Qytetarët që vijojnë protestën e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama janë mbledhur para Komisariatit Nr. 1, ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë tubimit para Parlamentit.
Protestuesit janë grumbulluar pranë komisariatit në mbështetje të personave të ndaluar, ndërsa kanë përsëritur thirrjet për lirimin e tyre.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre në mbështetje të personave të arrestuar.
The post “Nuk na ndalni dot!”, Qytetarët ‘rrethojnë’ Komisariatin ku mbahen protestuesit e arrestuar gjatë tubimit para Parlamentit: Arrestoni Ramën, lironi çunat! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



