Lexo më Shumë