Author: almakos

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK për kultivim droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Blutë informojnë se gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet një pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u arrestuar edhe shoferi i mjetit ku ndodhej Altin Morina, 25-vjeçari me iniciale E. H., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim pyet se si është e mundur që një takim liderësh për të ashtuquajturën “marrëveshje të re shoqërore” të mbahet mes partisë së parë dhe asaj të tretë në zgjedhje. Nga kjo parti vënë në pikëpyetje nëse përkatësia etnike është  kriteri për të marrë pjesë në këto negociata, në vend të legjitimitetit demokratik. Në vijim po e përcjellim të plotë reagimin e BDI-së: A do të thotë kjo se po vendoset një praktikë e re e modelimit njëetnik të shtetit, ku shqiptarët dhe komunitetet e tjera reduktohen në spektatorë?A është “marrëveshja e re shoqërore” një vazhdimësi e…

Lexo më Shumë

Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Xheneta Fetahu, po shndërron karrierën e saj si opinioniste në Shqipëri, duke u bërë gjithnjë e më aktive në mediat sociale dhe duke ndarë momente nga jeta e saj përditshme. Vitet e fundit, pas përfundimit të reality show-t, Xheneta ka njoftuar fansat e saj për zhvillimet në jetën e saj profesionale dhe personale. Duke ndarë foto dhe video nga përditshmëria e saj, ajo ka arritur të mbajë një lidhje të ngushtë me ndjekësit e saj, duke treguar aspekte të ndryshme të jetës së saj pas BBVA. Një nga momentet më të spikatura të…

Lexo më Shumë

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian ka paralajmëruar shqyrtimin e mjeteve alternative për të nxitur Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve. “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, në ditët në vijim”, theksoi Kaja Kallas teksa u shpreh se BE-ja është e angazhuar për përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo deklaratë u bë gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë (REL), duke ilustruar angazhimin e Bllokut Evropian në zgjidhjen e tensioneve historike mes Kosovës…

Lexo më Shumë

Policia ka ndaluar 50-vjeçarin e shpallur në kërkim për importin nga Brazili të mishit të pulës me slamonelë, që ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në vend. Pas konsultimit me prokurorin, njofton policia, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia. Autoriteti Kombëtar i…

Lexo më Shumë

Dafina, një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, ka publikuar një foto të re në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave. Me një veshje unike që kombinon stilin sportiv me elemente të modës së fundit, ajo diti të shfaqë personalitetin e saj energjik dhe modern. E veshur me një xhaketë të stilizuar, Dafina shihet në makinë, duke dhënë mesazhin se jeta e saj është gjithmonë e lëvizshme dhe e mbushur me ngjyra. Përveç pamjes së saj atraktive, ajo ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e saj, duke u shprehur me…

Lexo më Shumë

Ka marrë fund arratia prej rreth një viti e ish- efektivit të forcave RENEA, Altin Morina. Ai është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi. “Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës…

Lexo më Shumë

23:43 | 3 Prill 2025E.HShkenca e konfirmon: inteligjenca e fëmijëve varet kryesisht nga gjenet e nënës. Një studim i Universitetit të Kembrixhit ka zbuluar se gjenet që lidhen me aftësitë mendore kalohen përmes kromozomit X, të cilin gratë e kanë dyfish më shumë se burrat. Kjo do të thotë se fëmijët kanë më shumë gjasa të trashëgojnë aftësitë e tyre intelektuale nga nëna sesa nga babai. Studiuesit analizuan përbërësit gjenetikë dhe biokimikë të trurit, duke vërtetuar se gjenet e nënës ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e strukturave cerebrale që lidhen me të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve. Përveç faktorëve gjenetikë, edhe…

Lexo më Shumë

Flori Mumajesi është lajmëruar në rrjete sociale pas një kohe goxha të gjatë. Artisti i cili për një periudhë nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor të ri, madje ka hequr edhe videoklipet nga kanali i tij, ka postuar një pamje që lidhet me miqësi në llogarinë e tij në Instagram. “Kurrë mos ia ktheni shpinën një miku”, thotë videoja të cilën këngëtari e ka postuar, dhe personazhi në të, pasi kthen shpin, ka thikën.

Lexo më Shumë

Aktorja e njohur shqiptare, Margarita Xhepa, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në artin dhe kulturën shqiptare. Lajmin për ndarjen e saj e kanë shpërndarë shumë figura të njohura publike, përfshirë edhe moderatoren dhe aktoren Jonida Vokshi, e cila publikoi një fotografi të aktores së ndjerë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një zemër të thyer dhe fjalët prekëse: “Një dhe e vetme #margaritaxhepa”. Margarita Xhepa ka qenë një nga ikonat më të mëdha të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, me një karrierë që shtrihet për dekada të tëra. Me një interpretim unik dhe një…

Lexo më Shumë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ndajnë një moment të veçantë familjar në Shkodër Këngëtari i njohur Luiz Ejlli dhe moderatorja e dashur Kiara Tito kanë ndarë me ndjekësit e tyre një moment të mrekullueshëm familjar nga një udhëtim në qytetin e bukur të Shkodrës. Në një fotografi të publikuar në Instagram, çifti shfaqet i lumtur së bashku me vajzën e tyre të vogël, duke shijuar një panoramë mahnitëse nga një shtëpi e bukur prej druri. Në përshkrimin e postimit, Luizi shpreh dashurinë dhe vlerësimin e tij për Shkodrën, duke e quajtur atë një ndër qytetet më të bukura të Shqipërisë…

Lexo më Shumë

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një moped që godet një fëmijë dhe largohet nga vendngjarja, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse për gjetjen e shoferit. Ai është identifikuar dhe do të ngrihet kallëzim penal kundër tij për veprat e rrezikimit të sigurisë në trafiku dhe mosdhënies së ndihmës. Ngjarja ka ndodhur më 2 prill 2025, në orën 14:05, në kryqëzimin e rrugëve “Ferid Bajram” dhe “Alpi” në Shkup. Shoferi i mopedit goditi një fëmijë tetëvjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë fëmijën të…

Lexo më Shumë