Author: almakos

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski lidhur me gjuhën shqipe. “Z. gjyqtar Darko Kostadinovski, nëse ke diçka për të thënë, eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve,” shkruan Hasani në reagimin e tij. Hasani e akuzon Kostadinovskin për përçmim të gjuhës shqipe, duke ju drejtuar me fjalët: “Kush je ti që ta ofendosh gjuhën time?” Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Hasani: Z. gjykatës Darko Kostadinovski, nëse ke diçka për të thënë, eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve. Mendimi…

Lexo më Shumë

Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur një mbështetje të fortë për kryetarin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke e cilësuar atë si një lider të matur, të mençur dhe guximtar. Në një postim në rrjetet sociale, Endriti theksoi se Memli Krasniqi ka marrë përsipër një sfidë të madhe në këto kohëra të vështira, duke e udhëhequar PDK-në me një fizionomisë pozitive. Sipas tij, pavarësisht vështirësive, ai ka arritur të mbajë kursin e duhur dhe të dalë me dinjitet në çdo situatë, duke arritur të fitojë besimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë. “Babi im,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i ftuar në Log në News24 foli lidhur me përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, duke paralajmëruar se situata ka dalë përtej kufijve të një konflikti rajonal dhe mund të shndërrohet në një përplasje me përmasa globale. “Nuk është më thjesht një çështje mes Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka potencialin të përfshijë aktorë të tjerë dhe të ndryshojë sistemin dhe rendin aktual, veçanërisht në Lindjen e Mesme, por edhe përtej saj,” u shpreh Çollaku. Sipas tij, përplasja aktuale mund të zgjerohet ndjeshëm nëse përfshihen edhe fuqitë e mëdha botërore. “Nëse do të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti deklaroi se VLEN ende nuk ka konfirmuar kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi procesi i hulumtimit të opinionit publik është në rrjedhë. “Për momentin nuk kemi caktuar emrat, pasi nga ana e VLEN-it janë angazhuar agjenci serioze për të anketuar publikun, ku përpunohen edhe temat, programet por edhe kandidatët e VLEN-it për zgjedhjet e ardhshme lokale. Anketat do të jenë një nga faktorët kryesorë për orientimin e kandidaturave”, deklaroi Mexhiti, pas hapjes së Forumit energjetik në Maqedoni – MEF25 sot në Shkup. Ai tha se “kampusi shqiptar” në zgjedhjet lokale do të konkurrojë si…

Lexo më Shumë

Deputeti socialist Denis Deliu ka komentuar përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar ndërhyrjen izraelite si një operacion të mirëmenduar, që sipas tij ka nxjerrë në pah superioritetin teknologjik të Izraelit dhe ka goditur rëndë infrastrukturën ushtarake dhe strategjike të Iranit. I ftuar në emisionin Log në News24, Deliu tha se operacioni izraelit ishte i karakterit hibrid, me shumë komponentë të koordinuar në mënyrë efektive. “Sot kemi një retorikë armiqësore të Teheranit ndaj Izraelit, por realisht, sulmi izraelit ka gjunjëzuar Iranin. Janë goditur aeroporte ushtarake, janë vrarë njerëz të rëndësishëm, komandantë dhe shkencëtarë që punonin për programin…

Lexo më Shumë

Familja Reçi nga fshati i thellë malor Brret, vetëm 3 kilometra larg Krujës, vijon të jetojë në kushte ekstreme, në një çadër të kalbur që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019. Gjashtë anëtarë të kësaj familjeje, mes tyre tre fëmijë, nuk kanë ende një strehë të sigurt, ndërsa ndihmat e dhëna deri më tani janë të pamjaftueshme për të përballuar realitetin e tyre të përditshëm. [embedded content] Gazetarja Klaudja Mertkola e “Tak Fak”, bashkë me Agron Reçin – kryefamiljarin, u ngjitën në majat e thyer të Brretit për t’u rikthyer me ndihma nga “Fundjavë Ndryshe”, ushqime bazë, veshje dhe këpucë…

