Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës përmes shërbimit postar. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, i cili është vënë në pranga sapo ai ka marrë pakon dhe ka dalë nga posta. [embedded content] Pamjet janë publikuar nga vetë policia e Tiranës, e cila sqaron se në total janë sekuestruar 3.6 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC. Vlera e pakos ishte 50 mijë euro, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sakaq, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të tjerë…
Author: almakos
Kryetarja e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq, sot dhe nesër do të zhvillojë vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot pasdite do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi. Më pas, të dy do të zhvillojnë takim kokë më kokë dhe më pas takimi i dy delegacioneve. Siç njofton shërbimi i shtypit parlamentar, pas nënshkrimit të Librit të Mbresave nga Klakoçar Zupançiq, kryetarët e të dy parlamenteve do të bëjnë deklarata për media. Gjatë vizitës zyrtare, Klakoçar…
Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në mars 2025, arriti në 2,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2025, krahasuar me Shkurt 2025 është 0,6%. Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve kontribuojnë gati në gjysmën e inflacionit. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori një hap të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit të drejtësisë duke dekretuar sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, një ngjarje që nënvizon angazhimin për një drejtësi më të fortë dhe më të besueshme. Gjatë ceremonisë së betimit, Presidentja Osmani shprehu kënaqësinë për emërimin e këtyre gjyqtarëve, nga të cilët 12 janë gra dhe 8 burra. Kjo është një arritje e rëndësishme për përfaqësimin e egalitarizmit dhe diversitetit në sistemin gjyqësor, duke shfaqur një angazhim të qartë për barazinë gjinore në Kosovë. Gjyqtarët e rinj u zotuan publikisht se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe…
Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papritur dhe mjaft emocional për një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni – Egli Tako. Në një befasi të veçantë, ish-partneri i saj i njohur, Olsi Bylyku, u shfaq në dhomën e surprizave për ta takuar atë. Ky moment u prit me shumë emocion, si nga Egli, ashtu edhe nga publiku, pasi dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një kohë të gjatë. Edhe pse tashmë të ndarë dhe secili ka vazhduar jetën përpara, Olsi dhe Egli treguan një respekt…
Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu, ka reaguar për votimin e Maqedonisë së Veriut në OKB kundër rezolutës për palestinezët.Ajo thotë se veprimi i till është zhgënjyes dhe shpërfill të drejtën e vetëvendosjes për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.“Votimi i Maqedonisë së Veriut në Mars të këtij viti kundër rezolutës së OKB-së për të drejtat e palestinezëve është zhgënjyes.Duke u rreshtuar kundër shumicës dërrmuese, vendi ynë duket se shpërfill të drejtën e vetëvendosjes dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit izraelit.UNË si DEPUTETE e Kuvendit të RMV distancohem nga një vendim i tillë i RMV për mbështetjen e gjenocidit, votimin…
Sot u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit, e cila u kryesua nga Zëvendëskryeministi i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai. Në këtë takim të rëndësishëm, fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski, ambasadori i Bashkimit Evropian Michalis Rokas, Zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-ve Nicole Varnes dhe Ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl. Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile konfirmon vendosmërinë tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin – një dukuri që e mbyt shoqërinë dhe pengon përparimin e vendit tonë. Gjatë diskutimeve u theksua…
Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto mahnitëse nga një nga vendet më ikonike të Evropës – Parlamenti i Hungarisë, i ndodhur në zemër të kryeqytetit Budapest. Me anë të një InstaStory, Ryva ka shpërndarë një imazh që përshkruan arkitekturën madhështore dhe atmosferën e veçantë që ofron kjo ndërtesë historike, e cila është një nga më të mëdhatë dhe më të bukurat në kontinentin evropian. Në foto, Ryva ka kapur pamjen e fasadës së Parlamentit Hungarez, një vepër e mrekullueshme e stilit neo-gotik, me elemente baroke…
Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Liberta Spahiu, ka zgjuar vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të ri në Instagram, pas një kohe të gjatë mungese në ekran. Me një stil të rafinuar dhe një prani që mbetet po aq magjepsëse sa gjithmonë, ajo ka ndarë një foto nga Milano, Itali, duke i bërë ndjekësit të ndiejnë nostalgjinë për praninë e saj në media. E veshur me një jelek të bardhë elegant me thurje dhe pantallona me kuadrate, Liberta shfaqet me një pamje të qetë dhe shumë “chic”. Ajo mbetet ikonë e stilit dhe…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, mbrëmjen e sotme ka hedhur dritë mbi përplasjet e përgjakshme që tronditën qytetin e Elbasanit, ato mes fisit Çopja dhe Alibej. Përplasja shpjegohet në detaje që shfaqin dinakërinë e Çopjave, që pas kryerjes së masakrës së Bradasheshit ndaj Erion Alibejt shkuan më pas për të bërë “qokën” në shtëpinë e viktimave dhe duke u hequr si të paditur. Në Shënjestër Por ato që do të fundosnin grupin e Çopjave në skenarin e tyre për të ekzekutuar Endrit Alibej do të ishin komunikimet në Sky Ecc. Aty ku Mikael Qosja ka disa biseda shumë interesante me…
Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin këtë të martë dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Burime për News 24 bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman, njësia administrative Gradishtë bashki Divjakë. Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushte dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait. Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin, ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur. Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të…
Qeveria në seancën e sotme të 66-të ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për nevojën e riorganizimit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe propozim për bashkim me Agjencinë për mbështetjen e Sipërmarrësisë. Qeveria e obligoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që brenda 10 ditëve të formojë grup pune me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria për Transformim Digjital, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, i cili do të ketë për qëllim hartimin e një ligji të ri ose ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veprimtari Inovative me të…

