Deputeti socialist Denis Deliu ka komentuar përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar ndërhyrjen izraelite si një operacion të mirëmenduar, që sipas tij ka nxjerrë në pah superioritetin teknologjik të Izraelit dhe ka goditur rëndë infrastrukturën ushtarake dhe strategjike të Iranit.
I ftuar në emisionin Log në News24, Deliu tha se operacioni izraelit ishte i karakterit hibrid, me shumë komponentë të koordinuar në mënyrë efektive.
“Sot kemi një retorikë armiqësore të Teheranit ndaj Izraelit, por realisht, sulmi izraelit ka gjunjëzuar Iranin. Janë goditur aeroporte ushtarake, janë vrarë njerëz të rëndësishëm, komandantë dhe shkencëtarë që punonin për programin bërthamor iranian,” u shpreh Deliu.
Ai theksoi se veprimet e Tel Avivit janë rezultat i një inteligjence parandaluese dhe të mirëorganizuar “Është goditur infrastruktura bazë për ngritjen e raketave balistike dhe shumë baza që besohet se lidhen me pasurimin e uraniumit. Edhe televizioni shtetëror iranian u godit. Janë dhënë urdhra për evakuime nga baza të rëndësishme ushtarake.”
Sipas tij, sulmi ka ekspozuar nivelin e lartë teknologjik të Izraelit dhe ka dërguar një mesazh të qartë në rajon për kapacitetet e këtij shteti në luftë moderne.
Denis Deliu: Sot kemi një retorikë armiqësore e Teheranit ndaj Izraelit. Operacion i mirëmenduar, hibrid janë shumë komponentë që lidhen. Është inteligjenca parashikuese dhe parandaluese për veprimet e ushtrisë iraniane. Është goditja e infrastrukturës, bazës kryesore për ngritjen e raketave balistike. Kemi goditjen e aeroporteve luftarakë, vrasjen e komandantëve kryesore, vrasjen e shumë shkenctarëve. Kemi goditjen e shumë bazave që mendohet se punojnë për pasurimin e uraniumit. Sulmi nxori në pah aftësitë teknologjike të Izraelit. Pothuajse ne kemi parë avionët luftarake dhe shtetin iranian të gjunjëzuar. Televizioni është goditur, kemi dhe urdhra të ushtrisë izraelite për largime nga baza ushtarake.