Nga Besim Ndregjoni
Vëllezër dhe motra shqiptar-amerikan!
Një retrospektiv e pluralizmit shqiptar!
Ardhja e pluralizmit politikë në 90, ishte një gëzim i padiskutushëm për ne antikomunistët që kishim një bilanc tragjik përndjekje politike dhe qëndrese ndaj diktaturës komuniste, nga më të mëdhenjtë në Europë për numrin e popullsisë. Ne antikomunistët besuam se më në fund shqiptarët do të fitonin lirinë që e paguan shum shtrejtë me humbje jete, dhe me burgime politike tragjike, me Kampe përqendrimi të sundimit stalinist –enveriste të tipit Gulakët e Rusisë sovjetike.
Mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur kufomat që nga fëmitë e uritur në kampin famkeq të Tepelenës, që ju shkaktonin vdekjen me uri, dhe kufomat i hidhnin në lumi Vjosa!
Malet e veriut u mbushen me trupat e luftëtarve antikomunistë të tradhtuar nga loja e Kim Filbit i cili kishte shërbyer në shërbimet sekrete anglo –amerikane dhe informonte diktaturën komuniste të Shqipërisë. Qytetet e Shqipërisë mbusheshin me ekzekutimet e trupave të intelektualëve që kishin kontribua në dhënjen e pamvarsisë dhe në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar! Këta shqiptar sot mbas 35 vitesh nuk kan një varr në tokën e tyre. Të burgosurit politikë që kryen mbi 917.000 vite burg politikë kundra diktaturës , gjatë këtij tranzicjoni politikë komunistë, shumica ikën në botën e amshuar të përçmuar, vetëm me fitimin e lirisë së fjalës. Se establishmenti politik komunist i krijuar në 90 nuk i dënoi krimet e komunizmit stalinist të Enver Hoxhës. Ka 35 vite që parlamenti shqiptar nuk mban një minute heshtje për të zhdukurit e komunizmit. Nuk ka një muze për krimet e komunizmit. Asnjë parti politike shqiptare që u krijua në 90 nuk ju kërkoi falje shqiptarve për krimet e komunizmit. Shteti shqiptar hesht ndaj këtyre krimeve duke ndërtuar ca institucjone politike që të kalojnë këto krime në harresë, e kundërta ndodhi me Europën komuniste ajo e dënoi ideologjinë staliniste në vitin 1956, Shqipëria ndoqi stalinizmit, deri në vitin 90 me ligj diktatorial. Partia e parë opozitare nuk e dënoi ideologjinë staliniste dhe nuk kërkoi në pluralizëm të dënohej kjo ideologji kriminale. Përkundrazi partia staliniste e Enver Hoxhës, ndrroi emrin dhe u vetemruar Parti socialiste, e cila u bë pjesmarrse në pluralizëm dhe arriti mbrenda 5 vitesh të mertet pushtet me anën e armëve në 97. Kurse partia demokratike, jo vetëm që nuk kërkoi vënjen përpara ligjit krimet që i kishin kryer komunistat por vazhdonte me parulla bolshevike “Poshtë komunizmi,” dhe komunizmin nuk e dënoi me ligj.
Sot situata në Shqipëri është kaotike, pasardhësit e stalinizmit të djeshëm, nuk kan mundësi të burgosin, apo të pushkatojnë, por sundimin e tyre e kan kthyer me ligj duke aprovuar ligje me mbajt pushtet dhe duke nxjerrë jasht politikbërjes antikomunistët që e paguan me gjak lirinë.
Sot politikanët shqiptar bijtë e stalinistëve të djeshëm e kan kthyer shtetin shqiptar në një pronë dy partiake si shtet fitimprurës për veten e tyre. Në vitin 2008 ata e kthyen votën në një monopol partiak dhe aspak të lënë popullit të votojë i lirë. Ashtu siç bëri diktatura në vitin 1976 që e kthej partinë në shtet, kështu u veprua dhe në 2008. Dhe këtu mori goditjen fatale demokracia e brishtë shqiptare. Pronën e kthyen nga pronarët e ligjshëm në shërbim të pushtetit stalinistë dhe pushtetarve më të korruptuar në kontinentin Europian.
