Author: almakos

Kryetari i Kuvendit sot u pyet lidhur me disa shkrime në media, se po përgatitet shkarkimi i tij nga posti I kryetarit të Kuvendt. Gashi tha se bëhet fjalë për shpifje, ndërsa shtoi se brenda VLEN-it ka unitetet dhe se ata po përgatiten për zgjedhjet lokale.“Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, përgatiten për zgjedhjet lokale. Krejt këto që i thatë janë pjesë e shpifjeve, spineve, politikës ditore në të cilën nuk dua të përfshihem”, ka deklaruar Gashi. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për ankimimin e bërë nga ish-gjyqtari Guxim Zenelaj, i cili kundërshtoi dënimin me 6 muaj burg për fshehje pasurie, dhënë nga GJKKO. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, por me disa ndryshime në ekzekutimin e dënimit:                 1-Pezullim i ekzekutimit të dënimit me burgim;                 2-Zëvendësim i dënimit me burgim me detyrimin për të kryer 100 orë punë në interes publik. Sipas vendimit të shpallur më 26 qershor 2025, Zenelaj duhet të kryejë këtë punë brenda një afati 6-mujor, që nis nga dita…

Lexo më Shumë

“Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të zhbllokohet”, bëri thirrje presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj dje në Samitin e NATO-s në Hagë. Duke theksuar se pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, ajo bëri thirrje që ata të zhbllokojnë procesin e zgjerimit dhe të përfundojnë bashkimin e Evropës, sepse siç tha, integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe sigurie. Duke kujtuar simbolikën e 26 qershorit – dita e nënshkrimit të Kartës së OKB-së në vitin 1945, e solidaritetit amerikan me Evropën…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një individ të dyshuar për veprën e rëndë “grabitje” në kryeqytet. Sipas një postimi të Policisë në rrjetin social në Facebook, është publikuar fotografia e të dyshuarit, duke u bërë thirrje qytetarëve për ndihmë. Në një kohë kur vijon intensifikimi i veprimeve për sigurinë e qytetarëve, ky informacion është tejet i rëndësishëm për autoritetet. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të mbajtjes së paligjshme të armëve të zjarrit, duke arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht një tjetër, në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”. Në një nga rastet, në rrugën “George W. Bush”, u arrestua 21-vjeçari P. K., i cili u kap në flagrancë me një pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje. Me të ndodhej edhe xhaxhai i tij, A. K., 46 vjeç, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë për pengim të së vërtetës, pasi dha deklarata kontradiktore në lidhje me rastin. Ndërkohë, në një tjetër rast,…

Lexo më Shumë

Procesi për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka hyrë në një fazë përjashtimesh, teksa 6 kandidatë janë skualifikuar nga gara. Arsyeja e moskualifikimit të tyre në fazën e parë lidhet me mosplotësimin e kritereve formale, siç është përcaktuar në dokumentacionin përkatës. Në total kanë aplikuar 13 kandidatë, ndërsa në listën e pretendentëve më të spikatur për postin përfshihen: – Haki Çako – ish-drejtor i Policisë së Shtetit – Gledis Nano – ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë – Joni Keta – zëvendësdrejtor aktual i BKH-së – Andi Pogace – prokuror Gara vijon me kandidatët e mbetur,…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për të pandehurit e përfshirë në dosjen e bujshme “Metamorfoza”. SPAK kërkon dënime të ndryshme me burg për disa prej emrave kryesorë, konkretisht:– Pëllumb Gjoka – 14 vite burg– Edmond Preka – 11 vite burg– Astmer Bilali – 10 vite burg– Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg                                                                                               …

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në nj kumtesë për media reagon ndaj miratimit në Qeveri të Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili sipas tyre, përbën një farsë institucionale dhe jo një instrument të vërtetë për barazi. “Më skandaloze është fakti që edhe anëtari shqiptar i grupit punues, prof. dr. Mersim Maksuti, ka refuzuar publikisht këtë ligj, duke dhënë një mendim të ndarë dhe profesional, në të cilin e vlerëson këtë propozim si skandaloz, antikushtetues dhe jopraktik. Ligji nuk garanton kuota për komunitetet më pak të përfaqësuara, siç e kërkon Kushtetuta dhe Amendamenti VI, por i relativizon të drejtat…

Lexo më Shumë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve për procesin zgjedhor të 11 majit, duke konfirmuar kontrolle të shumta në banesa dhe zyra, si dhe sekuestrimin e provave me vlerë që do t’i shërbejnë thellimit të hetimeve. “Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për kontrolle në ambiente dhe persona të ndryshëm. Janë sekuestruar dokumente dhe prova të rëndësishme”, deklaroi Dumani. Megjithatë, kreu i SPAK nënvizoi se hetimet po përballen me vështirësi serioze, kryesisht për shkak të kallëzimeve të paplota që kanë ardhur nga partitë politike. Ai theksoi se mjaft…

Lexo më Shumë

Qeveria synon të zhvillojë zonat rurale malore nëpërmjet një nisme të pagëzuar si “Paketa e Maleve”, tashmë ligj i hyrë në fuqi pas botimit edhe në Fletoren Zyrtare. Hapi i radhës është ai i bashkive, të cilat duhet të analizojnë zonat me përparësi për zhvillimin ekonomik dhe t’i argumentojnë ato përpara Këshillit të Ministrave, i cili në një vendim të veçantë do të përfshijë ato që kanë më shumë potencial. Investitorët që do të zgjedhin të investojë nën “ombrellën” e kësaj pakete do të përfitojnë lehtësi në aspektin procedural të njohjes së pronësisë mbi tokën e tyre për të cilën…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore të qarkut. Në njësitë administrative Shalë dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur dhe asgjësuar 1792 bimë narkotike. Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për katër zyrtarë vendorë, të dyshuar për shpërdorim detyre:– A. M., inxhinier pyjesh, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi;– L. A., roje i zonave të mbrojtura;– L. M., kryeplaku i fshatit Lotaj;– M. M., kryeplaku i fshatit Abat. Ndërkohë, në territorin e njësive administrative…

Lexo më Shumë