Pasi syzet inteligjente standarde të Ray-Ban nga Meta patën një sukses të papritur, kompania është gati të bëjë hapin tjetër të madh – një version me ekran të integruar. Sipas një raporti të Bloomberg, Meta është duke zhvilluar një model të ri të syzeve inteligjente Ray-Ban me ekran të integruar, me emrin e koduar “Hypernova”. Ky zhvillim potencialisht do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me botën përreth tyre, duke ofruar një eksperiencë të re dhe të avancuar në studimin e realitetit të zgjeruar. Modeli aktual i Ray-Ban Smart Glasses nuk ka ekran, por është i pajisur me kamera…
Author: almakos
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit. Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë. Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti. Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani…
Është një nga personazhet publike që pavarësisht se nuk ka zhvillime të mëdha në karrierë, vazhdon të përflitet. Adelina po nxjerr detaje nga jeta private, duke kapur vëmendjen e mases. As pozat provokuese nuk i ndal, e pas nuk mbesin as fustanet transparent si ky me te cilin është shfaqur së fundi. Ky fustan nuk i lë shumë vend imagjinates.
Disa emigrantë shqiptarë duket se kanë ndryshuar mënyrën e udhëtimit për në Britani, duke hequr dorë nga gomonet për të përdorur kamionë si mjet transporti. Trafikantët po përpiqen të shmangin detektimin duke maskuar aktivitetet e tyre në rrjetet sociale, duke e paraqitur reklamën si artikuj lajmesh. Kjo ka bërë që shumë emigrantë që udhëtojnë përmes kamionëve të kalojnë pa u kapur nga autoritetet britanike, raporton Times. Kjo metodë ka një kosto të lartë, deri në 23,000 paund për person, duke e bërë këtë rrugë më të shtrenjtë për emigrantët. Reklamat e trafikantëve në TikTok shpesh përfshijnë mundësi pune në aktivitete kriminale,…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me pengmarrjen e 35-vjeçarit të identifikuar si Dodë Gjoka, në parkimin e një lokali në rrugën Lezhë-Milot. Burime bëjnë me dije se Dodë Gjoka rezulton të jetë një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë. Rrëmbimi i tij vjen disa ditë pasi banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it. Pak minuta pasi u rrëmbye ai është lënë i lirë rreth 10 km nga vendi i pengmarrjes, ndërsa tashmë ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se i riu ka dëmtime në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit, pasi mund…
Regjisori Spartak Pecani, ka kujtuar me shumë respekt dhe emocion karrierën dhe personalitetin e aktores shqiptare, Margarita Xhepa, e cila ka ndërruar jetë ditën e sotme. I ftuar në studion e News 24, Pecani theksoi se Margarita Xhepa ishte një figurë unike në botën e teatrit dhe kinemasë, duke e cilësuar si një artiste të veçantë dhe një njeri me shpirt të madh. Ai theksoi se Margarita ishte e dashur nga publiku dhe gjithmonë u jepte emocione të forta me rolet e saj. “Pavarësisht problemeve shëndetësore së fundmi, ajo vazhdonte të performonte me pasion dhe përkushtim, duke lënë pas veprat…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski i pyetur lidhur me rastin e arrestimit të Angel Saramakov, sigurim i kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili dyshohet për veprën penale “zbulimi të sekretit zyrtar”, tha se ky është një nga rastet në të cilat MPB-ja tregon se pa dallim lufton edhe kriminelët në radhët e saj. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, në kuadër të zhvillimit të hetimeve, pas informacioneve të marra në kuadër të këtij departamenti, ka njoftuar prokurorin publik kompetent, i cili është pajtuar dhe ka urdhëruar që po atë mbrëmje të ndërmerren veprime.…
Një person dyshohet se është marrë peng mesditën sotme pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë. Sipas informacioneve të para, mësohet se personi në fjalë, Dodë Gjoka, është marrë me forcë dhe është futur brenda një automjeti. Autoritetet janë vënë në lëvizje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët, të cilët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili vendosi tarifa doganore për Maqedoninë e Veriut për 33 për qind. Nga Qeveria thonë se ky ka qenë vendim i pritshëm i administratës amerikane, i cili nuk është anashkaluar nga asnjë vend në botë – as Britania e Madhe, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe qindra vende të tjera. Gjithashtu thonë se ekipet qeveritare kanë kohë që po analizojnë pasojat e mundshme dhe së bashku kemi përgatitur një plan për tejkalimin e situatës. Ky vendim nuk do të ketë një ndikim të madh në ekonominë…
Në një bisedë të “qetë” pas përfundimit të prime-t, Egli ka ndarë me Gertën detajet e një përballje me Gjestin, ku ai ka kërkuar ndihmë dhe ka shprehur pendesë për veprimet e tij të mëparshme. “Ai kërkoi darkë dhe më tha jam pishman, kam gabuar me ty dhe kam bërë lojë të keqe me ty”, ka treguar Egli. Lidhur me këtë, reagoi Gerta drejtpërdrejt, duke e pyetur: Je e larë tani me Gjestin? Ndërsa Egli është shprehur e qetë dhe e sigurt për vendimin e saj, duke theksuar se falja është një hap që e ka marrë për shpirtin e…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta e ka cilësuar aktoren si një artiste të jashtëzakonshme, e cila mjeshtërisht na la trashëgim shumë vlera të mëdha unike artistike. “Margarita Xhepa do të kujtohet përherë me mirënjohje për kontributin e vyer për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”, shkruan Meta, ndërsa shton se arti shqiptar është sot në zi për këtë humbje kaq të madhe dhe të pazëvendësueshme. Postimi i Ilir Metës Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen…
Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur seancë për pyetjet e deputetëve, ndërsa është riaktualizuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili pas tragjedisë në Koçan, deklaroi se “do t’i tërheqë për veshë” përgjegjësit. Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, e pyeti Mickoskin se në bazë të cilave kompetenca do t’i tërheqë për veshë dhe kërkoi ta sqarojë këtë deklaratë. “Dikush tjetër kishte thënë se për veshë do t’i tërheqim dhe… Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Aha, a ju në bazë të cilave kompetenca do t’i tërhiqni për veshë! Cilat? Ligji ua jep ose, cili ligj?…

