Author: almakos

Në orët e vona të natës, një bisedë intime mes Gjestit dhe Eglit ka tërhequr vëmendjen e publikut në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Si dikur, të shtrirë pranë njëri-tjetrit në shtrat, Gjesti është shprehur ndaj Eglit: “Kam mall për ty, dua të të puth, të fle me ty dhe dua të kem diçka me ty”. Gjesti ndër tjerash theksoi se dëshiron të jenë ashtu siç kanë qenë, por pa shkuar Egli në pikën që ka qenë, transmeton Insajderi.

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Ditën e djeshme kanë hyrë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme në skemën e kreditimit studentor. Në datën 4 prill 2025, Këshilli i Ministrave miratoi këto ndryshime në vendimin nr. 440, datë 19.7.2023, të titulluar “Për përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”. Këto ndryshime synojnë përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e procedurave për marrjen e kredive studentore, duke u ofruar mundësi më të mira studentëve, të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare gjatë studimeve të tyre në arsimin e lartë. Ndryshimet kryesore në vendim përfshijnë disa fusha, duke nisur nga afati i aplikimit për kredi studentore te kriteret e…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq Darment Kelin, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Nga hetimet e procedimit penal nr. 5141, të vitit 2024, rezultoi se më datë 24.08.2024 ndërroi jetë nga plagosja me thikë Amarildo Hoxhallari, ndërsa u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K. dhe A.M. E gjithë ngjarja nisi kur viktima A.H. dhe miku i tij, A.M dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë, veprim ky që u pa nga ballkoni nga shtetasi D.K. i cili më pas u konfliktua…

Lexo më Shumë

Policia ka dhënë detaje vdekja e 72-vjeçarit, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë. Raportohet se i moshuari me masë sigurie “arrest shtëpie” është gjetur i pajetë nga punonjësi i Policisë brenda banesës së tij. I moshuari jetonte i vetëm dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. “Korçë/Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në…

Lexo më Shumë

Besimi i ndërsjellë, koordinimi dhe bashkëpunimi, si dhe përparimi në dialogun me Serbinë janë disa nga pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nga Qeveria e re e Kosovës. Këto tri shtete, së bashku me Italinë dhe Francën, përbëjnë grupin e QUINT, i njohur për rolin e tij në mbështetje të Kosovës dhe stabilitetit në Ballkan. Së fundmi, Radio Evropa e Lirë ka marrë reagime edhe nga ambasadat e këtyre vendeve, duke theksuar rëndësinë që ato i japin marrëdhënieve me qeverinë e re të Kosovës, e cila pritet të formohet pas konstituimit të Kuvendit më…

Lexo më Shumë

Flamur, Gëzime dhe Leon Sula, prindërit dhe vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, kanë folur për mediat italiane lidhur me ngjarjen tragjike. “Ai duhet të kalbet në burg përjetë”, kanë thënë prindërit e 22-vjeçares së ndjerë. “Atë që ai i bëri asaj, nuk ua bëjnë kafshëve. Vajza jonë nuk ishte objekt dhe ai e hodhi si të ishte një e tillë. Nuk ishte një triko, nuk ishte një palë këpucë, ishte njeri”, tha babai i saj, pasi i riu e hodhi trupin e pajetë të Ilarias në…

Lexo më Shumë

Në seancën e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB, Maqedonia ka votuar kundër dy rezolutave për Palestinën të cilat Këshilli i miratoi. Maqedonia votoi kundër ndalimit të okupimit me dhunë izraelit të territoreve palestineze dhe kundër që të mëvetësohet populli palestinez. Në vendimin e parë kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Etiopia, kurse në vendimin e kundër kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut dhe Çekia. Maqedonia deri më tani asnjëherë nuk ka votuar kundër mëvetësisë së popullit palestinez. Vitin e kaluar, në tetor, Maqedonia u bë anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB…

Lexo më Shumë

Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, që do të mbahet më 19 prill, do të ketë gjithsej katër finalistë . Këtë e ka bërë të ditur vetë prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, gjatë transmetimit të fundit të formatit më të ndjekur televiziv në Shqipëri. Dy finalistët e parë, tashmë të konfirmuar nga publiku, janë aktori i njohur Laert Vasili dhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi. Ndërkohë, gjashtë banorët e mbetur në shtëpi – Danja, Jozi, Egli, Gerta, Gjesti dhe Loredana – janë të gjithë në nominim. Nga ky televotim i ri, vetëm dy prej…

Lexo më Shumë

BDI ka kritikuar Izet Mexhitin në lidhje me deklaratat e tij për atë se si do të veprojë Arben Taravari. Nga BDI thonë se deklaratat e Izet Mexhitit janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës. “Në një dalje televizive në një nga mediat e proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion”. Kjo nuk është një lapsus. Kjo është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria…

Lexo më Shumë

Edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania tashmë po i vjen fundi. Dy finalistët e shpallur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe dy vende të lira për në finale. Egli Tako mbrëmë (e martë) rrëfeu linjën e saj të jetës dhe në fund asaj iu bë një befasi. Këngëtares si surprizë i erdhi ish-partneri i saj, artisti shqiptar Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë në lidhje për pesë vjet. Ata shprehën respekt dhe mirënjohje për njëri-tjetrin për gjithë ato vitet që kanë kaluar ata. E pas spektaklit, bukuroshja u pa në dhomën e…

Lexo më Shumë

Mimoza Kusari-Lila, ka bërë një deklaratë domethënëse në emisionin CONTEXT në ATV, duke theksuar se mbështetja vetëm nga komunitetet jo-shumicë nuk është e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re. Sipas Kusari-Lilës, ndryshe nga të kaluara, në këtë mandat Qeveria nuk mund ta arrijë numrin e nevojshëm të votave vetëm me mbështetje nga komunitetet jo-shumicë. Ajo theksoi se, megjithëse bashkëpunimi me këto komunitete ka qenë gjithmonë i pranishëm, numrat aktualë e bëjnë të pamundur krijimin e një shumice të qëndrueshme pa një koalicion më të gjerë. “Edhe në të kaluarën, për Qeverinë Kurti 2, ne kishim një shumicë me 10…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 91 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.7 lekë.

Lexo më Shumë