Ju vëllezërit shqiptar të Amerikës, ikët nga diktatura komuniste me synimin që të mbroni Shqipërinë. Ju e paguat me gjak ikjen, dhe u vendoset në Amerikën e lirisë e vlerave demokratike botërore. Familjet tuaja dhe gjithë rrethi i juaj familjar që ngeli në Shqipëri provoi gjenocidin komuniste, dhe ju u njohët me krimet e kryera në familjet tuaj mbas vitetve 90 kur Shqipëria u hap, dhe patë me sytë tuaj, se çfar krimesh çnjerzore ju kishte shkaktuar partia komuniste, familjeve tuaja, dhe mbarë antikomunistave shqiptarë.
Ju shqiptarët e Amerikës ndërtuat jetët tuaj në lirinë amerikane, u batë bisnesmen, intelektual të fushave të ndryshme, gazetar, deri tek Zëri i Amerikës, që për ne në Shqipëri ishte Zëri i lirisë të shum pritur.
Ne të mbijetuarit e komunizmit që kërkojmë varret për mbi 6000 të zhdukurit, pa pasur asnjë ndihmë nga financiare ligjore nga shtetit i ashtuquajtur “demokratik” ne nuk zgjodhëm kanunin “Gjaku lahet me gjak,”për këta të pushkatuar e të ngelur pa varr nga pasuesit e politikës staliniste shqiptare që mori peng lirinë dhe demokracinë. Zgjodhëm drejtsin për ti denuar krimet. Kjo ishte fitorja morale ligjore e jona. Pamvarsishte se drejtsinë e kan në dorë të djeshmit dhe të sotshmit staliniste të politikës shqiptare.. Ne antikomunistët të burgosur dhe të përndjekur politikë pritshim si drita diellin që Shqiptarët e Amerikës të ndërgjegjësuar për krimet e komunizmit që u kishin ndodhur familjeve të tyre, dhe mbar antikomunistave shqiptarë do të ishin mbrojtësit e lirisë tonë që e paguam me gjak në shtetin e lirisë Amerikë.
Ne pritshim që ata bisnesmen, intelektual, gazetar, shqiptar-amerikan, do të lobonin në adminstratën amerikan që diktatura enveriste të dënohej me ligj. Por kjo për tre dekada nuk ndodhi. Ne bashkombasit tuaj në Shqipëri nuk kishim as mundësi ekonomike, as mundësi ligjore, që të i bënim prezencë në Kongresin amerikan dhe në Departamentin e shtetit që Shqipëria të nxirrte para ligjit krimet e komunizmit që kishin vepruar në tre breza në Shqipëri. Vëllezër shqiptar të Amerikës,sot konstatojmë me keqardhje të madhe se Shqiptarët e Amerikës nuk u banë zëdhënës të lirisë së familjeve të tyre, që provuan krimet dhe të antikomunistëve që i përballuan këto krime në Shqipërin nënë. Ju u besuat retorikave politike mashtruese të stalinistëve të rinj, që muarën pushtet pa votë dhe e kthyen me paret e drogës të mbjellur në Shqipëri, duke blerë dhe individë të administratës amerikane europiane vetëm për të sunduar Shqipërinë me një demokraci fallco qesharake, dhe synimi i tyre i vetëm ishte është që klasa antikomuniste mos të drejtoi Shqipërinë. Ju me ndenjën e shqiptarit që po i shërbenin Shtetit shqiptar, lobuat në Kongres dhe në Departamentin e shtetit, duke përkrahur këta politikan urrejtës të antikomunizmit shqiptar. Nuk ju fajsoi por duhet e pakta të pyetnit “A po funksion demokracia, a nuk ju a kan shkelur të dretat juve që përballuat diktaturën.”