Lexo më Shumë

Tranzicioni energjetik nuk është më çështje teknike, por sfidë brezash, porositën pjesëmarrësit në hapjen e Forumit energjetik në Maqedoni – MEF25. Nga Shkupi sot është dërguar porosi e qartë se Ballkani Perëndimor ka kapacitet të jetë lider, jo ndjekës në transformimin global të energjisë, por kjo kërkon vullnet politik, bashkëpunim rajonal dhe përfshirje të qytetarëve. Në hapjen e MEF25, ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, theksoi rëndësinë strategjike të Ligjit të ri për energjetikë dhe agjendës ambicioze të investimeve të Qeverisë, si hallkë kyçe për përshpejtimin e tranzicionit energjetik në Maqedoninë e Veriut. “Ligji i ri për energjetikë mundëson liberalizimin e…

Lexo më Shumë

Dy denoncime të pazakonta kanë mbërritur në redaksinë e emisionit Tak Fak. Dy qytetarë, njëri që banon prej vitesh në Gjermani dhe një tjetër që jeton në Shqipëri, mendojnë se kanë rënë pre e një përndjekje, shumë të ndryshme nga ajo klasike, siç bëhej dikur, këmba këmbës. [embedded content] Ata thonë se përndjekja bëhet me anë të mikroçipave që u janë vendosur në trup, por nuk dihet se nga kush. Madje as ata vetë nuk e dinë, ashtu siç nuk dinë qëllimin përse janë ata të përzgjedhurit. “Jam Enveri… Kam 35 çipa në trup. I kam poshtë gjoksit. Kam lodhje. Mi kanë…

Lexo më Shumë

Rreth 540 mijë euro i ka kushtuar Korporatës Energjetike të Kosovës blerja e tre ftohësve të hidrogjenit për gjeneratorët elektrik të bllokut B1 dhe B2 të Termoncetralit “Kosova B”. Kontrata tashmë është dhënë, e nënshkrimi pritet të bëhet këtë javë. Kontrata me vlerë totale prej 539 mijë e 599 euro i është dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë kompanisë “GE Steam Power Service France”, personifikuar si kompania ku punon “eksperti gjerman i Kurtit”, siç shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Kjo është një lëvizje strategjike për KEK, e cila synon përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe mbështetje në…

Lexo më Shumë

Raporti mbi punën e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 u miratua sot nga Komisioni për Financa dhe Buxhet. Komisioneri Kiril Jovanovski, duke e shpjeguar Raportin, theksoi se përveç përmirësimit të performancës institucionale, ata gjithashtu mundësuan zhvillimin dhe stabilitetin e mëtejshëm të tregut të kapitalit dhe si rezultat i gjithë kësaj, besimi publik në institucionet e tregut të kapitalit vazhdoi të rritet vazhdimisht. “Do të doja gjithashtu të theksoja kontributin tonë në harmonizimin e legjislacionit vendas me rregulloret e tregut të kapitalit të BE-së. Në këtë drejtim, në vitin 2024, Komisioni i…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndime për katër pasagjerë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar në spital tre fëmijë dhe një grua, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lexo më Shumë

Mario, një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë dy ditë më parë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj, ka treguar për mediat italiane momentet e fundit para tragjedisë që tronditi opinionin publik. “Isha me babin, shkuam të hanim akullore… pastaj ai vrau mamin,” është shprehur i riu, duke përshkruar skenarin e dhimbshëm që parapriu krimin makabër të ndodhur në rrugët e Perugias. Autori i femicidit, 55-vjeçari Nikollaq Hudhra, punëtor në një kompani bujqësore në Passignano sul Trasimeno dhe me origjinë shqiptare, u vetëdorëzua menjëherë pas ngjarjes. Ai e priti mbërritjen e karabinierëve ulur në…

Lexo më Shumë