Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar fizikisht në Çair nga persona të panjohur. Ajo ishte në terren me ekipin e saj për të kontrolluar ndërtimet pa leje, kur u godit në fytyrë dhe u dërgua në spitalin “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Arsovska ka thënë se ndërtimet pa leje janë bërë gjatë dy mandateve të fundit të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe për këtë ka dorëzuar dokumente në polici dhe prokurori. MARKETING <imgsrc=”” width=”100%” border=”0″/>
Author: almakos
Investimi i ri i kompanisë turke “Çagataj Kabllo’ është edhe një themel i besimit ekonomik dhe sinjal i qartë se kur institucionet janë të përkushtuara, suksesi vjen pashmangshëm. Dita e sotme është edhe një konfirmim se po lëvizim para, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski sot në vendosjen e gurthemelit të fabrikës së re të kësaj kompanie në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup. “Këta janë tregues që thonë gjënë më të rëndësishme se vendi është i qëndrueshëm, ekonomia aktive dhe se e ardhmja po ndërtohet sot. Jam i vetëdijshëm se qytetarët po përballen me vështirësi, jam i vetëdijshëm se nevojiten ndryshime…
Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 875 mijë euro në kuadër të operacionit “Asset Lock”, që ka në fokus goditjen e pasurive të përfituara nga veprimtari kriminale. Sipas burimeve zyrtare, i dënuari Paris Prenga po vuan dënimin për “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në kuadër të vendimit të Gjykatës së Tiranës, janë sekuestruar 5 pasuri të regjistruara në emër të tij ose të familjarëve të tij, përkatësisht 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe trualli, 1 subjekt…
ASH sot përmes një kumtese i drejtohet opinionit publik dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN me një sërë pyetjesh thelbësore, ku siç thonë, nuk mund të mbeten pa përgjigje në kohën kur Maqedonia e Veriut përballet me izolim të thelluar ndërkombëtar, me ngecje në procesin e integrimeve dhe me retorikë gjithnjë e më të rrezikshme nga vetë eksponentët qeveritarë. “Zëvendësministrja për Çështje Evropiane dhe zëvendësshefe e negociatave me BE-në, Viktorija Trajkov – ndihmësja politike e ministrit kukull Orhan Ibrahimi – deklaroi qartë në debat televiziv se: “Për ne, negociatat me çdo kusht nuk ekzistojnë! Nëse çmimi është Maqedonia, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas – thjesht nuk negociojmë!” A është ky qëndrimi i Qeverisë…
Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, i cili tani është shpallur i aftë për t’u përballur me gjykimin. Sipas raportit të publikuar, Naim Murseli nuk ka asnjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore, si ato të përkohshme ashtu edhe të përhershme, që do ta zhysnin atë në një gjendje të papërshtatshme për të marrë pjesë në gjykim. Sipas raportit, Murseli ka deklaruar se ka pasur një fëmijëri të vështirë, ku ka përjetuar dhunë fizike nga babai i tij. Ai ka rrëfyer edhe si motra e madhe kishte ikur nga…
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me GIZ, organizoi sot në Tiranë workshopin “Crypto Currencies and Virtual Assets”, Kriptovalutat dhe Asetet Virtuale, me fokus te kriptoasetet dhe menaxhimi i tyre në kuadër të proceseve të sekuestrimit dhe konfiskimit. Ky aktivitet trajnues, i zhvilluar me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë si Richard Strike dhe Andrew Tennant, synoi të rrisë kapacitetet e stafit të AAPSK-së dhe administratorëve të përfshirë në menaxhimin e pasurive dixhitale, përfshirë mënyrat e gjurmimit, sekuestrimit dhe ruajtjes së sigurt të kriptoaseteve. Trajnimi përfshiu tema thelbësore si ndryshimi mes valutave tradicionale (FIAT) dhe kriptovalutave,…
Qeveria miratoi dje një paketë ndryshimesh që rregullojnë mënyrën e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit të shtetasve në Shqipëri. Vendimi është miratuar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për gjendjen civile” dhe ka për qëllim thjeshtimin dhe modernizimin e procesit nëpërmjet shërbimeve digjitale. Krahas digjitalizimit, vendimi sjell edhe rregulla të reja për shtetasit që ndodhen në institucione shëndetësore apo ato të ekzekutimit të vendimeve penale. “Ndryshimet kryesore përfshijnë procesin elektronik (Online). Shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në Shqipëri duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit/ vendqëndrimit në rrugë elektronike (online), nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Ata duhet…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Tervol të Gramshit, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punimeve për hapjen e një pusi. Sipas policisë, gjatë punës me një fadromë, ka ndodhur një rrëshqitje dheu që ka zënë poshtë shtetasin me iniciale H.D., duke i marrë jetën në vend. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit fadromë, S.B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, në kuadër të hetimit që po zhvillohet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me incidentin. Gramsh/Informacion…
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Batincë, në afërsi të Shkupit. Sipas informacioneve jozyrtare, një individ dyshohet se ka shtënë në drejtim të një personi tjetër, duke i shkaktuar lëndime. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të incidentit, as motivet që çuan në këtë përplasje të armatosur. Nga ana tjetër, autoritetet janë duke e hetuar ngjarjen. Pritet që në ditët në vijim policia të dalë me një version zyrtar dhe të japë më shumë detaje mbi rastin. MARKETING
Është caktuar data se kur Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës për lënien në fuqi të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij nga GJKKO. Mësohet se seanca do të zhvillohet me datën 17 Korrik. Me një vendim të datës 11 Korrik, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori vendimin për ish-kreun e Shtetit duke lënë në fuqi masës së sigurisë nga “arrest në burg”. Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale. Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore,…
Procesi gjyqësor kundër katër mjekëve onkologë, në mesin e të cilëve edhe ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve, në lëndën “Onkologjia”, u shty për më 5 shtator për shkak të mungesës së të akuzuarës së dytë, Meri Peshevska. Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot në bankën e të akuzuarve u ul i akuzuari i parë Nikolla Vasev dhe dy të akuzuar të tjerë onkologë Simonida Cërvenkovska dhe Dragan Jakimovski, përderisa për Peshevskën avokati i saj, Jovica Strashevski në Gjykatë dorëzoi dokumentacion mjekësor nga 10 korriku dhe kërkesë për shtyrjen e seancës së…
Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Apelin e GJKKO-së për çështjen e vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, ka pasur qëndrime të ndryshme mes dy prokurorëve të SPAK për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit “Golden Resort”, ku u pa për herë të fundit trupi i viktimës. Behar Dibra ka kërkuar dënimin me 20 vite burgim për Festim Bexhdilin, ndërsa prokurorja tjetër Elida Kackini i qëndron kërkesës për burg përjetë. “Në respekt të koleges dhe duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlerësim ndryshe për elementët e fajësisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale ‘mbajtja peng e Jan…

