Author: almakos

Nga ana e Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB janë bërë kontrolle pas publikimit të një video incizimi në rrjetin social Fejsbuk më 4 prill 2025. Në video shihet se si një grup qytetarësh kërkojnë nga një polic i cili operon me automjetin special  “karrotreci” për ta larguar automjetin “porshe kaen” më targa të Shkupit, pasi është parkuar në një shteg biçikletash. Siç njofton MPB, zyrtarë policorë nga OVKKIPS kanë kryer kontrolle në OBPS Shkup dhe kanë konstatuar se janë kryer kundërvajtje për parkim të gabuar të kryer nga drejtuesi i veturës së pasagjerëve…

Lexo më Shumë

Autobusi me pasagjerë i linjës Sarandë-Tiranë, ka marrë flakë në ecje, sot rreth orës 11:40. Foto ilustruese Policia e Delvinës bën me dije se autobusi me udhëtarë ka marrë flakë pranë tunelit të Sakicës. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motorin e autobusit. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve materiale. Njoftimi policisë Delvinë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A. Si…

Lexo më Shumë

Ilir Meta, nga qelia ku ndodhet prej disa muajsh, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë numri 1 në fletë “që të jeni të parët në çdo vendim të Qeverisë të re”. Meta u shpreh se me ardhjen në pushtet të aleancës Shqipëria Madhështore do të ndryshohet Kodi Elektoral që listat të jenë të hapura. Deklarata e plotë e Ilir Metës:  Të dashur miq! Të dashur qytetarë! Edhe 35 ditë na ndajnë nga 11 Maji. 12 vjet është koha shumë e gjatë për një vend, i cili ka humbur gati një milion qytetarë aktivë. 12 vjet dhe jemi jo vetëm…

Lexo më Shumë

Është publikuar një video ku shfaqet momenti kur tiktokeri i njohur Rasim Avdyli sulmohet brutalisht nga tre persona brenda një WC-je publike në Gjermani. Në pamjet e rënda, Rasimi shihet i pambrojtur teksa fillon të mbrohet. Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik. Rasim Avdyli është një figurë e njohur në TikTok, me mijëra ndjekës që e ndjekin për përmbajtje satirike dhe humoristike. Pas publikimit të videos, shumë ndjekës kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore, e cila ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, teksa kishte të ftuar në podkastin “Flasim” Kryepeshkopin Joan, ka rikujtuar momentin kur djali i tij, Greg Rama u vendos në koma mjekësore pasi u diagnostikua me kancer. Kreu i qeverisë u shpreh se ky ishte një moment dramatik në jetën e tij, duke theksuar se ” faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike”. Rama u shpreh nuk dihej nëse djali i tij do të kthehej më, teksa mjekia që e kuronte i tha “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka shënuar një deficit tregtar prej 604.7 milionë euro gjatë dy muajve të parë të vitit 2025. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të dyja eksporti dhe importi kanë regjistruar rritje. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vlera e mallrave të eksportuara nga Maqedonia e Veriut në periudhën janar-shkurt 2025 ka arritur në 1.2 miliardë euro, ndërsa vlera e importit ka shkuar në 1.8 miliardë euro. Kjo ka rezultuar në një mbulim të importit me eksport prej 67 përqindësh. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, eksporti ka shënuar…

Lexo më Shumë

Ish banorja e BBVK Anisa Veseli i është nënshtruar operacionit për skoliozën. Në një postim në Instagram, Anisa ka publikuar pamje nga shtrati i spitalit, duke treguar se e ka kaluar me sukses këtë sfidë të madhe shëndetësore. “Një rrugëtim force dhe durimi,” shkruan Anisa, duke rrëfyer se operacioni ka qenë një sfidë e gjatë, e mbushur me pritje dhe vështirësi, por mbi të gjitha me besim dhe vendosmëri për t’ia dalë. Ajo theksoi se nuk ka qenë e lehtë të përballej me dhimbjet dhe pasiguritë, por mbështetja e familjes dhe miqve e ka ndihmuar të kalojë këtë periudhë sfiduese.…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar një fundjavë me mot të ndryshueshëm, ndërsa u bëjnë thirrje bujqve dhe fermerëve të ndërmarrin masa preventive për të mbrojtur prodhimin dhe kulturat e ndjeshme nga ndikimet e këtyre kushteve të pafavorshme. IHK njofton se të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale me diell, duke krijuar një atmosferë të përzier për aktivitetet e jashtme. Kjo mund të ofrojë mundësi për bujqit që të kryejnë punë në kopshte, serra apo oborre, dhe për qytetarët që dëshirojnë të shijojnë natyrën. Temperaturat do të jenë në nivele tipike për stinën e pranverës, nga 1°C deri…

Lexo më Shumë

Familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në diskotekën e Koçanit do të organizojnë sot një “Marsh për Engjëjt”, në një përpjekje për të nderuar të ndjerët dhe kërkuar drejtësi. Protesta do të mbahet sot në orën 12:05 dhe do të fillojë nga Parku i Qytetit në Koçan. Marshi do të kalojë përmes Qendrës Tregtare, Komunës së Koçanit, Stacionit Policor, dhe do të përfundojë para Gjykatës. Në një njoftim për mediat, familjet e viktimave kanë theksuar se ky marsh nuk është një protestë për mbështetje sigurie, por një akt i shprehur me qëllimin e vetëm për të treguar respekt për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka treguar njohjen me Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, teksa Hirësi Joan Pelushi ishte i ftuar në podkastin e tij “Flasim”. Kreu i qeverisë tregoi se ka një njohje shumë të vjetër me Kryepeshkopin Joan, teksa rrëfeu se bisedonin së bashku për fenë mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate në vitet ’80 “Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift”, iu drejtua Rama. Ndërsa Kryepeshkoi Joan zbuloi se kur e mori këtë vendim: “Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi…

Lexo më Shumë

“I dërgova mëngjesin në shtrat kur ai mesazh erdhi në telefonin e saj. Dhe ajo më tha se po njihej dikë tjetër, e humba mendjen. Në tabaka ishte edhe thika për të prerë bukën, e mora dhe e vrava. Ajo vdiq menjëherë, nuk u mbrojt.” Kështu ka deklaruar Mark Samson gjatë seancës gjyqësore, i cili ka rrëfyer se si vrau 22-vjeçaren Ilaria Sula, si edhe arsyen e krimit të tij makabër. Mbrëmjen e 25 marsit, studentja shqiptare shkoi në via Homs, në lagjen afrikane të Romës, ku Mark jetonte me nënën dhe babanë e tij në një apartament 50 metra katrorë,…

Lexo më Shumë

19:23 | 4 Prill 2025R JNjë asteroid i madh, shanset e të cilit për të goditur Tokën kanë qenë të vogla, tani ka pak më shumë gjasa të godasë Hënën, ka njoftuar NASA. Kur u zbulua për herë të parë, asteroidi 2024 YR4 kishte një shans shumë të vogël për të goditur Tokën në vitin 2032, por agjencia hapësinore amerikane e ka ulur këtë mundësi në 0.004%. Megjithatë, tani është raportuar se gjasat e një ndikimi në Hënë janë dyfishuar pothuajse nga 1.7% në 3.8%. NASA e bazoi rillogaritjen në informacionin nga teleskopët, duke përfshirë teleskopin hapësinor James Webb, shkruan BBC.…

Lexo më Shumë