“Në emër të profesionalizmit, shqiptarët rrezikohen të përfaqësohen në institucionet Publike”. Kështu ka deklaruar për Televizionin Shenja, profesori dhe njëherësh njëri ndër anëtarët e grupit punues rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuatë, Mersim Maksuti. Megjithatë, Profesori thotë se Përfaqësimi i Drejtë dhe Adekuatë është vlerë, duke shtuar se është njëra ndër vlerat më të rëndësishme të rendit kushtetuse, madje siç tha, njëra ndër vlerat kryesore të ndërtimit të këtij shtet që lidh bashkëjetesën. MERSIM MAKSUTI,PROFESOR UNIVERSITAR “Përfaqësimi i qytetarëve në bazë të përkatësive të tyre etnike është një e drejtë kolektive e tyre. Ti cenon një të drejtë…
Author: almakos
Mediat italiane kanë publikuar identitetin dhe fotografinë e 25-vjeçarit shqiptar, Rivaldo Rusi, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri gjatë një tentative për grabitje në zonën e Cilentos, Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, kur disa persona dyshohet se tentuan të hynin në një vilë në pronësi të biznesmenit italian Aurelio Valiante. Sipas hetimeve paraprake dhe dëshmisë së vetë autorit, 58-vjeçari Valiante ka përdorur armën e gjahut për të qëlluar ndaj të rinjve që po tentonin të hynin në pronën e tij. Si pasojë, një prej plumbave goditi për vdekje në vend…
Shporta konsumatore e cila duhej t’i parashihte shpenzimet mujore për një familje 3 antarëshe, ka ndryshuar, tani do ti parasheh shpenzimet për një familje 4 antarëshe, ka njoftuar ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi. Ai tha se shporta është në fazën përfundimtare dhe pas verifikimit të përfaqsueshmërisë së sindikatave, në seancën e parë të këshillit ekonomiko social do të vendoset në rend dite. BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS “E dimë që është në përfundim formimi i këshillit ekonomiko-social, shporta konsumatore tashmë është në fazë përfundimtare, në momentin që do të formohet ky këshill, ajo do të jetë…
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë kishte kërkuar që masa e “arrestit me burg” të zëvendësohej me një masë më të butë sigurie, por trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi masën ekzistuese. Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa reagimi i tij nuk ka vonuar. Përmes një postimi në Facebook, ai e konsideroi procesin një “farsë” dhe paralajmëroi se çështjëN do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut. “Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë…
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, i cili u kap teksa tentonte të vidhte në një banesë në lagjen nr. 17 të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, i riu u ndalua nga forcat e rendit brenda banesës ku kishte hyrë me qëllim vjedhjeje. Gjatë veprimeve hetimore, dyshohet se i njëjti person është autor edhe i një tjetër vjedhjeje të ndodhur disa orë më parë, ku ka marrë një biçikletë në lagjen nr. 18. Njoftimi i policisë Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari. 35-vjeçari dyshohet se kishte kryer një tjetër…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në seancën e parë të Komisionit socialo-ekonomik do të diskutohet për metodologjinë e re të përllogaritjes së shportës minimale të konsumit. Durmishi tha se shporta minimale sindikale, që për muajin maj ishte 63,908 denarë, nuk është reale. “Ajo nuk është reale, për këtë do të bëjmë një shportë të shpenzimeve që do të jetë siç duhet, e qasshme dhe me të dhëna reale dhe realisht do të informohen qytetarët sesa do të jetë shporta e shpenzimeve për një muaj, për këtë po e bëjmë këtë shportë të shpenzimit, ku do të…
Procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka hyrë në një fazë të re, pas shqyrtimit të aplikimeve nga Komisioni i Përzgjedhjes. Në total ishin 13 kandidatë, por vetëm 7 prej tyre plotësuan kriteret formale për të kaluar në fazën tjetër të konkurrimit. Në mbledhjen e datës 25 qershor 2025, Komisioni shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe, në përputhje me nenin 148/dh të Kushtetutës, ligjin nr. 95/2016 dhe rregulloren përkatëse, vendosi kualifikimin e këtyre 7 kandidatëve:1. Andi Pogaçe2. Artur Beu3. Elton Kërluku4. Gentian Ndoi5. Gentjan Shehaj6. Gledis Nano7. Joni Keta Këta kandidatë do të vijojnë…
Një grua 33-vjeçare, e dyshuar për mashtrime financiare me të dhënat personale të disa qytetareve, është arrestuar nga Policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar “Kredia”. Në pranga ka rënë Donika Curri, banuese në Tiranë, e cila prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe me këtë skemë mashtrimi u ka marrë fotokopjet e kartave të identitetit dhjetëra qytetareve të Lezhës, duke u premtuar ndihmë financiare mujore. Më pas, sipas hetimeve të para, ajo përdorte të dhënat personale të viktimave për të aplikuar e përfituar kredi në institucione të ndryshme financiare. Shumat…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka shprehur falënderimet e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë ndaj tij personalisht dhe ndaj popullit hebre, vetëm pak kohë pas deklaratës së parë publike të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, që pas armëpushimit mes dy vendeve. “Faleminderit shumë, President Trump, për mbështetjen tuaj prekëse ndaj meje dhe për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme ndaj Izraelit dhe popullit hebre. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë tanë të përbashkët, për të liruar të burgosurit tanë dhe për të zgjeruar me shpejtësi rrethin e paqes”, shkroi Netanjahu…
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) publikoi këtë mëngjes rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushte të temperaturave të larta. Ata theksojnë se ky grup njerëzish është më i prirur ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me nxehtësinë. Ata kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura “kategori rreziku”. “Pse? Meqenëse e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet e temperaturës, ata kanë më shumë gjasa të kenë një gjendje kronike shëndetësore, të përdorin terapi të rregullt që mund t’i kalojnë në mënyrë normale reagimet e trupit ndaj nxehtësisë”, shpjegojnë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur sot procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025, duke krijuar mundësi për angazhim të gjërë të forcave politike në procesin zgjedhor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se periudha e aplikimit do të zgjatë deri më 13 gusht, një mundësi që kërkon vëmendjen e subjekteve politike për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në garat e ardhshme. “Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor, dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike kanë mundësinë të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u…
Mediat italiane dhe burime zyrtare kanë konfirmuar identitetin e të riut shqiptar që u vra gjatë një tentative grabitjeje në Centola: bëhet fjalë për 26-vjeçarin Rivaldo Rusi, i cili ishte pjesë e një bande prej tre shqiptarësh që tentuan të vidhnin vilën e një biznesmeni italian. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur 60-vjeçari Aurelio Valiante, pronar i vilës, qëlloi me pushkë gjuetie, duke vrarë Rusin dhe plagosur rëndë një tjetër nga grabitësit. Personi i tretë arriti të arratiset. Trupi i fshehur në fuçi dhe i groposur Sipas dëshmisë së dhënë në prokurori nga vetë Valiante, pas të shtënave ai…

