Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me bizneset tek ish-Uzina Dinamo në Tiranë. Gjatë diskutimeve me pronarë dhe punonjës të bizneseve të ndryshme, Berisha u premtoi se me ardhjen e tij në qeveri ai do të ulë me tre fish energjinë elektrike duke e çuar atë në 6 lekë për kilovat. Berisha tha gjithashtu se do të përgjysmojë tarifën e ujit. “Bashkia nuk do mund të vendosë kurrë taksa më shumë se 1% të xhiros. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin”, u shpreh kreu i PD. Sali Berisha: Do…
Author: almakos
Ministri i Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë, Frank Props sot në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup mbajti takime pune me përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike. Në fokus të bisedimeve ishin reformat e administratës publike, profesionalizimi i nëpunësve administrativë dhe integrimi evropian. Siç bënë të ditur nga Ministria e Administratës Publike, nga takimet me Departamentin për Reformën e Administratës Publike dhe Sektorin e Akademisë për Formim Profesional për Nëpunës Administrativë rezultuan në konkluzionet – Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore – miratimi i sistemit të meritave dhe praktikave më të mira evropiane për përzgjedhjen, avancimin dhe…
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektuan sot repartin e operacioneve speciale në Zall Herr. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh krenar për arritjet që janë bërë në 10 vitet e fundit në fushën e mbrojtjes. Rama tha se në 10 vitet e fundit qeveria ka 10-fishuar investimet në mbrojtje, teksa theksoi se sot Shqipëria ka ushtrinë më të mirë paguar të rajonit në Ballkanin Perëndimor. Edi Rama: Është krenari se në 10 vite kemi 10 fishuar investimet në fushën e mbrojtjes, rritje kjo që nuk ka ndodhur në asnjë fushë tjetër. Është dramatike të…
Nëna e Mark Samson, vrasësit të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, ka deklaruar se nuk ishte e lumtur me marrëdhënien e viktimës me djalin e saj, për shkak se i biri duhet të studionte dhe të jepte provimet në universitet. Deklaratat vijnë të pasi policia italiane po heton rolin e prindërve të 23-vjeçarit, Rik Samson dhe gruas së tij Nors Mazlapan, në vrasjen makabre të studentes Ilaria. Ka dyshime se ata mund të kenë pasur rol në fshehjen e trupit të Ilarias, duke ndihmuar djalin e saj të pastronte dhomën e tij dhe ta vendoste trupin e mbyllur në valixhe brenda makinës, ose…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka zhvilluar sot takim pune me një delegacion nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, Sofia Filipidu. Ambasadorja është shoqëruar nga Dimitris Kairidis, ish ministër i migracionit dhe azilit dhe atasheu i policisë së Republikës së Greqisë në vend, Dimitrios Liaskos. Në takim, zëvendësministri Iseni nënvizoi rëndësinë, por edhe përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si në nivel strategjik ashtu edhe në atë operacional, duke theksuar se vetëm me forca dhe vullnet të përbashkët mund të arrijmë sukses dhe…
Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë. Thashethemet nisën të marrin vrull pas futjes së Big Bastës në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa. Por ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?” shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën. Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë…
Kreu i partisë “Balli Kombëtar”, Adriatik Alimadhi ka reaguar lidhur me shoqërimin e tij në polici. Ai u ndalua nga policia teksa ndodhej në lokalin e vëllait të tij. Sipas policisë së Tiranës, Alimadhi u shoqërua në polici për shkak të veprës penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. “Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, zhvilluan një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Takimi u bë i ditur nga vetë Taravari, i cili publikoi një fotografi nga momenti i takimit me presidentin Begaj. Në postimin e tij, Taravari shprehu falënderimin për mikpritjen dhe theksoi: “Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ASH-së, Blerant Ramadani, kisha një takim vëllezëror me presidentin Bajram Begaj! Faleminderit, z. President!” MARKETING
Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan që më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare, raporton gazetarja Klodiana Lala. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme dhe rastet e tilla menjëherë të denoncohen në polici. “Gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga qytetarët janë denoncuar disa vepra penale të ‘mashtrimit’, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar. Autorët mashtrojnë njerëzit duke i telefonuar dhe duke u paraqitur si zyrtarë, zakonisht nëpunës policorë, dhe u kërkojnë mjete financiare për të liruar nga ndjekja penale fëmijët ose nipërit e tyre, të cilët dyshohet se pak para thirrjes kanë pësuar një aksident…
Kida sot ka humbur një person të dashur për të, shkruan Kosovarja. Këngëtarja, e njohur për emocionet e saj dhe lidhjen e veçantë me ndjekësit, ka ndarë dhimbjen me ta përmes rrjeteve sociale, duke postuar një instastory prekës ku shpreh ndjenjat e saj më të thella. “Xhevdo, qashtu te kam thire ton jeten,” shkruan ajo, duke e përshkruar një marrëdhënie të thellë, plot dashuri dhe mbështetje. Çdo fjalë e saj reflektoka një dhimbje të madhe, siç e tregon komenti i saj te ndarë: “Skom fjale me pershkru dhimbjen per ty kete moment.” Kida e cila është njohur jo vetëm për…
Policia ka arrestuar një 57-vjeçar të dënuar nga GJKKO me burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 57 vjeçari me iniciale V.T., banues në fshatin Gurrë, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End” Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës…

