Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.
Ngjarja e rendë ka ndodhur mesditën e sotme.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë. Trupi i 22-vjeçares po dërgohet në morgun e Spitalit të Peshkopisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve e mbytjes.
The post E rëndë në Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