Asnjë lobing të dashur bashkatdhetar nuk keni bërë në Kongresin amerikan, në Departamentin e shtetit për të vënë përball përgjegjësive pushtetin”Demokratik komunist,” që nuk ju bashkua Europës për te denuar krimet e komunizmit. I vetmi vend në Europë është Shqipëria që nuk i ka denuar krimet e komunizmit. Lobimin tuaj të dashur vëllezër e pritshim ta banit Ju, por ju u kënaqët me lirinë e hapjes, dhe heshtët. Mbas 35 vitesh shohim me trishtim se si Shqiptarët amerikan lobojnë në Kongres për jetgjatsinë e udhëheqësve komuniste, dhe nuk lobojnë për krimet e komunizmit. Hargjonjë miljona dollarë për Edi Ramën që ta paraqesin si udhëheqës të Shqipërisë, dhe nuk dërgoni në Kongresin amerikan “Thirrjen që u bëri e burgosura politike Lavdie Nela bashkëshortja e poetit martir Havzi Nela në protestën 100 ditore të rinisë shqiptare, dhe që e botuan dhe gazetat angleze “A kan ndonjë Kryeministër në botë, bir ekzekutori që të drejtoj një shtet demokratik përveç në Shqipëri!” Asnjë reagim nga bashkombasit tonë në Amerikë për protestën madhështore të rinisë shqiptare për largimin nga politika të establishementit politik stalinist që u instaluar në Shqipëri gjatë 35 viteteve të pluralizmit. Vëllezer shqiptar të Malit Zi ju keni vuajtur nën pushtimin serb, dhe ju jeni organizuar sëbashku me shqiptarët e Shqipnisë të pritnin në Miçigan diktatorin e fundit staliniste, birin e ekzekutorit të Havzi Nelës poetit të varun në litar në kohen e shembjes së murit të Berlinit Edi Ramën.
Vëllezër shqiptar të Malit të Zi, ju sjellim në vëmendje se partia e këtij Kryeministri ka mbytur në burgun e Burrelit shqiptarin e madh të Malit të Zi, Ministrin e Arsimit të shtetit shqiptar të viteve 30, Atdhetarin e madh rilindasin shqiptar, Mirash Ivanajn. Si mundeni vëllezër, të pritin një diktator që për 15 vite Kryeministër, ka shpopulluar Shqipërinë me 1.200.000 shqiptarë nëpër botë! Si mund të prisni e të loboni një përfaqësues të forcës diktatoriale komuniste që vrau Mirash Ivanajn që nderon shqiptarinë në çdo kohë dhe ju ban krenar Ju!
Apeli i jonë kombëtare për ju është mos e turpëroni Shqipërinë nënë, duke pritur diktatorë. Mirash Ivanaj nga përjetsia u ban thirrje mos i turpëroni shqiptarët e Malit të Zi se historia do të ju përçmojë për këto veprime antikombëtare. Vëllezër Shqiptar të Amerikës, Loboni që Shqipëria të denojë këtë klasë politike antikombëtare komuniste që mban peng lirinë e shqiptarve të Shqipërisë!
Bojkotoni takimet me këta politikan që mbajnë peng demokracinë, janë puthadorë të Vuçiçit kundra Kosovës martire.. Lobimi i juaj për të denuar këtë klasë politike dhe për të denuar krimet e komunizmit në Uashington do të ishte një shërbim atdhetar për nënën Shqipëri dhe për shqiptarinë në ballkan.
Ndiqni fjalën e Presidentit Amerikan , Antikomunistit të madh botëror Donald Tramp që ka thënë “komunizmi është e keqja e njerzimit dhe rreziku i Amerikës”.
Loboni në Kongresin amerikan dhe Departamentin e Shtetit, dhe jepni përkrahje Rinisë shqiptare që proteston mbi 100 ditë për një Shqipëri të re -PA KOMUNIZËM.
Këto lobinge ja keni borgj familjeve tuaja që vuajtën nën diktaturën komuniste ja keni Shqipërisë që të jetë një zonjë e rëndë në Europë pa ideologjinë çfaruese të komunizmit.
Le të ushtoi vargu i rilindësve tonë: Shqipëri mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë!
Presidenti
Besim Ndregjoni
The post “Apel kombëtar shqiptarëve të SHBA”/ Besim Ndregjoni: Bojkotoni takimet me politikanët e Shqipërisë që mbajnë peng demokracinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



