Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Hazbi Velsulën, 31 vjeç, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, Selim Velsula. Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 qershor në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos. Sipas raportimit të gazetarit Enver Doçi, i riu nuk ka dhënë asnjë shpjegim për motivin e krimit gjatë seancës gjyqësore të mbajtur këtë të enjte, duke kërkuar praninë e avokatit mbrojtës dhe duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit. Dinamika e ngjarjes Selim Velsula, viktima, jetonte prej vitesh në fshatin Xibër-Murrizë bashkë me bashkëshorten e tij dhe njihej si një…
Author: almakos
“Maqedonia e Veriut nuk është kundër paqes në Palestinë, por disa elementë të përmbajtjes së rezolutës në Kombet e Bashkuara janë në kundërshtim me interesat tona kombëtare”. Ky ishte shpjegimi që dha sot (13 qershor) ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në lidhje me arsyen pse vendi votoi “abstenim” për rezolutën që u votua dje në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara (OKB), e cila bëri thirrje për armëpushim në Gaza. Një nga elementët që ai tha se nuk korrespondonte me politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut ishte se rezoluta përmbante pjesë që ishin në…
Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e madhe në Europë për teknologjitë e avancuara, bizneset inovatore dhe start up-et. Me pjesëmarrjen e saj në “VivaTech 2025”, Shqipëria konfirmon angazhimin për të qenë pjesë aktive e hartës globale të inovacionit. Ky është dhe misioni i fushatës “Innovation Noe”, i mbështetur nga EU4Innovation dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim promovimin, në tregun kombëtar e ndërkombëtar, të ekosistemit të inovacionit shqiptar. “Mendoj që ne jemi në momentin më të mirë tonin sa i takon edhe motos tonë Albania…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi sot se, ndonëse është rregull të takohet me homologun e saj, nuk është problem të flasë edhe me kryeministrin bullgar Rosen Zheljazkov në Samitin e NATO-s në Hagë, duke pasur parasysh se është konfirmuar se homologu i saj bullgar, Presidenti Rumen Radev, nuk do të vijë në Hagë, me qëllim zhbllokimin e integrimeve tona evropiane. “Fola për një takim të mundshëm me Antonio Costa, ishte propozimi i tij. Ndërkohë, nuk e di, do të jem atje nëse është radha ime. Përndryshe, të gjithë e dinë, është koha për të folur me homologun, por nuk ka…
Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën (11 Maj) kanë pësuar vdekje klinike. Sipas mediave greke, prindërit e Spyrosit 14-vjeçar, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej, dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre. Në lumin ku ranë dy nxënësit, miqtë e tyre kanë lënë lule, ndërsa atje u gjet edhe emigranti shqiptar Levian Goga që u zhyt në ujë për t’i nxjerrë fëmijët, raporton Protothema.gr. “Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj”, shkruhet në shënimin e lënë nga miqtë e dy të miturve në vendin…
Prokuroria Themelore Publike ngriti sot aktakuzë kundër 34 personave fizikë dhe 3 personave juridikë për tragjedinë në diskotekën Pulse në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 persona dhe u plagosën 157, raporton SHENJA. Akuzat përfshijnë krime të rënda kundër sigurisë publike, të kryera me shkelje të vetëdijshme të rregulloreve dhe injorim të masave mbrojtëse, informoi Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski në një konferencë për shtyp. 13 oficerë policie, 3 kryetarë komune, 3 inspektorë, 5 zyrtarë shtetëror gjithashtu të akuzuar. Midis të pandehurve janë 13 oficerë policie, të cilët, sipas aktakuzës, më 16 mars nuk morën masa për të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nder në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Ky takim është një moment domethënës, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe të veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë. Presidentja Osmani e vuri në dukje se miqësia e thellë mes këtyre dy vendeve është ndërtuar mbi një bazë të fortë vlerash të përbashkëta, respekti dhe besimit të ndërsjellë. “Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera…
Seanca e parashikuar sot në GJKKO për Erion Veliaj është shtyrë për në ditën e martë, ora 11:30. Në këtë seancë, SPAK do të paraqiste raportin dymujor mbi ecurinë e hetimeve ndaj Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa në sallën e gjyqit e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet me masë arrest shtëpie. Në seancën e radhës, pritet që SPAK të raportojë mbi veprimet e deritanishme hetimore dhe të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” do të qëndrojë apo…
Vatra e parë e murtajës është konfirmuar në qarkun e Korçës. Rastet janë identifikuar në një fermë në fshatin Shuec të bashkisë Devoll, ku aktualisht ndodhen përfaqësues të shërbimit veterinar, të cilët po kryejnë procedurat për izolimin dhe menaxhimin e situatës. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe për të marrë masa që sëmundja të mos përhapet në zona të tjera.
Lufta midis Izraelit dhe Iranit do të ketë ndikim në çmimin e naftës në Maqedoni, beson kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, por ai nuk pret ndikim në çmimet e produkteve të tjera, raporton SHENJA. Pas sulmeve të mbrëmshme nga Izraeli ndaj Iranit, ai theksoi se këtë mëngjes çmimi i naftës në bursat botërore ishte rritur me rreth dhjetë dollarë. Rritja, sipas Bislimovskit, është gjashtë-shtatë dollarë. “Absolutisht do të ketë ndikim, le të shohim se si do të reflektohet në ditët në vijim. Për javën e ardhshme, nuk besoj se do të ketë ndonjë ndikim drastik kur të marrim vendimin, por…
Një 32-vjeçar nga Tetova është arrestuar në Durrës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Ermir Sadiki kërkohet nga drejtësia në Maqedoninë e Veriut, pasi është dënuar nga Gjykata e Tetovës me 12 vite burg, për vjedhje me dhunë. Në shkurtin e 2023-shit, Sadiki ka hyrë në një banesë gjatë natës në fshatin Prshovcë të Tetovës duke sulmuar fizikisht të zotin e shtëpisë dhe duke i marrë një shumë parash. Sakaq, vijojnë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi në kuadër të rrjetit ENFAST, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve…
Presidenti PL-Së, Ilir Meta, kërkon të lirohet nga burgu, pas më shumë se 8 muajsh i ndaluar në masën e arrestit me burg. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka dorëzuar në GJKKO një kërkesë zyrtare për zëvendësimin e masës së sigurisë. “Verifikimi kushteve të masës sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv personave që ushtrojnë funksione publike” “Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” Pastrimit produkteve te veprës penale Zevendësimin e masës sigurimit personal të arrestit me burg, në një masë tjetër nga ato që parashikon kodi procedurës penale”, shkruhet në…

