Author: almakos

Autoritetet veterinare kanë konfirmuar identifikimin e një vatre të dytë të murtajës së gjedhit në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shkozë, bashkia Maliq. Vatra e re është regjistruar në një fermë në pronësi të shtetasit Enkel Shkëmbasi, ku pritet të asgjësohen 192 krerë bagëti, të prekur ose të dyshuar për murtajë. Situata konsiderohet me rrezik të lartë, pasi në afërsi të fermës ndodhen edhe tufa të tjera bagëtish, me më të afërtat në një distancë vetëm 500 metra larg, ndërsa numri i përgjithshëm i bagëtive të ekspozuara në zonë vlerësohet në rreth 5,000 krerë. Aktualisht, autoritetet janë duke zbatuar…

Lexo më Shumë

Një  rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Gramshit në kuadër të planit operacional “Koordinata”. Pas një hetimi njëmujor të ndjekur me metoda proaktive, është finalizuar operacioni policor i koduar “Survejimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë 63-vjeçari M. H., banues në fshatin Grazhdan, ndërsa i biri, 33-vjeçari A. H., banues në Tiranë, është shpallur në kërkim. M. H. u kap teksa kujdesej për 35 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një zonë pyjore pranë banesës së tij. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi edhe 2 armë gjahu, 2 radio që imitojnë…

Lexo më Shumë

Petar Bogojevski nuk do të jetë më drejtor i Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore dhe Mobilitet Evropian. Këtë informacion e ka konfirmuar personalisht Bogojevski, në një fotografi të bahsknagjitur me kryeministrin Hristijan Mickoski.Ai tha se ky është një veprim i dakorduar mes partnerëve të koalicionit, duke shtuar se ky koalicion i tyre do të zgjerhohet,“U dakordua rishpërndarja e pozicioneve dhe institucioneve që do të drejtohen nga Koncepti Maqedonas në kuadër të pushtetit ekzekutiv, me çka u konfirmua se kryetari i Koncepti Maqedonas, Petar Bogojevski, do të marrë drejtimin e një institucioni tjetër”, shkroi Bogojevski në një postim publik. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka akuzuar opozitën se po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit, i cili ka dështuar të formohet për herë të 36-të që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për rinovimin e depove të Ministrisë së Shëndetësisë, Kurti në një deklaratë për media thë se kjo situatë është e paprecedent dhe mund të lë përshtypjen se ekziston një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për ta mbajtur pushtetin. Më shumë se kaq, ai shtoi se ky veprim tregonte një mungesë të qartë përgjegjësie nga ana e opozitës…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Kamenicë të Divjakës, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën një të mituri. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 12:30, një automjet me drejtues shtetasin R. Ç. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 15-vjeçar. Përplasja ka rezultuar fatale për të miturin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe ndaj tij kanë nisur veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit tragjik. Divjakë/Informacion paraprak Rreth orës…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për të akuzuarit e dosjes Metamorfoza , ku të pandehur janë marrë ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe 5 persona të tjerë. Ata akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e vëllezërve Edmond dhe Arben Nela, si dhe për trafikimin e një sasie kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt atyre të Bashkimit Europian. Për Dedan Gjonin, SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg dhe nëse dënohet përfiton na gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i ulet në 8.4 vite qëndrim pas hekurave. Pretenca e SPAK për të…

Lexo më Shumë

Një gjykatëse federale në SHBA i ka kërkuar OpenAI-t të ndalojë përdorimin e emrit “IO” në marketingun e bashkëpunimit të tyre të ri me Jony Ive, për shkak të një mosmarrëveshjeje për markën tregtare. Kompania IYO, një start-up e mbështetur nga Google, ka ngritur padi për shkelje të markës tregtare dhe gjykata ka vendosur që çështja të vazhdojë në një seancë në tetor. Kjo është një situatë delikate për OpenAI, një kompani që është bërë e njohur për inovacionet e saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe që tani po përballet me sfida ligjore që mund të ndikojnë në reputacionin…

Lexo më Shumë

Për shkak të sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor 2025 ndaj sistemit online të Bashkisë së Tiranës, është zgjatur afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se platforma e-femijet.tirana.al aktualisht nuk është funksionale, ndaj prindërit mund të paraqiten fizikisht në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht. Njoftimi: Te nderuar qytetare, Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë…

Lexo më Shumë

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi sot Propozim-raportin për Maqedoninë e Veriut të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime. Pas miratimit të dokumentit, Waitz shprehu kënaqësinë që ai ishte votuar nga një shumicë e gjerë politike. “Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në peizazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi. Maqedonia…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur konfiskimin e një pasurie me vlerë të konsiderueshme në pronësi të Arjan Kamamit, një shtetas i dënuar me vendim të formës së prerë në Belgjikë për veprimtari kriminale në fushën e prostitucionit. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka kërkuar dhe marrë miratimin për konfiskimin e një objekti 2-katësh që funksiononte si bar, restorant dhe hotel, i ndodhur në zonën kadastrale nr. 2559 në Malasej, Cërrik. Pasuria ishte në emër të Kamamit, ndërkohë që hetimet treguan se ai nuk justifikonte burimin e të ardhurave me të cilat e kishte ndërtuar. “Prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës. Një 21-vjeçar është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. I riu, i identifikuar si Luiz Sheqja, banues në Durrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i plagosjes është 36-vjeçari Shpëtim Dedja, banues në Golem. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe është në ndjekje të tij. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë:  Dyshohet se plagosi me…

Lexo më Shumë

Është bërë identifikimi i të moshuarit që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin ditën e djeshme. Viktima është 78-vjeçari me inicialet I. J., banues në lagjen “Skënderbej”. Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët, i moshuari vuante nga skleroza, çka ngre dyshime për një aksident tragjik. Policia ka dhënë njoftimin për rastin:“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një shtetas të moshuar që u konstatua i mbytur në lumin Shkumbin, informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetasit I. J., 78 vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej’. Ky shtetas, sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza.”

Lexo më Shumë