Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar paraburgim për dy të dyshuarit në rastit me mitmarrje në Spitalin e Geriatrisë, të cilët po hetohen për kryerjen e veprave penale – Marrje ryshfeti dhe ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale. Sipas detajeve që ka dhënë prokuroria për këtë rast, i dyshuari i parë është drejtori i spitalit, Muhsin Arifi, i cili ka kërkuar 100.000 euro ryshfet për shtrimin e një pacienti në shpital. Dyshoht se Arifi, në periudhën nga 19 mars 2025 deri më 08 prill 2025, në disa raste ka kërkuar drejtpërdrejt përfitim material të konsiderueshëm që të pranojë në spital…
Author: almakos
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj sot po feston ditëlindjen e saj të 32-të. Ajo ka mbushur plotë 32 vite jetë, duke vazhduar të mbajë një vend të veçantë në zemrat e adhuruesve të saj. Xhensila, një emër i dashur për publikun shqiptar, ka arritur të shndërrohet në një ikonë të muzikës moderne. Me një karrierë të suksesshme dhe hite që kanë pushtuar mbalancat muzikore, ajo vazhdon të jetë një frymëzim për shumë artistë të rinj. Ditën e sotme, ajo ka ndarë momente të veçanta me fansat e saj në Instagram, duke postuar fotografi dhe video nga festa e ditëlindjes. Xhensila…
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO çështjen e 4 ish-zyrtarëve të implikuar në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në zgjedhjet e 2019-ës. Katër persona janë të pandehur në këtë çështje për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë: Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti. Ata akuzohen për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, si dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019. Dritan Stoka dhe Agim Osma kanë kërkuar që persona të ndryshëm të përgatitin lista zgjedhësish dhe të ushtrojnë…
Drejtoria për zbatimin e sanksioneve ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në Institucionin Korrektues Shtip, pas një incidenti në të cilin zyrtarët e burgut kanë ndihmuar një të burgosur të gjejë një top me drogë që ishte zhvendosur në oborrin e burgut dhe sot të gjitha dokumentet me kallëzim penal i kanë dorëzuar në Prokurori, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përmbarimit të Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Nga ngjarja në burgun e Shtipit, siç informoi sot Pandov në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e burgut Shtip, Dejan Zdravev dhe zëvendësin e tij, Gjorgji Hubev, ka edhe një video incizim të…
Këngëtari i njohur, Blero është bindur se Gjesti e meriton fitoren e Big Brother Vip Albania. Madje, ai ka paralajmëruar se nëse nuk merr çmimin final të këtij spektakli ka diçka për të thënë, transmeton IndeksOnline. “Nëse nuk fiton atëherë kam diçka për të ju thonë të gjithve … Pritni”, ka shkruar ai krahas fotografisë. Janë figura të ndryshme që publikisht kanë dalë në përkrahje të Gjestit.
Kosova sot ka shënuar Ditën e Kushtetutës, një moment historik që përkujton miratimin e dokumentit themelor të shtetit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi rëndësinë e Kushtetutës si një simbol të demokracisë dhe një garanci për mbrojtjen e lirive dhe drejtësisë në vendin tonë. Ai e përshkroi Kushtetutën si një instrument ku buron themeli i Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratik. “Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor të shtetit, që buron nga lufta çlirimtare dhe nga shpirti liridashës i popullit tonë. Pikërisht nga ky parim është ndërtuar një Kushtetutë moderne, që lartëson të drejtat e…
Modelet e mëdha gjuhësore, siç janë Gemini dhe ChatGPT, kanë filluar të manifestojnë disa tipare më pak të dëshirueshme, të njohura si “të menduarit shumë” para se të japin përgjigje. Ky fenomen i ri është duke u vënë re nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët theksojnë se shqetësimet rreth efikasitetit të këtyre modeleve janë në rritje. Modelet e avancuara, përfshirë OpenAI o1 dhe DeepSeek R1, janë trajnuar për të vënë në dyshim logjikën e tyre dhe për të kontrolluar përgjigjet e tyre. Por, ndërsa këto procese janë kritike për arritjen e saktësisë, ka një kufij që duket se ka filluar të…
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit. Gazetari Igli Çelmeta raporton se mbeti e plagosur shtetasja Suzana Mernica, teksa ndodhej duke udhëtuar me motor së bashku me të birin. Autorët e dyshuar, Afrim Cimili dhe Ali Cimili, babë e bir, janë shpallur në kërkim nga uniformat blu. Sipas bluve, plagosja e Suzana Mernicës, rreth 50-vjeç, ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrethana ende të paqarta. Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin…
Ballistët kanë paralajmëruar protesta, pasi pretendojnë se kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk mban premtimin për ndërtimin e stadiumit, transmeton SHENJA. “Pasi montuam skele jashta stadiumit për të mbështetur Shkëndijën, ministria e punëve të brendshme dhe inspektoriati komunal na detyroi ti largojmë në të kundërtën do të arrestoheshim, dhe për ndërrmarjen që i montoi skelet do të pasonte dënim i madh. Inspektoriati komunal si duket nuk ka punë tjera më të rëndësishme por merret me Ballistët, urdhëri paska ardhur në instanca edhe më të larta.Komunës së Tetovës dhe kryetarit të saj i bëjmë APEL !!!Pasi ishim dëshmitarë në…
Motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, mbrëmë vonë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në “Big Brother Vip Albania”. “Qëndro edhe pak King se fitorja është vetëm e jotrja dhe askujt tjetër nëse me t’vërtetë do vlerësohet vota e publikut, këtë do ta vërtetojmë, më 19 prill”, ka shkruar Blerina krahas kësajj fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, transmeton IndeksOnline. Ndryshe, Gjesti është njëri ndër lojëtarët më favorit për të fituar këtë edicion të “BBVA”-së.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sulaj të Fierit. Paraprakisht dyshohet se ka mbetur e plagosur një grua. Raportohet se janë identifikuar autorët e plagosjes, e uniformat blu janë në kërkim të tyre. Ende nuk dihen detaje nga ngjarja, por priten informacione të mëtejshme lidhur me ‘të.
Autoriteti holandez i Lojërave (KSA) ka njoftuar mbylljen e 20 aplikacioneve të paligjshme të lojërave të fatit në tre muajt e fundit, një veprim që tregon angazhimin e këtij institucioni për të luftuar këtë fenomen të rrezikshëm që po përhapet në vend. Siç theksohet nga media holandeze, problemet e lidhura me lojërat e fatit të paligjshme kanë arritur niveli alarmant në Holandë, duke e bërë të nevojshme monitorimin e vazhdueshëm të aplikacioneve të tilla nga KSA. Ky aktivitet i paligjshëm përbën një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik, pasi shpesh prek individë të rinj dhe të mitur. Një nga shqetësimet…

