Author: almakos

Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit dhe tashmë lëvizja është devijuar në By-pass-i e Murrizit. Sipas informacioneve paraprake, drejt tunelit janë nisur disa autoambulanca, ndërsa shkak raportohet se është bërë një aksident. Mësohet se nga aksidenti ka disa persona të plagosur dhe një prej ambulancave është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Lexo më Shumë

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka sjellë vendim për abrogimin dhe zhbërjen e ligjit për përdorimin e gjuhëve ka ministri dhe dikastere të Qeverisë që nuk përdorin gjuhën shqipe. Rast konkret është Ministria e Energjetikës e cila ëeb faqen e sajë e ka vetëm në gjuhën maqedonase dhe nuk ka fare mundësi që lajmet nga kjo ministri të bëhen fare në gjuhën shqipe. E Ministria e Punëve të Brendshme e cila edhe pse formalisht ka mundësinë që të bëj faqen në gjuhën shqipe, por kur klikon në linqe të posaçme, ligjet dhe aktet nën ligjore të dalin vetëm në…

Lexo më Shumë

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin dhe Gjestin. Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 nuk i ka kursyer “kunjat”, madje as në një video që postoi, teksa transmetohej spektakli i së shtunës. “Unë dhe Brikenda jemi më shumë çift se do, do” – një koment që ndezi menjëherë rrjetin dhe u interpretua si një ironi e drejtpërdrejtë ndaj marrëdhënies së diskutuar të çiftit brenda shtëpisë së famshme. Pas kësaj daljeje, Xheneta publikoi edhe një set fotografik ku shfaqet në super formë,…

Lexo më Shumë

Radhë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës. Pas festimit të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt shtetit grek ndërsa kanë krijuar radhë në pritje për të kaluar doganën. Aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera. Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke. Të indinjuar, emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer gjithësej 617 kontrolle emergjente para festave të Pashkëve, gjatë të cilave kanë njoftuar se janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta. Sipas njoftimit të Agjencisë tek 16 operatorë, nga kontrollet u konstatua se kërkesat higjienike për sigurinë e ushqimeve dhe kushtet teknike në ambiente ishin të pakënaqshme. AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISË “Gjatë kontrolleve është konstatuar se 16 operatorë nuk kanë plotësuar kushtet higjienike për sigurinë e ushqimeve dhe kushtet teknike në objekte. Katër operatorë nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve të tyre ose kanë pasur kartela shëndetësore të skaduara”.…

Lexo më Shumë

Genta Ismajli, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe një ikonë e padiskutueshme e skenës së estradës, ka publikuar një imazh që ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale. Kjo paraqitje e re e këngëtares vjen në një kohë kur në media kanë qarkulluar raportime për gjendjen e saj shëndetësore dhe për një operacion që thuhet se ajo ka kryer, megjithatë, Genta vetë ende nuk është deklaruar publikisht për këto spekulime. Në fotografinë e publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, Genta shfaqet me një pamje të fuqishme dhe elegante, e veshur me një bluzë…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Pogradec-Korçë”, ku kanë mbetur të lënduar dy persona. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasja me iniciale D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar vetë ajo dhe nëna e saj, e cila ishte pasagjere në mjet. Të dyja të plagosurat janë dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pogradec/ Informacion paraprak Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së 17 prillit në Lundër, ku mbetën të plagosur katër persona, përfshirë dy djemtë e mitur të Vesel Demirajt, pronar i kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, hetuesit kanë hedhur poshtë pistën e mëparshme, sipas së cilës shënjestër e atentatit mund të ishte A.B., bashkëshortja e të ndjerit Sidorel Prendi alias Roan Brahimi, i vrarë në Greqi më 9 maj 2024. Ajo rezulton të ketë qenë në spitalin e Lezhës në kohën e ngjarjes, pasi ishte njoftuar për plagosjen dhe më pas vdekjen e vjehrrit të saj, Gjovalin…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të ‘Big Brother VIP Abania’, çifti Gjesti dhe Egli po tërheqin vëmendjen e të gjithëve, duke u shfaqur të afërt dhe të lumtur në after-party-n e këtij reality show. Top Channel organizoi një festë mbresëlënëse, ku ishin të pranishëm të gjithë banorët e këtij edicioni të njohur, ndërsa Gjesti dhe Egli, çifti më i përfolur i momentit, morën vëmendjen e mediave dhe të ftuarve. Mbrëmja ishte e mbushur plot atmosferë festive dhe momentesh të paharrueshme, ku dashuria dhe gëzimi janë bërë pjesë e pandarë e natës. Si një nga çiftet më të njohura të reality show-ve shqiptarë, Gjesti…

Lexo më Shumë

Meta po zbaton një sistem të avancuar të inteligjencës artificiale për të identifikuar adoleshentët në platformën e saj Instagram. Instagram, si një nga platformat më të njohura sociale në botë, ka njoftuar se në vitin 2024 do të fillojë të përdorë AI për të monitoruar moshën e përdoruesve të saj. Së fundmi, është njoftuar se sistemi do të mbledhë sinjale të ndryshme, si p.sh. mesazhet që tregojnë datëlindjen e përdoruesve, për të përcaktuar nëse ata janë nën 18 vjeç. Në këtë kuadër, kompania do të përdorë AI për të zbuluar në mënyrë proaktive llogaritë e adoleshentëve që arrijnë moshën e…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së dielës, më 20 prill, në Avenue Charras, në qytetin Clermont-Ferrand të Francës. Sipas mediave franceze, i riu është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej në trotuar, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me makinë dhe aktualisht janë ende të paidentifikuar. Ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 19-vjeçari u shpall i vdekur pas dy orësh. Burime nga Prokuroria franceze kanë bërë të ditur se viktima nuk kishte precedentë penalë, ndërsa nuk është konfirmuar ende nëse kishte ndonjë përfshirje në veprimtari kriminale, përfshirë trafikun e drogës,…

Lexo më Shumë

Kulla Eiffel do të qëndrojë e fikur mbrëmjen e sotme në shenjë nderimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, lajm i konfirmuar më herët gjatë ditës nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi se do të propozojë që një vend në kryeqytetin francez të mbajë emrin e Atit të Shenjtë, si homazh për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Në deklaratën e saj, Hidalgo theksoi përkushtimin e Papa Françeskut për një kishë që i shtrin dorën më të pambrojturve, si dhe rolin e tij në vendosjen e çështjeve mjedisore në qendër të debatit…

Lexo më Shumë