Author: almakos

Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se VLEN-i është formuar si antipod i BDI-së dhe se votat janë fituar për ta sjell ndryshimin. “Meqë i kemi marrë votat, përgjegjësinë, duhet t’i dalim zot kësaj pune. Sepse asnjëri prej neve nuk i kemi fituar votat vet. As LD, as ajo gjysma e ASH-së, as Besa as Alternativa as VV por të gjithë bashkë dhe ka një kuantum votash të cilat nuk janë të përcaktuara partiakisht por kanë votuar për ndryshim për rotacion politik”, deklaroi Mexhiti. Mexhiti tha nëse kemi parasysh këto fakte, dhe kur në kohë të vështira, sipas tij janë bërë bashkë,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 8 prill 2025, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë). Sipas një postimi të publikuar në Facebook bëhet e ditur se në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë. Kjo është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të paraqitur përparimet e saj në arenën ndërkombëtare. Ministrja Gërvalla…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur një qëndrim të fortë në lidhje me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar mbi formimin e qeverisë së re. Ai theksoi se nuk do të pranojnë asnjë takim dhe se ata që mbështesin qeverisjen e Kurtit po dëmtojnë Kosovën. “Nuk i shkojmë [në takim]”, tha Haradinaj në një intervistë për KosovaPress më 8 prill. Sipas tij, ajo që po ndodh aktualisht është një përpjekje për të rritur legjitimitetin e një qeverie që nuk ka mbështetje të plotë nga votuesit. Ai shprehu shqetësimin se mbështetësit e…

Lexo më Shumë

Gjatë seancës për operacionin “Plumbi i Artë” i pandehuri Xhulian Hoxha, bëri një deklaratë duke theksuar se për vrasjen e Oti Kilës, financues dhe organizator nuk është Suel Çela sic pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej. “Në një moment tjetër unë do flas më shumë për këtë gjë në një moment të dytë”, u shpreh ai. Ndërkohë ka pasur një debat mes Hoxhës dhe Alibejt! Hoxha i është drejtuar Alibejt, duke i thënë “kam marrë burg përjetë për fjalët e tua, ty çfarë të dogji, nga ajo që thashë unë?”. Alibej: Mediat të bëjnë durim derisa unë të…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë email-e ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur një mjet shpërthyes. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin. “Më datë 08.04.2025, dy shkolla në Shkup kanë raportuar në RSSH Shkup se kanë marrë njoftim përmes emailit për gjoja të vendosur eksploziv. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, njofton MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Sipas burimeve të njohura me këtë çështje, Apple po planifikon të zgjerojë fabrikën e saj prodhuese në Brazil në një përpjekje për të shmangur tarifat e vendosura rishtazi ndaj Kinës nga administrata e Donald Trump. Tarifat e sapo shpallura të Trump përfshijnë 34% në importet kineze dhe 26% në ato indiane, dy tregje vendimtare për pajisjet Apple. Këto masa kanë krijuar një ndërprerje të madhe në zinxhirin e furnizimit global, duke e bërë të domosdoshme për Apple që të adaptojë strategjitë e saj të prodhimit për të mbajtur konkurrencën. Për të zbutur ato tarifa të larta, kompania po shqyrton zgjerimin…

Lexo më Shumë

Një 49-vjeçar nga Egjipti, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 36” u vu në pranga shtetasi me iniciale W.E., i cili akuzohet se kishte krijuar një organizatë kriminale për trafikun e qenieve njerëzore. Për këtë person, Gjykata e Katanias ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim. Ndërkohë Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për…

Lexo më Shumë

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana, kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave rozë, pas daljes nga ky format. Lidhja e tyre ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, si brenda ashtu edhe jashtë Bigu-t. Diana ka konfirmuar fundin e marrëdhënies me Arionin, duke dhënë një intervistë në të cilën ka pranuar se tashmë është single. “Jo, nuk jemi në lidhje, jemi ndarë. Unë jam single”, ka thënë Diana. Ajo ka shtuar se lidhja me Arionin ka pasur shumë momente të bukura, por pas daljes nga Big Brother, ata kishin marrë vesh që…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, do të kryesojë sot një takim të rëndësishëm me kryetarët e partive politike në Kosovë. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, një hap që thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave politike në këtë moment delikat për vendin. Ky takim ka për qëllim të diskutojë detajet organizative për seancën konstituive të Kuvendit, e cila është planifikuar për t’u mbajtur më 15 prill. Kjo seancë do të jetë vendimtare për formimin e institucioneve të reja dhe operacionalizimin e mandateve të fituara nga partitë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë bërë të njohura lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar, Vladimir Topjana, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus në zonën Fontanafredda në Itali, pas një sherri pranë një lokali me bashkatdhetarët e tij. Vladimir Topjana, Roger Shota Sipas mediave italiane, Topjana dyshohet se u vra nga Roger Shota, 34-vjeç, për motive pronësie. Autori 34-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton me gruan dhe dy fëmijët, natën e ngjarjes ishte i shoqëruar me babain e tij, Pren Shota, 66 vjeç, i cili gjithashtu është…

Lexo më Shumë

Në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit vazhdon ndalimi për automjete të rënda, ndërsa për automjetet tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore (zinxhirët). Qarkullimi në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Rruga rrugore Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galicica, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve që nga data 15 nëntor 2024. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit…

Lexo më Shumë