Pas vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili vendosi tarifa doganore për Maqedoninë e Veriut për 33 për qind, kanë reagur sot edhe nga koalicioni VLEN, të cilët për këtë fajin e hedhin tek BDI. Sipas tyre, vendi u përballë me tarifa të larta nga SHBA-ja si pasojë e personave nongrata, duke aluduar në disa zyrtarë të BDI-së. Nga VLEN theksojnë se arsyeja kryesore pse Maqedonia e Veriut po përballet me tarifa më të larta nga SHBA-të nuk ka të bëjë vetëm me faktorë ekonomikë, por mbi të gjitha me prishjen e imazhit të…
Author: almakos
Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi u zbuluan një seri ngjarjesh ku ai kishte ushtuar dhunë të vazhdueshme në familje dhe kishte abuzuar seksualisht dhe me bashkëshorten e tij. Sipas autoriteteve italiane, ngjarjet kanë ndodhur mes viteve 2018 dhe 2023. Gjatë kësaj periudhe, gruaja raportohet se ka jetuar në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe terrori për shkak të sjelljes së dhunshme të ish-partnerit të saj. Ish-bashkëshortja vendosi të denoncojë rastin, duke i hapur rrugë hetimeve, të cilat çuan në arrestimin e menjëhershëm të 51-vjeçarit, i cili ka edhe precedentë të mëparshëm penalë. Fillimisht ai u vendos…
Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji duken më të dashuruar se kurrë më parë. Çifti i cili brenda pak javësh pritet të bëhen prindër për herë të parë, duket se nuk po ndahen nga njëri- tjetri për asnjë moment. Nga ana tjetër, është këngëtarja ajo e cila nuk po i ndalë mbrëmjet muzikore duke qëndruar sa më afër fansave të saj edhe në periudhën e shtatëzënisë. Dafina dhe Kreshniku janë në pritje të një djali, moment ky që po e presin me padurim.
Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur. Bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues e vdekjeprurës në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave. Legjenda bullgare, emri i së cilës është Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në moshën 84 vjeçare në vitin 1996, por emri i saj vijon e përmendet për shkak të parashikimeve që ka bërë. E verbër që në fëmijërinë e hershme, ajo thoshte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme. Ajo ka “qëlluar” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e…
GJKKO lë në arrest në burg Bujar Shegën, i cili u ekstradua dje nga Milano. Ai akuzohet nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Bujar Shega njihet si “truri financiar” në organizatën kriminale të të fortit të Elbasanit, Suel Çela. Kush është biznesmeni Marsel alias Bujar Shega është administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, si edhe lidhje me personazhin e krimit Suel Çela. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje e lidhje të forta në politikë. Përmes kompanive të…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, e fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin mars 2025. Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 4 prill 2025. Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet…
Biseda intriguese mes Gjestit dhe Egli-t zbulon ndjenja të reja. Gjesti dhe Egli, dy nga banorët më të njohur, janë përfshirë në një bisedë të thellë lidhur me ndjenjat e tyre, e cila ndodhi mbrëmjen e kaluar. Kjo bisedë hap një dritare në emocionet dhe dinamiken e marrëdhënies mes tyre, duke bërë që audienca të ndjehet më afër jetës së tyre personale. Biseda e tyre filloi me një pyetje të thjeshtë, por shumë domethënëse. Egli e pyeti Gjestin: “Çfarë ndjen ti kur më puth mua?” Kjo pyetje zbulon një rreth gjërash më të thella, dhe gjykimi i Gjestit do të…
I akuzuari Vllatko Keshishev, i cili në seancën e kaluar tha se ka frikë nga i akuzuari i parë Ljupço Palevski të dëshmojë për rrëmbimet dhe vrasjet e Pançe Zhezovskit dhe Vanja Gjorçevskës, sot po u përgjigjet pyetjeve të tij. Por Keshishev nuk qëndron në bankën e dëshmitarit, por është ulur në sallën e gjyqit, me shpinë të kthyer, ndërsa Palevski po i bën pyetje nga pas. Edhe pse Palevski e pyet ngadalë, Keshishev për ndonjë arsye ndonjëherë dridhet, kjo vërehet edhe në zërin e tij. Palevski tha se kishte gjithsej 97 pyetje. Palevski filloi me atë se a e…
Projekt-idetë që kompanitë që kanë kaluar fazën e parë të rijetëzimit të stadiumit “Selman Stërmasi” që po prezantohen këtë të premte kanë një emërues të përbashkët: zhvillim urban ku stadium është plotësues i saj por jo dominues. Konkretisht ky zhvillim parashikon zona rezidenciale në një apo më shumë kulla, zona retail dhe argëtimi por edhe hapësira çlodhëse për komunitetin ku në disa raste integrohet edhe gjelbërim. Por cilët janë projekt-idenë e prezantua sot? I pari nga OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k ” Përfaqësuesi i këtij bashkimi kompanish nënvizoi…
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Koçan pas marrjes së dokumentacionit zyrtar për vdekjen e Aleksandar Karadakoskit, menaxher i diskotekës Pulse nga Koçani, do të lëshojë urdhër për ndërprerjen e hetimeve ndaj tij, njoftuan nga prokuroria pasi më herët sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, konfirmoi se Karadakoski vdiq në një spital në Lituani dhe se ai është viktima e 60-të e tragjedisë së Koçanit. “Duke marrë parasysh se viktima e 60-të e sotme nga zjarri katastrofik në Koçan është një person i cili paraprakisht ka qenë i përfshirë me urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore, në cilësinë e menaxherit të personit…
Detaje nga hetimet për 15-vjeçarin nga Vlora, i cili hakeroi disa e-mail të institucioneve shtetërore. I mituri, me aftësi të veçanta, ishte i dhënë pas teknologjisë. Në shënjestër të tij ishin faqja e parlamentit, e shërbimit informativ shtetëror, por dhe në sajte të tjera të cilat tentonte t’i merrte e-mail dhe t’i bllokonte. Kishte arritur të merrte dy faqe, por vetëm duke i bllokuar. Nga hetimet paraprake rezulton se i mituri nuk punonte për ndonjë grup kriminal, por këtë e bënte pasi ishte i apasionur pas teknologjisë.
Kuvendi i Republikës së Kosovës më 4 prill 2021, me 71 vota për zgjodhi presidente të vendit, Vjosa Osmanin. Presidentja Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Osmanin, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kundërkandidat kishte Nasuf Bejtën. Mandati i saj ka përfaqësuar një periudhë të rëndësishme për Kosovën, me sfida dhe suksese të shumta që e kanë shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi politik. E sot, në katër vjetorin e mandatit të saj, presidentja Osmani ka publikuar një video me takimet e punën e saj, e cila pasqyron angazhimin…

