Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar marrjen e masave të posaçme të sigurisë dhe kufizimeve të përkohshme të qarkullimit rrugor, për ditën e diel, 16 qershor, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Aktiviteti do të mirëpresë delegacione të nivelit të lartë, të kryesuara nga Presidentë dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare, ndërsa policia ka planifikuar ndërprerje dhe devijime të lëvizjes për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimeve.
Zonat dhe akset rrugore ku do të ketë kufizime:
Në ardhje të delegacioneve:
Aeroporti i Rinasit
Mbikalimi i Kasharit
Autostrada Durrës–Tiranë
Unaza e Re
Rrethrrotullimi i Saukut
Rruga e Elbasanit
Rruga “George W. Bush”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dervish Hima”
Në largim të delegacioneve:
Rruga “George W. Bush”
Rruga e Elbasanit
Rrethrrotullimi i Saukut
Unaza e Re
Sheshi “Shqiponja”
Autostrada Tiranë–Durrës
Mbikalimi i Kasharit
Aeroporti i Rinasit
Ndalesa shtesë gjatë zhvillimit të aktivitetit:
Ndalim i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve, parkimit dhe lëvizjes së këmbësorëve në:
Rruga “Ludovik Shllaku”
Rruga e Dibrës
Orari i kufizimeve do të përcaktohet sipas orareve të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit dhe do të bëhet publik nga strukturat përkatëse.
Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar se këto masa janë të nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë një eventi ndërkombëtar me rëndësi të veçantë për vendin.